LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekonspiroi aksionin anti-kanabis/ Arrestohet ish-efektivi i FNSH-së 

5 Nëntor 2019, 07:38, Kronika CNA
Dekonspiroi aksionin anti-kanabis/ Arrestohet ish-efektivi i FNSH-së 

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ardian Loci, 48 vjeç ish-efektivi i FNSH-së, banues në lagjen ?Skenderbeg?, Shkodër.

Ardian Loci dyshohet se ka dekonspiruar një aksion antikanabis.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga