Connect with Us

Belind Këlliçi publikon dokumentin/ Skandali i radhës nga Ministria e Arsimit, Rama ka frikë rininë

Politikë

Belind Këlliçi publikon dokumentin/ Skandali i radhës nga Ministria e Arsimit, Rama ka frikë rininë

Publikuar

-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se skandali i radhës nga qeveria Rama vjen nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe ka të bëjë pikërisht me “Ligjin për Rininë”.

Sipas Këllicit, dje në Parlamenti u miratua në mënyrë të fshehtë dhe aspak transparente “Ligjin për Rininë”.

“Lufta qe Edi Rama i shpalli rinise se vendit eshte dhe fundi i tij politik. Koha ka ardhur qe te rinjte shqiptare te marin ne dore fatin e tyre duke perbuzur, neveritur dhe rrezuar nje qeveri qe nuk mban asnje premtim, nuk punon asnje dite per interesin e qytetareve dhe qe e ka kthyer Shqiperine ne delen e zeze te Europes”, shkruan Këlliçi.

Postimi në Facebook:

Edi Rama konfirmon friken qe ka nga rinia! Skandali i rradhes vjen tashme permes Ministrise se Arsimit dhe “Ligjit per rinine”. Dje ne Parlamentin e turpit u miratua “Ligji per rinine”. Ne menyre abuzive, aspak transparente, pa asnje konsulte publike, Edi Rama kreu dje pabesine me te madhe ndaj te rinjve duke miratuar nje ligj, i cili nuk ka aspak ne fokus problemet e te rinjve shqiptare. Ligji i Edi Rames per rinine nuk adreson asnje shqetesim te te rinjve, nuk permend aspak papunesine, nuk trajton fenomenin e “ikjes se trurit” (brain drain), nuk flet per emigracionin masiv te te rinjve e nuk ofron asnje zgjidhje per te rinjte shqiptare.
Rinia shqiptare sot ka tarifat me te larta ne rajon per tu regjistruar ne universitet dhe perfiton cilesine me te ulet arsimore ne Europe, niveli i papunesise mes te rinjve kalon shifren rekord te 40%, rreth 79% e te rinjve duan te lene pergjithmone vendin, transporti publik eshte me i larti ne rajon, biletat e avioneve jane me te shtrenjtat ne Europe dhe e vetmja zgjidhje per rinine sot eshte emigrimi. Asnje nga keto shqetesime nuk vendoset ne fokus te “Ligjit per Rinine”, sepse ne fakt keto nuk perbejne asnje shqetesim per Edi Ramen. Me kete ligj ai thjesht deshmon dhe nje here se nuk ka prioritet tjeter perpos pushtetit te tij, qe e ndjen se mund ti rrezikohet nga rinia, te cilet nuk i blen dot dhe derisa nuk i blen, vendos ti kape me ligj!
Shqetesimi i vetem i Edi Rames dhe Lemshministres se Arsimit, eshte vendosja nen thunder dhe kontrolli i plote politik i te rinjve dhe organizatave rinore. Ligji i Edi Rames per Rinine nuk ben asgje me shume sesa vendos nen kontroll absolut te gjitha organizatat rinore ne vend, permes kontrollit te fondeve shteterore per rinine, te cilat akordohen drejtperdrejte dhe pa asnje konsulte duke u trajtuar si partnere te qeverise per problemet e rinise, nga Ministria e Arsimit dhe Kryetaret e Bashkive. Ky eshte nje SKANDAL i paprecedente ku fondet e shtetit, tashme do te shperndahen me Ligj per zyrat rinore te partise shtet!

LEXO EDHE:  Kryemadhi lëshon gojën për Ramën/ “Budalla, trupi pyll e mendja fyll”

Lufta qe Edi Rama i shpalli rinise se vendit eshte dhe fundi i tij politik. Koha ka ardhur qe te rinjte shqiptare te marin ne dore fatin e tyre duke perbuzur, neveritur dhe rrezuar nje qeveri qe nuk mban asnje premtim, nuk punon asnje dite per interesin e qytetareve dhe qe e ka kthyer Shqiperine ne delen e zeze te Europes. Koha e Edi Rames ka mbaruar. Koha ka ardhur per rinine shqiptare si gjithe europa./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zogu” hap debat në Komsionin e Sigurisë/ Murrizi: E keni përdorur për vota

Publikuar

-

Nga

Miratimi në parim i projektligjin për amnistinë në Komisionin e Sigurisë është shoqëruar me debate.

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ndaj deputetëve të PS -së duke i kujtuar arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur i “Zogu i Tiranës”.

“Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimet për tërmetin/ Berisha: Tallje me shpirtrat e 51 viktimave

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimet e bëra për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Mes të arrestuarve kanë qenë edhe Fatbardh Plaku, ish-kryetari i Komunës Farkë dhe Besnik Fuçia, ish kryetar i Komunës Kashar, të cilëve gjykata u ka dhënë masën e dënimit ‘arrest me burg’.

Sipas Berishës ky është një akt i mirfilltë politik, si dëshmi e kapjes së drejtësisë për ndëshkimin e kundërshtarëve politik.

Berisha shprehet se ky akt është një përdhosje për viktimat e tërmetit, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e tyre.

“Ky është një akt i mirëfilltë politik, dëshmi e kapjes së drejtësisë për ndëshkimin e kundërshtarëve politik si fajtor pa faj apo me fajin e vetëm se janë kundërshtare të rregjimit. Por ky akt përbën një përdhosje për shpirtrat e 24 viktimave të Thumanës dhe të mbi 15 viktimave të Durrësit, të cilëve tërmeti i majit i vitit 2018 dhe ai i qershorit të vitit 2019 i kishin bërë të pabanueshme pallatet e tyre që ju morën jetën me termetin e 26 nëntorit të 2019 sepse narkoqeveria me cinizëm ekstrem dhe papërgjegjshmëri të plotë nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e tyre”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfitimet e të prekurve nga tërmeti/ Publikohet dokumenti me gafën e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument të firmosur nga ana e qeverisë Rama, për ndarjen e familjeve dhe si do të përfitojnë ato pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ajo që bie në sy në dokument është ndarja e familjeve që kanë dy anëtarë, në dy kategori, dhe në ato që përfitojnë banesë deri në 60 metra katrorë, dhe në ato që përfitojnë deri në 80 metër.
Në foton e publikuar nga Tomorri dokumenti mban edhe firmën e kryeministrit Rama.

“Qeveri moj hallemadhe
Shikoni pak si e kanq bërë ndarjen e familjeve dhe sipërfaqen e apartamentit që përfitojnë. Shkencë, shkencë. Në rreshtin e parë thonë: Familjet deri në 2 anëtarë përfitojnë banesë 45-60 metër katrore.
Në rreshtin e dytë thonë: Familjet nga 2 deri në 4 anëtare përfitojnë 75-80 metër.
Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anëtarë ku i fusni, tek rreshti i parë apo tek rreshti i dytë? Apo tek te dyja? Fiks si Fadil Hasa i ndjerë 7 kamiona me 8 bataliona.
Ky është vendim qeverie. I votuar nga 15 burra dhe gra ministra dhe i firmosur nga kryeministri i vendit. Ta bësh këtë lloj gabimi në klasë të parë, të ngel mësuesi. Qeveri moj hallemadhe”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE