Connect with Us

Dyshime për fshehje të pasurisë/ Prokurori i Apelit ka manipuluar të ardhurat?

Vetingu

Dyshime për fshehje të pasurisë/ Prokurori i Apelit ka manipuluar të ardhurat?

Publikuar

-

Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të  subjektit të  rivlerësimit Arben Qosja.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja pritet të dalë në Vetting, pas hetimet në tre kriteret që kërkon procesi në fjalë.

Profesionalisht prokurori Qosja është një emër i palakuar. Nuk njihet për hetimin e ndonjë dosje të rëndëishme, por gjithsesi dikush duhet të hetojë edhe raste ordinere apo dosjet të kategorisë së dytë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e deklaruar nga prokurori Arben Qosja dhe do të zbardh për opinionin publik të gjitha lëvizjet e pasurisë së tij nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Ai deklaron se burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes si dhe pensioni i nënës. Në vitet 2017 dhe 2018 bashkëshortja e tij, Irida Qosja e cila punon në Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është përfshirë edhe në projekte.

Në vitin 2003, prokurori deklaron një shtëpi banimi blerë në vitin 1990 me sipërfaqe 50 m2 dhe një autoveturë Volsvagen blerë, sipas tij me kursime në shumën 1 000 000 lekë.

Në vitin 2005, ai thotë se ka shitur banesën në vlerën 2 000 000 lekë dhe ka lidhur një kontratë për blerje apartamenti me vlerë 59 000 euro.

Një vit më vonë, pra në vitin 2006, ai deklaron se e ka ribërë kontratën  e apartamenti të deklaruar një vit më parë për shkak të zvogëlimit të sipërfaqes. Sipas tij sipërfaqja ishte 99.8 m2 dhe  u bë 83.4 dhe vlera nga 59 000 euro u bë 53 000 euro.

Në të njëjti vit ai deklaron dhe një huamarrje për blerjen e apartamenti në shumën 20 000 euro, të cilën e ka shlyer në vitin 2012.

Ai nuk saktëson se ku i gjeti paratë e tjera për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2007 ai deklaron se ka shitur autoveturën Volsvagen, në shumën 250 000 lekë, ndërsa ka blerë një autoveturë Ford në shumën 500 000 lekë.

Blerje ka bërë edhe në vitin 2013. Automjetitn Ford Focus që e ka blerë në vitin 2007 për 500 000 lekë e ka shitur  për 3 650 euro në vitin 2013.

Po këtë viti ka blerë një automjet Volsvagen me vlerë 5 670 euro.

Ndërkohë bashkëshortja, e tij deklaron depozitë bankare me vlerë 500 000 lekë, ndërsa prokurori thotë se ka marrë hua 4 500 euro, të cilën e ka shlyer një vit më vonë.

Këto lëvizje në plan të parë duken në rregull, por dyshimet për manipulime janë prezente.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Arben Qosja.

Viti 2003

Shtëpi banimi blerë në vitin 1990 me sip 50 m2.

Autoveturë Volsvagen blerë me kursime në shumën 1 000 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në  shumën 0,42 milion lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 0,23 milion lekë.

Pensioni i nënës në shumën  0, 09 milion lekë.

Viti 2004

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës shumën 756 000 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 276 000  lekë.

Pensioni i nënës në shumën 97 200 lekë.

Viti 2005

Shitje banese në vlerën 2 000 000 lekë.

Kontratë për blerje ap me vlerë 59 000 euro.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 772 608 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 27 360  lekë.

Pensioni i nënës në shumën 8 500 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues në shumën 60 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes në shumën 200 000 lekë.

Viti 2006

Ribërje e kontratës së ap të deklaruar një vit më parë për shkak të zvogëlimit të sip.Ishte 99.8 m2 u bë 83.4 dhe vlera nga 59 000 euro u bë 53 000 euro.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 792 229 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 346 344 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 123 600 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro.

Viti 2007

Shitje e autoveturës Volsvagen në shumën  250 000 lekë.

Blerë autoveturë Ford në shumën 500 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 874 468 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 555 349 lekë.

LEXO EDHE:  Familjet shqiptare në mbijetesë/ 63% kanë 50 mijë lekë të ardhura në muaj

Pensioni i nënës në shumën 133 400 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 15 000 euro.

Viti 2008

Bashkëshortja, depozitë me afat 6 mujor me vlerë 565 573 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 870 411 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 480 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 134 400 lekë.

Viti 2009

Bashkëshortja llogari rrjedhëse me vlerë 230 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 030 938 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 407 560 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 146 500 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 8 000 euro.

Viti 2010

Bashkëshortja, depozitë bankare me vlerë 500 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 235 756 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 539 041 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 150 000 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 5 000 euro.

Viti 2011

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 138 293 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 648 686 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 156 000 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 2 000 euro.

Bashkëshortja, depozitë bankare me vlerë 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të nënës me vlerë 50 000 lekë.

Viti 2012

Bashkëshortja, depozitë bankare me vlerë 500 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 307 782 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja në shumën 693 032 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 163 400 lekë.

Huamarrja për blerjen e ap në shumën 20 000 euro. Detyrimi është shlyer tërësisht.

Viti 2013

Bashkëshortja, depozitë bankare me vlerë 500 000 lekë.

Blerje automjeti Volsvagen me vlerë 5 670 euro.

Shitje automjeti ford fokus me vlerë 3 650 euro.

Huamarrje në shumën 4 500 euro.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 086 834 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 706 844 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 1 634 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes në shumën 131 199 lekë.

Viti 2014

Bashkëshortja, depozitë bankare me shtesë interesash  në shumën 17 000 lekë.

Kursime të subjektit deklarues me të ardhurat nga paga në shumën 297 871 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Tiranës në  shumën 1 310 014 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 823 048 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 171 200  lekë.

Huamarrje në shumën 4 500 euro. Është shlyer tërësisht.

Viti 2016

Bashkëshortja, depozitë bankare me shtesë interesash  në shumën 532 390 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 39 225 lekë.

Objekt me sip 67 m2 në Peshkopi.

Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Apelit në  shumën 1 295 435 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 829 016 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 174 000 lekë.

Viti 2017

Bashkëshortja, depozitë bankare me shtesë interesash  në shumën 535 105 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 71 161 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në shumën  411 397 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 321 199 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 858 952 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Irida Qosja  si eksperte në projektin “Përmirësim i kushteve të punës në kompanitë call center me vlerë 181 260 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 181 260  lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 74 233 53 lekë.

Kursime kesh si familje në shumën 200 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues në  shumën 1 340 584 lekë.

Bashkëshortja, depozitë bankare me shtesë interesash  në shumën 3 746 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në shumën  269 720 22 lekë.

Paga e bashkëshortes Irida Qosja nga inspektoriati i punës në shumën 903 108 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura si eksperte e kontraktuar nga disa shoqata në shumën 71 620 lekë dhe 170 euro.

Të ardhurat e djalit Ogert Qosja nga kompania Albtelekom në shumën 81 038 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

Publikuar

-

Nga

Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

Në paranverën e vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm në atë akohë Adriatik Llalla firmosi disa ndryshme për drejtues prokurorish, duke ndryshuar tërësisht fytyrën e organit të akuzës.

Kështu, në Prokurorinë e Elbasanit, Llalla largoi zëvendësdrejtuesit, njëri prej të cilëve ishte prokurori Alfred Shehu, i cili e mbante prej 6 vitesh atë pozicion. Ndryshimet Llalla i justifikoi me qëllim riorganizimi të sistemit të akuzës, pas “gjumit të thellë” të disa drejtuesve, të cilët prisnin me padurim miratimin e reformës në drejtësi.

Disa prej drejtuesve, apo zëvendësve të tyre, kishin me vite në një pozicion pune, duke e kthyer prokurorinë në “pronë” personale.
Llalla deklaronte se po tentonte të “shkundte” prokuroritë, ndërkohë që përfundoi vetë i “shkundur”. Ai sot pret të përballet me drejtësine, ndërsa prokurori i “shkundur” prej tij, Alfred Shehu pret përballjen me Vettingun.

Shehu prej një viti është nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kaulifikimit. Në aspektin professional, nga Gramshi në Elbasan, nuk është i lakuar negativisht. Në aspektin e pasurisë, prokurori Shehu të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëri ai ka vetëm një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2013 për shumën 5 167 424 lekë, pasi ka shitur banesën që kishte më parë. Dhe disa prona që kishte trashëgimi nga gjyshërit ai ia ka dhuruar xhaxhait. Bëhet fjalë për 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.

