LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitën zyrën e postës me kamioçinë frigoriferike/ Zbulohen detaje nga ngjarja në Krujë

5 Nëntor 2019, 20:00, Kronika CNA
Grabitën zyrën e postës me kamioçinë frigoriferike/

Zbulohen detaje të reja nga grabitja e kasafortës në postën e Krujës, të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së postës dhe bizneseve të tjera  në afërsi të ngjarjes, është zbuluar se  grabitësit kanë qenë me një kamioçinë frigoriferike.

Po ashtu, bëhet me dije se duke e kërcënuar, ata  kanë detyruar rojën që t?i ndihmonte.

Kujtojmë se, rreth 110 milionë lekë janë grabitur mbrëmjen e djeshme në postën e Krujës, ndërsa për këtë ngjarje deri tashmë është arrestuar roja i këtij objekti Besnik Parruca.

Parruca akuzohet për veprat penale ?Moskallëzim krimi? dhe ?Shpërdorim detyre?. Sipas policisës, roja private, pas marrjes dijeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.

Po ashtu është shpallur nën kërkim për ?Shpërdorim detyre? dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, S.T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit në momentin që ka qenë në dijeni për ngjarjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga