Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Kusuret e ALUIZNI-t lenë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Kusuret e ALUIZNI-t lenë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Publikuar

-

Pronën e një zotërie tani e gëzon dikush tjetër vetëm se u tregua më i shkathët për të bërë vetëdeklarimin. Dosja vetëm me foto kalohet në Aluiznin e Sarandës dhe me asnjë dokument tjetër që të vërtetoi pronësinë, bëhet pronar dikush tjetër.

Ky është rasti i Sulo Baçit i cili ankohet në “Fiks Fare” se shtëpinë e tij tashmë e gëzojnë të tjerët, kjo me ndihmën e Aluiznit Sarandë. Ai tregon se në vitin 2012 ka blerë një pronë në Ksamil, Sarandë te Sotir Vito. Ka bërë dokumentet te noteri, ka paguar 40 mijë euro dhe priste dokumentet e pronësisë.

“Kam blerë një shtëpi në vitin 2012 në Ksamil, në Sarandë, te Sotir Vito, e kam prenotuar. Ishte një objekt trekatësh, ishte në punim e sipër. Unë do bleja apartament dhe i kam dhënë 80 % të vlerës, rreth 40 mijë euro. Edhe 20 mijë euro të tjera do t’ia jepja kur të më jepte Hipotekën. Leja e ndërtimit ishte në emër të Sotir Vitos dhe vazhdova ta përfundoja vetë dhe ai më mori në telefon përfundoje vetë më tha se s’kam lekë””, tregon Suloja.

Sotiri zhduket dhe në “lojë” del vëllai i Sotirit, Vasillaqi. Ky i fundit tregohet më i shkathët, duke bërë vetëdeklarim te Aluizni se godina është e tij. Te Aluizni shkon edhe Suloja, por leja e legalizimit i jepet Vasillaqit, megjithëse nuk ka asnjë dokument që godina është e tij.

“Leja e ndërtimit ishte e Sotirit, firma e Sotirit. Nuk e di si doli leja e legalizimit, por doli kështu. Aluizni më tha ia kam dhënë atyre, do ja marrësh atyre. Më përcollën. S’ma dhanë të drejtën të shkoja në Hipotekë” thotë Sulo Baçi.

Në kohën që Vasillaqi aplikoi për legalizimin e banesës, Hipoteka i kthen përgjigje Aluiznit që toka është okupuar nga Sotiri, por gjithsesi leja e legalizimit del në emër të Vasillaqit. Tani, denoncuesi Sulo Baçi ka ngelur pa asnjë pronë, pasi Vasillaqi e ka nxjerrë jashtë shtëpisë duke i shqyer derën e shtëpisë dhe flakur jashtë.

Çështja shkon edhe në polici, por Vasillaqi deklaron se e ka shqyer derën pasi shtëpia është e tija. Në këto kushte as policia nuk i jep zgjidhje Sulos por i sugjeron t’i drejtohet gjykatës. “Sot e kësaj dite ata e lëshojnë me qira shtëpinë time, megjithë kontratën e dritave dhe ujit që janë në emrin tim. Kërkoj të kthehem në shtëpi, ose të më jepen lekët” përfundon Sulo Baçi.

LEXO EDHE:  Shkarkimet e drejtorëve/ Vasili "shpërthen" ndaj Ramës: Ky kryeministër na çau dërrasat

Gazetarët bashkë me denoncuesin i drejtohen Aluiznit Sarandë për të kuptuar se mbi çfarë dokumentash i është dhënë legalizimi Vasillaqit kur çdo gjë figuronte në emrin e të vëllait Sotirit.

Punonjësi i Aluiznit hap dosjen dhe shpjegon se në vitin 2014 është bërë vetëdeklarimi dhe në vitin 2017 është legalizuar në emrin e Vasillaq Vitos. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të dinë se çfarë dokumentash janë paraqitur nga Vasillaq Vito te Aluizni. Në dosje tregon punonjësi janë vetëm vetdeklarimi dhe fotografiitë e shtëpisë. Dokument për pronësinë e truallit nuk ka , por nga një letërkëmbim që Aluizni Sarandë ka patur me Hipotekën ka rezultuar se prona është shtet dhe e okupuar nga Sotir Vito.

Atëherë me të drejtë gazetarët pyesin kur dokumenti tregon emrin e Sotir Vitos si ka mundësi që legalizimi ka dalë në emër të të vëllait Vasillaqit.

” Vasillaqi e vetëdeklaruar” pohon punonjësi i Aluiznit. Gazetarët e Fiksit i tregojnë punonjësit dokumentacionin që zotëron Sulo Baçi ku ka një kontratë e cila vërteton pronësinë me lejen e ndërtimit të nxjerrë në vitin 2000 nga KRRT e Sarandës, ku origjina e truallit del në emër të Sotirit, por ende nuk kuptohet se si pronar del Vasillaqi. Punonjësi i zënë ngushtë shprehet se ai e ka vetëdeklaruar dhe në emër të tij ka dal dhe legalizimi.

” Nuk e di si doli, kjo është dosja dhe nuk e di si është bërë pasi në këtë kohë unë nuk kam pas punuar këtu” shprehet punonjësi. Pyetjes së gazetarëtve se edhe denoncuesi Sulo Baçi ka bërë kërkesë për vetëdeklarim, por nuk i është kthyer përgjigje, punonjësi tregon se kërkesa nuk është trajtuar fare, por ka kaluar direkt në arkivë. Ndërsa për dosjen e paplotë që ka paraqitur Vasillaq Vito dhe që aktualisht gëzon pronën e dikujt tjetër punonjësi i Aluiznit tha:

“Nuk e di si e kanë bërë paraardhësit e mi, mban përgjegjësi ai që e ka firmosur atë dosje!!! Ta zgjidhi në gjykatë… ”

Pra sipas Aluiznit Sarandë nëse një qytetar shkon të vetëdeklaroj një pronë mjafton të ketë çelësat e saj dhe automatikisht e gëzon atë./Top Channel/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Mos do një biletë për Maldive, mo…”, agjencia e punësimit që u grabit lekët qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri janë të shumta agjencitë e punësimit që pretendojnë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune. Në emisionin “Stop” në Tv “Klan” vijnë mesazhe që denoncojnë rastet e kompanive që mashtrojnë për punësim jashtë vendit.

Një qytetar është ankuar për kompaninë “Vela Consulting” pasi kuptoi se ishte mashtruar. Ai ka treguar se ka paguar një shifër prej 500 euro për një punë në Danimarkë.

Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven. Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.

Qytetari: Hë! Si do vejë halli për atë muhabetin tim?

Menaxherja 1: S’e di, je sqaruar me Iridën.

Qytetari: Po Irida, ku është?

Menaxherja 1: S’është këtu, është me leje lindjeje.

Qytetari: Kur vjen?

Menaxherja 1: Do vijë në Tetor.

Qytetari: Tetor?

Menaxherja 1: Po!

Qytetari: Do pres deri në Tetor?

Menaxherja 1: Se s’kam, ça të them unë.

Qytetari: Nuk flet dot me Iridën?

Menaxherja 1: Po unë flas me Iridën, po ma ka sqaruar njëherë këtë muhabet, të ka sqaruar dhe ty dhe s’di, ça do bëhet.

Qytetari: Fol njëherë, se unë s’do pres deri në Tetor më! Ca është ky muhabet?!

Menaxherja 1: Për t’u nis prapë, apo çfarë?

Qytetari: Po jo për t’u nis më, unë s’nisem dot më.

Menaxherja 1: Irida është Axxxxx ktu në zyrë në qoftë se e mban mënd. Axxxxx i Danimarkës, që mori ekspuls edhe po më thotë, që ça do bëhet me lekët?

Qytetari: Alo!

Menaxherja 2: Po si kalove?

Qytetari: Mirë! Si kalove? Thjesht dua një kështu, një zgjidhje të problemit, e si do vejë? Do marr lekët? Ato 500 euro, që të kam dhënë edhe lekët e biletës?

Menaxherja 2: Do më marrësh t’i mua lekët e biletës?

Qytetari: Po normale, se shpenzimet për atë ishin.

Menaxherja 2: Të lutem, mund të dalësh jashtë tani nga zyra? Dil nga zyra!

Qytetari: Duhet të dal jashtë?

Menaxherja 2: Po!

Qytetari: Nuk ka zgjidhje tjetër?

Menaxherja 2: Nuk është se je shumë normal me këto biseda, që bën. Të jap unë ty lekët e biletës?

Qytetari: Po tani…

Menaxherja 2: Mos do një biletë për Maldive, mo?

Qytetari: Të pres aty unë, si do vejë halli?

Menaxherja 1: Kur të vij ajo, të sqarojë!

Qytetari: Faji, faji, unë tani rri në Fier. Të vij nga Fieri deri këtu, sa herë të doni ju…

Menaxherja 1: Po unë, çfarë të bëj?!

Qytetari: Erdha njëherë unë.

Menaxherja 1: Unë të thashë ik!

Qytetari: S’kishte zgjidhje?

Menaxherja 1: Unë të thashë ik me të mirë, ti s’ikën.

Qytetari: Erdha dy herë, s’ka prapë zgjidhje. Javën e dytë të Tetorit, javën e dytë të tetorit thotë, e shtyva edhe një javë e të vij prapë unë?…

Menaxherja 1: Po unë, ça të bëj?

Qytetari: Jo, jo! Fol me atë! Gjej zgjidhjen!

Menaxherja 1: Nuk kam, ça të flas unë me atë!

Qytetari: Tashi unë, s’është se u ktheva për fajin tim. U ktheva për letrat tuaja.

Menaxherja 1: Një sekondë! Jo për letrat tona, se unë nuk të thashë ty, që të ikësh me leje e para e punës, të thashë, që do ikësh me pashaportë!

Qytetari: Me pasaportë! Po kontratën?

Menaxherja 1: E dyta e punës, të thashë ik me të tjerët dhe ti s’deshe, s’e deshe biletën vetë.

Qytetari: Po garancia, që më dhe ti?

Menaxherja 1: Po s’ka pra garanci, se ashtu është puna, është 3 mujore, ta kisha shpjeguar.

Qytetari: Po lekët, pse merren ashtu pastaj?

Menaxherja 1: Si pse mbahen? Pse shkon dot vetë ti te Danieli, të punosh 3 muaj?

Qytetari: Po, shkoj!

Menaxherja 1: Po shkoje vetë mos paguaje lekë! Ne për çfarë e kemi hapur? Fondacion bamirësie? Se s’po të kuptoj.

Qytetari: Për të mashtruar njerëzit!

Menaxherja 1: Si për të mashtruar? Për çfarë të mashtrova?

Qytetari: Për të mashtruar!

Menaxherja 1: S’të nisëm gjë ne ty?

Qytetari: Po kontratat, gjërat, ku i ke ti, që më ke marrë lekët mua?

Menaxherja 1: Po ça? A do dalësh jashtë tani, apo të shtyp sigurinë, e të vijë ai, të marri?!

Qytetari: Po për ça ta shtypësh sigurinë?

Menaxherja 1: Po e shtyp unë, se kam qejf ta shtyp, se jam në zyrën time!

Qytetari: Po shtype, ça të them unë?!

Menaxherja 1: Po pra! Dil jashtë si njeri edhe kaq! Kur të vijë Irida, sqarohu me shefen time!

Qytetari: Unë si njeri jam, si njeri erdha, si njeri do iki!