Është i vetmi subject deklarues, që deklaron se ka dhuruar një pronë, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm marrin dhurata.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori, Alfred Shehu.

 Viti 2003
Ap banimi 2+1, me vlerë 4 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 865 216 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 642 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 141 800 lekë.
Pensioni i nënës 148 800 lekë.

Viti 2005
Në ap e banimit 2+1 në Elbasan është blerë nga nëna dhe motrat pjesa e tyre, në vlerën 2 000 000 lekë.
Gjendje kesh, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 129 280 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 153 300 lekë.
Pensioni i nënës 160 800 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes, 100 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 072 665 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 285 480 lekë.
Pensioni i nënës 168 000 lekë.
Bashkëshortja tërhequr nga depozita bankare, 100 000 lekë.

Viti 2007
Blerë autoveturë Mercedz Benz, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 308 450 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 408 220 lekë.
Pensioni i nënës 174 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 833 754 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 376 900 lekë.
Pensioni i nënës 188 000 lekë.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO EDHE:  Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 201 858 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 540 270 lekë.
Pensioni i nënës 202 960 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 307 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 600 182 lekë.
Pensioni i nënës 216 036 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 523 082 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 632 450 lekë.
Pensioni i nënës 220 236 lekë.

Viti 2012
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 294 707 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 516 278 lekë.
Pensioni i nënës 228 804 lekë.

Viti 2013
Shitur banesa në shumën 3 438 400 lekë.
Blerë banesë, në shumën 5 167 424 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 241 349 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 556 177 lekë.
Pensioni i nënës 237 714 lekë.

Viti 2014
Kursime, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 436 909 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 575 280 lekë.
Pensioni i nënës 241 221 lekë.

Viti 2015
Kursime familjare 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 499 677 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 577 824 lekë.
Pensioni i nënës 250 377 lekë.

Viti 2016
Blerë autoveturë Alfa Romeo, me vlerë 100 000 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 349 957 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 580 371 lekë.
Pensioni i nënës 257 974 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 365 902 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 610 301 lekë.
Pensioni i nënës 263 466 lekë.

Viti 2018
Cregjistruar autovure Alfa Romeo, blerë autoveture Daimlet Chrysler, 500 000 lekë.
Overdraft 220 000 lekë.
Kredi për blerje automjetit 400 000 lekë.
Regjistrim i pasurive të fituara trashëgimi nga gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait. 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Dhuruar xhaxhait, 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Gjendje kesh, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 452 321 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 619 285 lekë.
Pensioni i nënës 270 290 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë/ Apeli kthen në garë Saida Dollanin

Publikuar

-

Nga

Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë/ Gjykata Administrative e Apelit kthen në garë Saida Dollanin

Sistemi i drejtësisë në vend vijon të jetë në kolaps. Pas Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Lartë vijon të jetë jofunksionale për shkak të vakancave që janë krijuar. Vetingu dhe paditë nga kandidatët kanë sjellë që deri tani të ketë një stok të madh të çështjeve që kanë mbetur pa u shqyrtuar.

Gara për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Apeli ka rikthyer në garë Saida Dollanin. KLGJ vijon përplasjen me gjyqtaren e GJKKO, Saida Dollanu me të cilën është në proces ligjor. Pas procesit në Gjykatën Administrative, ku Apeli i kësaj gjykate riktheu në detyrë gjyqtaren Saida Dollani, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  U shkarkua nga Adriatik Llalla/ KPK e konfirmon në detyrë

LEXO EDHE:  Katërfishoi pasurinë në kohë rekord/ Zbulohet pse u përjashtua, gjyqtari i Krimeve të Rënda

Gjykata e Lartë është aktualisht me 3 anëtarë, nga 19 që duhet të jetë gjithsej. Ndërkohë që prej kohësh Gjykata e Lartë ka mbetur edhe pa kryetar që nga largimi i Ardian Dvoranit. Deri tani i është dhënë drita jeshile për t’iu bashkuar Gjykatës së Lartë Dariel Sinës, për t’u bërë gjyqtar i lartë./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Në panik nga rezultatet e hetimit?/ Prokurori ia “mbathi” nga Vettingu

Publikuar

-

Nga

Në panik nga rezultatet e hetimit?/ Prokurori ia “mbathi” nga Vettingu

Është bërë procedurë standarde që gjyqtarë dhe prokurorë të japin dorëheqje për t’i shpëtuar Vettingut. Dhe pavarësisht se çfarë kanë bërë gjatë kohës që kanë qenë në sistemin e drejtësisë, ia hedhin pa iu hyrë “gjemb në këmbë”.

Një prej të dorëhequrve është edhe prokurori i Elbasanit Agim Dilka, i cili pasi u thërrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, braktisi organin e akuzës. Dilka i kërkoi dorëheqjen nga detyra Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy javë pas njoftimit të KPK për procesin e rivlerësimit.

‘Subjektit të rivlerësimit, z. Agim Dilka, me komunikimin elektronik të datës 9.1.2020, i është komunikuar trupi gjykues, si dhe i është kërkuar të deklarojë ndonjë situatë të mundshme konflikti interesi me anëtarët e trupës. Subjekti i rivlerësimit, me shkresën e datës 27.1.2020 drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka kërkuar heqjen dorë nga funksioni i prokurorit, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 64, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, ka njoftuar KPK.

Pavarësisht se Dilka ka kërkuar dorëheqjen, KPK, sërish e ka pyetur nëse pranonte përballjen në seancë dëgjimore. Por, Dilka nuk ka pranuar, duke u justifikuar se Kushtetuta ia lejon dorëheqjen. Dilka nuk është i vetmi i dorëhequr pas njoftimit nga KPK, por gjithçka ka mbetur në këtë pikë dhe as nuk ka pasur ndonjë procedurë hetimore ndaj tyre. Dhe as KPK, nuk I bën të ditura gjetjet e Vettingut për këtë kategori.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e të tremburit nga Vettingu, Agim Dilka, kur rezulton se burimet e të ardhurave nga paga.
Patundshmëri ai deklaron një shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë dhe tokë bujqësore 2 000 m2. Ndërsa djali i tij Ermal Dilka, deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë. Ai thotë se për të blerë këtë pronë, ka marrë kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga nëna e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Agim Dilka.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë.
Tokë bujqësore 2 000 m2.
Një pjesë e deklaratës është e palexueshme.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 749 641 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 105 060 lekë.

Viti 2004
Ska deklaruar asgjë.

Viti 2005
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 094 046 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 032 600 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 078 872 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 161 476 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 73 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 226 604 lekë.  Të ardhura nga interesat bankare, 123 200 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 300 804 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 112 200 lekë, 46 000 lekë dhe 66 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 054 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 119 924 20 lekë, 47 372 lekë dhe 72 352 20 lekë.
Gjendje në shtëpi, 200 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 616 lekë.
Të ardhura nga paga …., 87 500 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 80 172 lekë, 7 850 lekë dhe 72 352 lekë.
Tërheqje depozite bankare, 728 797 lekë.
Ap banimi me sip 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë, në emër të djalit Ermal Dilka. Blerë me kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga subjekti deklarues.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 119 550 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 58 400 lekë, 31 200 lekë, 7 200 lekë dhe 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si administrator në një farmaci, 156 744 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes së djalit si farmaciste, 222 516 lekë.
Djali kredi bankare 800 000 lekë. Pa shlyer 698 560 lekë.

LEXO EDHE:  U shkarkua nga Adriatik Llalla/ KPK e konfirmon në detyrë

LEXO EDHE:  Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 357 077 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 31 200 lekë dhe 31 200 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 69 195 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 38 200 lekë, 30 000 lekë, 8 200 lekë dhe 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 136 500 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 362 233 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 332 84 lekë dhe 332 84 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 168 888 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 18 633 21 lekë dhe 18 633 21 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit si farmaciste, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 348 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare të vajzës, 264 474 99 lekë, 38 246 lekë, 8 455 lekë dhe 29 791 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 347 496 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 167 72 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Tërheqje nga depozita bankare e bashkëshortes, 498 800 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 808 028 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Djali, gjendje kesh 1 000 euro.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 38 180 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 179 111 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 164 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 333 324 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 469 528 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 65 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 065 355 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 281 4 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 81 434 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 162 048 lekë dhe 108 632 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 201 792 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 99 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 483 325 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 44 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 181 766 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 6328 82 lekë.
Djali ka blerë makinë, 2 600 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 350 304 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 234 432 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 392 573 03 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 68 500 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 3445.6 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 392 188 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 439 991 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE