Connect with Us

Erdogan ofertë Trumpit/ Këmbejmë motrën e Al Baghdadi me Fethullah Gulen

Bota

Erdogan ofertë Trumpit/ Këmbejmë motrën e Al Baghdadi me Fethullah Gulen

Publikuar

-

Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi.

Ndërkohë, pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Baghdadi, Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA-së.

Mësohet se Erdogan i ka kërkuar Trumpit, që të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.

“Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al Baghdadi ishte për Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti turk.

LEXO EDHE:  Kremlini përdor për propagandë ngjarjet e fundit në SHBA

Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

14 vite pa Ibrahim Rugovën/ Vjosa Osmani: Të mësojmë nga urtësia e tij

Publikuar

-

Nga

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një mesazhi, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sot, 14 vite pas ndarjes nga jeta të Rugovës, Osmani shkruan se në këtë ditë, më shumë se kurrë është nevoja të mësohet prej urtësisë së tij politike.

“Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, presidentit Ibrahim Rugova, më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajt dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që te përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre. E sot, vlerat e veprimtarisë së Presidentit historik janë të domosdoshme, sidomos në këto ditë të vështira, kur vendi ynë është para vendimeve të rëndësishme politike, që lidhen me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Në këto ditë të acarta, figura e urtë e tij, na ndihmon që të tejkalojmë vetveten dhe mosdurimin për njëri-tjetrin, drejt bashkimit për interesat e përgjithshme të vendit dhe në respekt të plotë të vullnetit qytetar. I përhershëm kujtimi për Presidentin dhe njeriun e madh të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”.-shkruan Vjosa Osmani.

LEXO TE PLOTE

Bota

Forumi i Holokaustit në Yad Vashem/ Bashkë kundër antisemitizmit

Publikuar

-

Nga

75 vjet pas fundit të Holokaustit hebrejtë në Europë e kudo tjetër kanë frikë prej sulmeve. Çfarë duhet bërë kundër antisemitizmit? Në forumin për Holokasutin në Yad Vashem diskutuan politikanë nga 40 vende.

Sulmuesi erdhi nga pas. Ai hyri në dhomën e veshjes në një studio fitnesi dhe i zhvati nga koka kipën një djali të ri e duke e hedhur në kosh kapuçin tradicional të hebrejve thirri: “ti çifut i qelbur” dhe “Palestina e lirë”. Ky sulm antisemitist drejtohej kundër një 19 vjeçari në Freiburg në jug të Gjermanisë në fund të vitit të kaluar. Ai është njëri prej mijërave rasteve të ngjashme që ndodhin çdo vit në Gjermani me sfond antisemitizmin dhe kriminalitetin nga urrejtja.

“I sulmuari është një shok i imi, ndaj ky rast më ka prekur veçanërisht”, thotë Arthur Bondarev në bisedë për DW. Bondarev është po ashtu hebre, ai është konservator dhe mban kipën e zizitin, xhufkat në rroba që duhet t’i kujtojnë atij urdhëresat e Zotit. 28-vjeçari studion shkencat ekonomike në Konstancë. Ai asnjëherë nuk ka përjetuar dhunë, por edhe atë e kanë ofenduar persona që i urrejnë hebrejtë. “E di që në rrugë duhet të kem kujdres. Gjithmonë kam ndjenjën, se ka njerëz, që mund të më sulmojnë.”

Urrejtja nuk merr fund

Që nga kohët e vjetra ekziston urrejtja ndaj hebrejve. Atë e kanë kultivuar etërit e krishterë të kishës, në Mesjetë ajo shpërtheu në formën e pogromave nga Granada deri në Vroclav. Në kohën e re ishin kryesisht racistët dhe nacionalistët ata, që i përjashtuan hebrejtë si të huaj. Ky antisemitizëm modern arriti kulmin me vrasjen e miliona hebrejve në Europë prej nacionalsocialistëve gjermanë. Por edhe pas Holokaustit vazhdojnë fantazitë, sikur bota drejtohet prej hebrejve të fuqishëm, në çdo anë të botës hebrejtë i ofendojnë dhe i sulmojnë.

A do të marrë fund kjo ndonjëehrë? “Nga pikëpamja ime religjoze ndoshta kjo do të marrë fund, kur të mbërrijë Mesiasi”, thotë Arthur Bondarev.” Por deri atëherë detyra jonë e përbashkët është që t’i kundërvihemi kësaj. Edhe nëse ne ndoshta asnjëherë nuk do ta shmangim plotësisht antisemitizmin, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të luftojmë ndaj kësaj dukurie.”

Monument përkujtimor në Yad Vashem për fëmijët e vrarë nga nacionalsocialistët

“Të kujtojmë Holokasutin, të luftojmë antisemitizmin”

Njerëzit si Arthur Bondarev këtë luftë e zhvillojnë në hapa të vegjël çdo ditë. Se si duhet të jetë lufta kundër antisemitizmit në skenën e politikës botërore, për këtë do të diskutohet më 23 janar në Jeruzalem, ku do të marrin fjalën princër, kryeministra e presidentë. Memoriali Yad Vashem i ka ftuar ata nën kujdesin e presidentit të Izraelit Reuven Rivlin për të pestën herë në “Holocaust Forum”.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përfaqësues nga 40 vende, ndër ta presidenti i Rusisë, i Francës, Putin e Macron, trashëgimtari i fronit në Britaninë e Madhe Princi Charles, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe presidenti i Gjermanisë Steinmeier. Presidenti i Polonisë, Andzej Duda e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një grindjeje me presidentin rus Putin. Kjo veprimtari zhvillohet nën titullin “Të kujtojmë Holokausitn, të luftojmë antisemitizmin”. Në program janë fjalime, muzikë dhe vendosjes kurorash.

A sjell gjë një takim i tillë në luftën kundër antisemitizmit? Po, thotë Samuel Salzborn, profesor për shkencat politike në Universitetin e Giessen-it dhe autor i librit “Antisemitizmi global”. “Ne aktualisht kemi arritur në një pikë, kur mund të kesh paksa shpresën, që ka rritje të sensibilitetit në politikë, se faktikisht antisemitizmi është një problem”, thotë për DW Salzborn. “Unë them paksa, sepse gjithmonë shtrohet çështja, se sa proklamimet bëhen realitet, sa zbatohen në veprimin politik deklarimet për vullnetin e mirë.”

Arsimim sa nuk është vonë

LEXO EDHE:  SHBA: Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj profesionale

LEXO EDHE:  Do të hakmerrej për Zelandën e Re/ Shqiptari arrestohet për terrorizëm në SHBA

Sipas Salzborn, krerët e qeverive që do të vijnë në Jeruzalem, do të duhej që së pari të ndryshojnë politikat e arsimit. “Ne duhet të kemi parasysh, që askush nuk lind si antisemit në këtë botë. Ky është një botëkuptim, që krijohet përgjatë procesit të socializimit.” Ndaj përmes edukimit dhe arsimit që në fëmijëri dhe rini mund të arrihet shumë. “por ne e dimë, që në shkolla bëhet shumë pak dhe se librat shkollorë janë deficitarë.”

Nëse një antisemit e ka formësuar tërësisht botëkuptimin e tij, atëherë ai nuk mund të jetë më i hapur për argumenta dhe fakte, thotë Salzborn. Por edhe politika duhet të veprojë kundër kriminalitetit nga urrejtja. “Në këtë drejtim kemi të bëjmë me detyra që i përkasin policisë dhe prokurorisë, bëhet fjalë për represione dhe sanksione. edhe sa i përket kuadrit juridik disa gjëra duhet të përmirësohen.”

Terror në Halle, Pittsburgh, Paris

Në disa vende ndërkohë po punohet për përmirësimin e ligjeve për një përndjekje më të mirë të krimeve antisemitiste nga urrejtja. Edhe në Gjermani ka nisur një nismë përkatëse, pas indinjatës që shkaktoi sulmit terrorist në tetor 2019 ndaj një sinagoge në Halle. Numri i akteve me sfond antisemitizmin që nga viti 2013 është rritur mbi 40 përqind. Në këtë kuotë janë të përfshira vetëm rastet e denoncuara në polici.

Pas të shtënave në sinagogën në Halle

Tronditëse ishin edhe një sulm antisemitist ndaj një sinangoge në Pittsburgh në SHBA më 2018 si dhe ndaj një supermarketi hebre në Paris më 2015. “Antisemitizmi, pikërisht në formën e tij të dhunshmë, është i pranishëm kryesisht në ato rajone të botës, ku lëvizjet nacionaliste e ato raciste janë të forta, ose ku janë të fuqishme lëvizjet islamiste”, thotë Salzborn.

Një shtëpi e Zotit si shenjë shprese

Ruajtja e kujtimit të Holokaustit vlen për shumë ekspertë si një komponente e rëndësishme në luftën kundër antisemitizmit. Kjo duhet të bëhet sërish e qartë në Yad Vashem. Krahas kësaj është vendimtar edhe kontakti i drejtpërdrejtë me hebrejtë për të hequr paragjykimet, mendon Arthur Bondarev nga Konstanca. Pasiguria dhe kujdesi shumicën e rasteve zëvendësohen prej interesit, kur ai u afrohet njerëzve, që e shohin me habi prej kipës, na thotë ai.

Tek dëgjon Bondarev të forcohet shpresa, se antisemitizmi mund të mposhtet. Ai vë në dukje rritjen e bashkësisë hebreje në Konstancë. Ajo që e emocionon më shumë është përurimi nëntorin e kaluar i një sinagoge të re për 300 anëtarë të komunitetit. “Ishte impresionuese”, thotë ai. Me Torën në dorë i shoqëruar prej qindra vetëve, ai ka ecur rrugës nga ndërtesa e vjetër për tek e reja duke kaluar mespërmes qytetit. “Ne kemi përshkuar pikërisht rrugët, që kanë bërë para 80 vjetësh hebrejtë që u deportuan.” Me këtë ne kemi dhënë një sinjal, “se urrejtja nuk do të fitojë, që antisemitizmi dhe racizmi nuk do të fitojnë. Ne hebrejtë jemi dëshmia e gjallë për këtë.”/ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Francë/ Protestat më radikale kundër reformës së pensioneve

Publikuar

-

Nga

Fronti i grevës kundër reformës së planifikuar të pensioneve në Francë duket se po dobësohet. Protestat po bëhen më të pakta, por më radikale. Kështu, një restoranti të njohur iu vu flaka dhe Luvri u bllokua.

Presidenti francez Emmanuel Macron me sa duket po kërkonte një mundësi të vogël për të shlodhur mendjen. Mbi të gjitha, lufta për projektin e tij të prestigjit, reformën e madhe të pensioneve duhet ta ketë lodhur deri në kockë. Por vizita në teatër me të shoqen Brigitte-n të premten në mbrëmje ishte gjithçka tjetër, por jo shlodhëse.

Turmë e irrituar para teatrit

Pa u përhapur ende mirë lajmi në mediet sociale se Macroni po kënaqej në teatrin e famshëm parizian Théâtre des Bouffes du Nord, te dera u mblodh një grup kundërshtarësh të zemëruar të Presidentit. “Macron demissionne” – “Macron jep dorëheqjen”, thërrisnin ndoshta rreth 100 protestues. Midis tyre ndodheshin studentë të majtë dhe mbështetës të një komande të vetëshpallur të grevës. Dhe jo vetëm kaq, por turma u përpoq të depërtonte edhe në teatër. Presidentit iu desh të largohej përkohësisht nga shfaqja, forcat e policisë arritën vetëm me vështirësi ta përmbanin turmën që të mos sulmonte teatrin.

Zjarr në kafene-restorantin Rotonde

Në vende të tjera, nata kaloi jo kaq lehtë: “Në dhjetë e pesë më morën në telefon dhe më thanë që në Rotonde ka rënë zjarr”, tregon në mëngjes i tronditur dukshëm Gérard Tafanel, drejtori menaxhues i Rotonde. Persona të panjohur kishin shkatërruar dritaret dhe kishin vënë flakë brenda. Kafeneja historike preferohet jo vetëm nga turistët, por edhe nga politikanët dhe artistët francezë. Macroni festoi këtu kalimin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dorasit ende nuk janë kapur. Por ka arsye për të besuar se ata donin të shkatërronin qëllimisht vendin e preferuar historik të presidentit. “Ne kemi marrë shumë kërcënime prej një kohë të gjatë,” konfirmoi Tafanel.

LEXO EDHE:  Rama i pabesë dhe antikombëtar/ Mashtron hapur shqiptarët

LEXO EDHE:  SHBA pezullon vizat në Turqi/ Kundërpërgjigjet Ankaraja

Bllokohet Luvri, trazira te sindikatat

Të dyja incidentet ilustrojnë një përkeqësim të mosmarrëveshjes për reformën e pensioneve, në të cilën kundërshtarët me sa duket janë të gatshëm të shkojnë më tej. Të premten, disa dhjetëra kundërshtarë të reformës bllokuan me orë të tëra muzeun e Luvrit, ndërsa të tjerë hynë në zyrat e sindikatës më të madhe dhe të gatshme për reforma CFDT të Francës dhe shkaktuan trazira edhe atje. Sabotimi i furnizimit me energji ishte pjesë e repertorit të sindikatave radikale që nga fillimi i grevave.

Qeveria kërkon “respekt bazë”

Qeveria reagon e shqetësuar: “Ju mund të mos pajtoheni absolutisht me politikat e qeverisë. Megjithatë kërkohet një respekt bazë, që na mundëson të jetojmë në mënyrë demokratike. Çfarë tjetër duan ata? Kryengritje? Dhe po ra qeveria, kush ia jep fuqitë qeverisë së re?” pyeti Sekretarja e Shtetit Emmanuelle Wargon në transmetuesin BFMTV.

Historiani Jean Garrigues hoqi paralele me protestat e rreth një viti më parë: “Edhe tani po shfaqen përsëri forma të dhunës dhe brutalizimi i hapësirës publike. Është një si jelekverdhizim i kësaj lëvizje sindikale.”

“Do të bëhet edhe më keq”

Edhe jelekverdhët dolën përsëri në rrugë në Paris në fundjavë. Qenë vetëm disa mijëra, bërthama e fortë. Këtu veprimet radikale të kundërshtarëve të reformës së pensioneve u pritën me duartrokitje: “Po është normale kjo që po ndodh. Kur nuk i dëgjon njerëzit, do të ndodhë diçka e tillë. Dhe do të bëhet edhe më keq”, parashikon Didier, i cili ka veshur një përkrenare dhe ka vënë gërsheta si një gal i pathyeshëm dhe ka zënë vend në marshimin e demonstruesve.

Qeveria planifikon ta miratojë reformën e pensioneve në kabinet të premten e ardhshme dhe shpreson që me këtë të sjellë pak qetësi. Disa kundërshtarë kanë bërë të ditur se atëherë do të fillojnë me të vërtetë protestën./ DW

LEXO TE PLOTE