Menaxherja 1: Po të sqaroj dhe nuk e kam për detyrë të sqaroj 2,3,4 herë as ty, as njerëzit e tjerë, që vijnë te zyra.

Qytetari: Po e ke për detyrë se më ke marrë lekët!

Menaxherja 1: Të kam marrë lekët?!

Qytetari: Po!

Menaxherja 1: S’të kam marrë gjë lekë.

Qytetari: Si s’ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Nuk kam marrë lekë.

Qytetari: Nuk ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Jo! S’kam marrë!

Qytetari: Pres aty jashtë, pastaj.

Menaxherja 1: Prit sa të dush aty jashtë, se s’ke për të marrë asnjë lek nga unë! Kaq!

Qytetari: Nuk kam për të marrë asnjë lek?!

Menaxherja 1: Jo! Asnjë lek dhe shko ankohu, ku të duash!

Të njëjtin fat pësoi edhe një qytetar tjetër, që pagoi 700 euro për t’u punësuar në Kroaci. Atje e çuan të flinte në një kishë të braktisur, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë. Kur kërkoi të rimbursohej, i treguan edhe atij derën.

Qytetari 2: Përshëndetje!

Menaxherja 2: Përshëndetje!

Qytetari 2: Si kaluat?

Menaxherja 2: Mirë!

Qytetari 2: Mirë! Për ato lekët erdha.

Menaxherja 2: Ça të them unë mo burrë?! Unë s’kam, ça të bëj o Axxxxx, se ti ishe me leje, s’është, se ishe pa leje edhe…

Qytetari 2: Po mirë më, kushtet nuk dolën ashtu siç the ti. Ta kam thënë edhe njëherë, ju thatë akomodim i mirë. Ku ishte akomodimi i mirë?

Menaxherja 2: Akomodimi është i përbashkët, kur je për ndërtim. Nuk je në hotel me 5 yje.

Qytetari 2: I përbashkët, po jo në hotel me 5 yje, por edhe…

Menaxherja 2: Siç rrinë të gjithë të ndërtimit, unë s’ndërhyj te.., unë ndërhyj te leja, që ta kesh për një vit dhe te kontrata dhe që të nisesh. Te pjesa e ushqimit, si e kanë ushqimin ato, të japin mish, a s’të japin mish, unë them- s’paguhet ushqimi.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Lokali ofron drogë dhe vajza për seks

LEXO EDHE:  Shkarkimet e drejtorëve/ Vasili "shpërthen" ndaj Ramës: Ky kryeministër na çau dërrasat

Qytetari 2: Ore, unë nuk dua mish fare, por akomodimi të ishte diçka, unë…, po mirë, se ishte moti i mirë, po do zënë shirat. Ku të rrija unë?

Menaxherja 2: Gjithsesi Irida vjen në fund të Tetorit, unë nuk kam autoritet të flas për pagesat.

Qytetari 2: Edhe në Greqi, në stan të Greqisë, po dhe kushtet ashtu nuk ishin…, më të mira ishin andej, për Zotin!

Menaxherja 2: Unë nuk di, ça të them. Do flasësh vetë me Iridën! Irida më ka thënë- mos e lë fare të futet në zyrë!

Qytetari 2: Po lë fare, se në zyrë do futem unë, po…!

Menaxherja 2: Në zyrë edhe mund të futesh dot, se shtyp sigurimin unë.

Qytetari 2: Shtype!

Menaxherja 2: Vjen sigurimi, s’kam pse ta shtyp unë, se s’më ke bo na një gjë, që ta shtyp, se mu më vjen keq që shkoi muhabeti kështu.

Një tjetër kompani e ngjashme është edhe “Akademia Europiane sh.p.k” me administrator italianin Giuseppe Zito. I infiltruari i “Stop” paguan në këtë kompani 140 euro për formularin e aplikimit. Palët bien dakord, që ai të niset për punë në Itali brenda 16 Tetorit.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Si jeni?

Menaxherja: Juve interesoheni për…?

Qytetari: Për të ikur në Itali, për të punuar. Si janë mundësitë? Doja të dija njëherë kështu…,doja të kisha një informacion!

Menaxherja: Patjetër, t’ju shpjegoj! Fillimisht duhet të plotësosh një formular është kjo këtu dhe pastaj do bëjmë intervistën!

Qytetari: Ok!

Menaxherja: Atëherë juve jeni Gxxxxxxx. Po Gxxxxxx vjen nga Bxxxxxxx. E ke bërë intervistën me Marselën, në mos gaboj, apo është hera e parë, që vini?

Qytetari: Është hera e parë, se mora në telefon dje, e pashë nga facebooku edhe…

Menaxherja: Ah, ok! Mendova, se kishit shkuar te Aldi.

Qytetari: Jo!

Menaxheja: Ok! Çfarë keni punuar juve?

Qytetari: Ça të duash ti, që menaxher hoteli, menaxher.

Menaxherja: Hë, hë..!

Qytetari: Firma të ndryshme shpërndarje, ngaqë kam edhe patentë, kam bërë dhe shoferin, punë të ndryshme…

Menaxherja: Aktualisht, jeni pa punë?

Qytetari: Po!

Menaxherja: Ok! A jeni të gatshëm të punoni si kujdestar social për të moshuar?

Qytetari: Si është si punë ajo? Është e vështirë? Ka ndonjë..?

Menaxherja: Tani, çdo punë është e vështirë.

Qytetari: Ajo s’diskutohet, e kam fjalën, që…

Menaxherja: Atëherë, unë jam Donatela! Jam menaxhere e “Europian Akademi”. “Europian Akademi” është agjenci rekrutimesh për punësime brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi partner zyrtar dhomën e tregtisë italo-shqiptare, që ka 10 vite, që operon në Shqipëri. Kujdestar social për të moshuar, është kujdesi i një personi në një familje italiane.

Qytetari: I moshuar?

Menaxherja: Po, i moshuar në varësi, mund të jetë i sëmurë, ose jo. Atë e zgjedh ti, çfarë personi do të kujdesesh! Është një kontratë pune, që është 9 muaj si fillim, pastaj mund të rinovohet në varësi të rezultateve, që do kesh andej. Pagesa në fillim është 900 euro, akomodim, ushqim të përfshirë, në veri të Italisë, ose në qendër, në varësi të kontratës së punës që vjen. Nëse ti vendos të bësh aplikimin, nëse ti vendos të bësh aplikimin, aplikimi është 140 euro, është aplikimi, që ne bëjmë në ambasadë. Më pas i nënshtrohesh një trajnimi profesional për kujdestar social, për të moshuar. Bëhet në gjuhën italiane nga një profesor italian, që është administratori i agjencisë, që ne bashkëpunojmë. Është 220 euro trajnimi dhe në fund fare pajisesh me një certifikatë, që të bën të mundur, që të punësohesh dhe në vende të tjera të Evropës, jo vetëm në Itali. Pra, pak a shumë e gjithë pagesat janë…

Qytetari: Sa kohë?

Menaxherja: Gjithë procedura zgjat 2 muaj e gjysmë, pra për 2 muaj e gjysmë, ti shkon në Itali për të punuar. Pra, punësimi është i garantuar, nuk ka rast të dytë përzgjedhje, që unë të them në një moment ndryshe.

Qytetari: Domethënë në qoftë se unë paguaj 300 e ca euro..?

Menaxherja: 360!

Qytetari: 360 euro, është e sigurtë, se unë do vete në Itali, do punoj?

Menaxherja: Sigurisht! Gjatë trajnimit ti firmos kontratën e punës dhe ne bëjmë gati procedurat për të marrë vizën, pra në 2 muaj e gjysmë ti nisesh, pastaj kur shkon atje, pagën e parë, që o marrësh, vetëm pagën e parë, 80 % e pagës së parë i kalon agjencisë tonë. Pastaj nuk ke asnjë detyrim tjetër.

Qytetari: Mirë! Unë të falenderoj!

I infiltruari i emisionit “Stop” shkon për një takim të dytë në këtë kompani ku bën pagesat për aplikimin dhe trajnimin.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Hajde ulu! S’ka gjë!

Qytetari: Tani, si veprojmë?

Menaxherja: Do bëjmë pagesën e aplikimit dhe më pas…

Qytetari: Doja ta dija, kështu që, domethënë, në qoftë se paguaj lekët e të gjitha sot? Një javë? Sa vete trajnimi?

Menaxherja: Jo! Trajnimi është vetëm 4 ditë!

Qytetar: 4 ditë?

Menaxherja: Po, do mbarojë trajnimi, ti firmos kontratën e punës, llogarit pastaj nga momenti, që ti firmos kontratën, 3 deri në 4 muaj, që bëhet nisja për në Itali.

Qytetari: Prapë, është shumë.

Menaxherja: Në qoftë se nuk do të presësh, do të nisim me vizë turistike direkt!

Qytetari: E pra, po për sa nisem?

Menaxherja: Direkt, direkt! Sa mbaron trajnimin!

Qytetari: Brenda muajit, nisem?

Menaxherja: Në qoftë se janë gati, po!

Qytetari: Domethënë, unë bëj kërkesën sot, paguaj lekët sot dhe i bie, që muajin, në tetor, unë iki, i bie…?

Menaxherja: Në tetor, po në tetor, ti nisesh me vizë turistike gjithmonë!

Qytetari: Po viza turistike, do merreni ju me atë vizën turistike? Si?

Menaxherja: Domethënë, pak a shumë, ne të bëjmë biletën! Pra, ti paguan një biletë, bëjmë një çmim normal, duke qenë se janë pak të shtrenjta. Të bëjmë një garanci, prenotim-hoteli, që kur të shkosh në aeroport, nuk ke asnjë problem. Sikur të ka ftuar dikush dhe pastaj të presin atje të agjencisë. Nuk ka problem fare!

Qytetari: Domethënë nga mesi i tetorit, unë i bie të iki?

Menaxherja: Po fiks fare, ty të bie data 16, për t’u nisur, meqenëse e ke me të shpejtë! Më kupton?

Qytetari: Regjistrimi sa ishte? 120 euro?

Menaxherja: 140 euro!

Qytetari: 140 euro! Po ajo.., trajnimi?

Menaxherja: 220 euro!

Qytetari: 220 euro?

Qytetari: 50, 100…,

Menaxherja: Urdhëro!

Qytetari: Ok!/tvklan.al/

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop” denoncon/ Akademia europiane, agjensia mashtruese, administratori me precedente!

Publikuar

-

Nga

Para se të shkojë në Itali, kompania “Akademia europiane shpk”, i kërkon qytetarit, që të ndjekë një trajnim 4 ditor për kujdestar social dhe për këtë, do të paguante 210 euro. Por erdhi tetori e nëntori dhe për punë në Itali as që flitej. Qytetari interesohet pranë kompanisë, por i përgjigjen, se është e pamundur, pasi janë shtrënguar gjërat. Pas vitit të ri është përgjigja tjetër , që i rezervohet qyetarit, që ka paguar për aplikim dhe trajnim. “Stop” zbardh profilin e Xhuzepe Xitos. Ai rezulton një person me precedentë të shumtë kriminalë në Itali. Disa herë ai ka mashtruar me palestra e kompani, duke u marrë paratë qytetarëve e duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO EDHE:  Qytetari dixhital fut në kurth Berishën/ Reagon Policia e Shtetit

LEXO EDHE:  Stop filmon prokurorin e korruptuar

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ “Përgjaken” rrugët nga aksidentet, BE: Faji i rrugëve, ndërhyni!

Publikuar

-

Nga

Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. Sipas policisë së shtetit 10 muajt e fundit të vitit 2019 kanë ndodhur plot 1254 aksidente, nga ku 182 persona kanë humbur jetën ,221 persona u plagosën rëndë dhe 1310 persona të plagosur lehtë.

Janë identifikuar disa pika të zeza në të cilat kanë ndodhur shumica e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Fiks Fare në lidhje me këto pika të zeza në rrugët tona, ka siguruar një raport të Bashkimit Europian i cili i ka detajuar dhe analizuar edhe se si duhet të veprohet për të ndërhyrë në to.

Raporti citon se këto pika të zeza janë krijuar si pasojë e gjendjes së keqe të rrugëve, edhe pse shumica e tyre janë ndërtuar vitet e fundit, ato janë jashtë parametrave të sigurisë së përdoruesve të saj.

Fiks Fare, në bashkëpunim me inxhinierin Xhevair Ngjeqari, shkuan në disa nga këto pika të zeza që citohen në raportin e BE-së.

Në Luz të Kavajës, në rrugën Durrës-Rrogozhinë, është një pikë e zezë. Hyrja në autostradë bëhet me një xhep që nuk duket nga përdoruesit e tjerë. Sipas Ngjeqarit “Rruga është ndërtuar gabim, duhet të ndërtohet nga e para, pasi këtu nuk kemi fushëpamje”.

Pak kilometra në drejtim të Lushnjes, në aksin Rrogozhinë- Lushnje inxhinieri tregon sërish një pikë ku rruga është jashtë parametrave. Makinat dalin nga rruga menjëherë duke sjellë mundësinë e aksidentit dhe e gjitha kjo, pasi rruga është ndërtuar pa parametra dhe jo mirë e studiuar.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Institucionet shtetërore gjobisin qytetarin pa gjeneralitete

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Një dekadë zyrave të shtetit për të regjistruar pronën

Në Levan të Fierit, ku është improvizuar një rrethrrotullim Ngjeqari thotë se është shumë e rrezikshme, madje një burim aksidenti i sigurtë. Rruga, megjithëse është riasfaltuar muajt e fundit, është bërë mbi projektin ekzistues duke e klasifikuar atë në një pikë tjetër të zezë. Ndërkohë, një tabele në atë vend thotë se ARRSH po përmirëson akset ekzistuese, por për këtë pikë nuk është ndërhyrë. Ngjeqari thekson se hyrja e makinave në aksin rrugor Fier Levan është shumë e rrezikshme, sidomos lëvizja e makinave hyrse dhe dalëse nga ky kryqëzim.

Si tjetër pikë e rrezikshme është ajo e segmentit të Lungomares, pasi trafikndarësi është shumë i ulët dhe lejon që makinat të kalojnë nga njëri krah në tjetrin.
Pas nga aksidentet e shumta dhe si një nyje shumë problematike është rrethrrotullimi te 4 rrugët e Shijakut. Aty janë 4 rrugë që nuk dihet kush ka sensin e kalimit e para. Madje ka dhe shume biznese që hyjnë e dalin nga rruga, duke e bërë edhe më të rrezikshme.

Ndërkohë, krahas këtyre pikave, në të gjithë vendin janë evidentuar edhe vende të rrezikshme për përdoruesit e rrugës. Një nga pikat e rrezikshme është në Cërrave të Pogradecit, në aksin Pogradec- Korß, ku janë bërë disa aksidente me pasojë vdekjen. Një tjetër është në Nikël të Krujës, ku mjete dhe kalimtar janë aksidentuar me vdekje. Pikë e zezë është edhe në rrugën Lezhë -Shkodër.
Por deri më tani, i vetmi studim që po tenton të mbyllë këto pika të zeza, është ai i Bashkimi Europian./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE