Connect with Us

I dyshuar kryesor për atentatin ndaj Arjan Ndojit/ Redjan Rraja punonte si dentist në burg

Kronika

I dyshuar kryesor për atentatin ndaj Arjan Ndojit/ Redjan Rraja punonte si dentist në burg

Publikuar

-

Redjan Rraja, personi i ndaluar si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, nuk është një personazh i panjohur për policinë. I afërmi i deputetit socialist, Rraman Rraja, ka qenë përfshirë në disa situata kompromentuese edhe më herët.

Kujtojmë se në vitin 2016, Redjan Rraja ishte në një tavolinë me kunatin e tij Elton Çiço, kur ky i fundit u qëllua me disa plumba për të humbur jetën në vendngjarje. Rraja me profesion stomatolog u akuzua nga policia si person i dyshuar fshehu provat e krimit në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Atentati në Shkozet/ Syzet në makinën e braktisur “fundosin” Redjan Rrajën

34-vjeçari, po ashtu, u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuhu se e ka kanosur në një lokal në Tiranë bashkë me kushërinjtë e tij, për të mbyllur çështjen Xhisiela Maloku.

Mirëpo, pavarësisht precedentëve penal dhe dosjeve të hapura në polici, Redjan Rraja vazhdonte normalisht aktivitetin e tij, duke punuar si dentist në burgun e Fushë-Krujës. Rraja e mbante këtë pozicion që nga viti 2014, pavarësisht se kishte një klinikë dentare private në të cilën punonte me bashkëshorten në Krujë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Publikuar

-

Nga

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma kryetari, fshihet ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në selinë e degës së Partisë Demokratike, në Devoll, mesditen e sotme. Mësohet se kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza, është dhunuar nga drejtues dhe militantë që merrnin pjesë në një mbledhje zyrtare.

Burimet nga vend ngjarja i thanë CNA.al se ngjarja ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se kreu i degës lokale Arben Miza, është dhunuar fizikisht nga Romeo Hajdërlli, nga fshati Sul i Devollit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima.

LEXO EDHE:  Dalin pamjet e “Benzi-t” që u përdor nga atentatorët ndaj prokurororit Ndoja

LEXO EDHE:  Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës për “lirim nga burgu”

Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe pastaj situate ka degraduar në përdorim të forcës. Ndërkohë, të deleguarit Mima dhe Hasa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja duke mos bërë asnjë reagim.

Bëhet me dije se konflikti ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listen garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Nga ana tjetër, “selia blu” nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen duke e mbajtur të fshehur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  Atentati në Shkozet/ Syzet në makinën e braktisur “fundosin” Redjan Rrajën

LEXO EDHE:  Gazetari rrëfen të pathënat për Redjan Rrajën/ Deri në 2005 ulte kokën kur i flisje, kur nisi fuqizimi i tij

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë tre shtetasve, përkatësisht një banues në Lushnje dhe dy të tjerë në Kavajë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

LEXO EDHE:  Thasët me dokumente në makinën e Arjan Ndojit/ Mes tyre edhe Dosja e Skerdilajd Konomit

LEXO EDHE:  Me targa false dhe e padjegur, gjendet makina e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoj

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE