Connect with Us

Basha flet hapur dhe kërkon ndjesë për listat e 2017/ Pësimi që u kthye në mësim

Politikë

Basha flet hapur dhe kërkon ndjesë për listat e 2017/ Pësimi që u kthye në mësim

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Perballje” në TVSh  është pyetur nëse ndjen se i detyrohet një ndjesë shqiptarëve për deputetët që dolën nga listat e opozitës në parlament.

Basha ka pranuar se ka gabuar, duke e konsideruar si një mësim ndërsa tha se çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut.

“Padyshim! Dhe e kam bërë këtë ndjesë në mënyrë të përsëritur. Një gjë duhet të qartësojmë, që këto ishin vendime që u morën në 5 ditë dhe njërëzit që janë futur aty, që sot janë vënë në shërbimin e maxhorancës me mjetet që kjo qeveri, ky pushtet dhe ky kryeministër di t’i përdorë shumë mirë, vijnë nga fundi i listave dhe përfaqësojnë parti shumë të vogla aleate. Ky nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut. Po ashtu, do të legjitimohet përmes anëtarësisë së PD dhe, përmes këtyre dy mekanizmave do të garantojmë një përfaqësim të plotë, dinjitoz me vlerat më të mira, nga i pari tek i fundit i listës. Kjo listë na solli në vëmendje që edhe kandidati i fundit i listës ka rëndësi, ka vlerë, qoftë edhe si tregues i përfaqësimit. Ky pësim është kthyer në mësim për PD dhe për ne si opozitë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama një ‘delivery boy’/ Ish ambasadori i hakërrehet kryeministrit: Na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës

Publikuar

-

Nga

Rama një ‘delivery boy’/ Ish ambasadori i hakërrehet kryeministrit: Na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës

Ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho ka qenë i ftuar në Syri tv mbrëmjen e sotme ku është diskutuar për marrëveshjen e detit me Greqinë si edhe vizitën e Ramës në Athinë dhe atë me Erdogan.

Nesho tha se Rama nuk ka një politikë të qartë të jashtme, dhe na ka bërë të dukemi qesharak në sytë e Evropës

LEXO EDHE:  Foto-Basha zhvishet direkt pas shkrirjes/Kapet me brekë në krahë të Aurelës në Golem

LEXO EDHE:  Foto-Basha zhvishet direkt pas shkrirjes/Kapet me brekë në krahë të Aurelës në Golem

“Rama duhet të ishte për interesat e Shqipërisë. Kryeministri na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës. Rama nuk ka një politike të qartë. Por po sillet si  një ‘delivery boy. Tani Rama flet për të shkuar në Gjykatë. Por në Gjykatë nuk shkohet pa patur një marrëvëshje’./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni francez-politikanëve: Kujdes, garantoni funksionimin e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni francez-politikanëve: Kujdes, garantoni funksionimin e drejtësisë

Drejtësia dhe zgjedhjet janë dy çështjet kryesore që duhet të bindin Francën për të hapur dritën jeshile të negociatave me Shqipërinë.

Një delegacion prej 6 deputetësh nga i gjithë spektri politik francez vizitoi vendin tonë për të parë nga afër hapat e Shqipërisë në rrugën europiane.

Kreu i këtij delegacioni, Mireille Clapot, (Mirej Klapo) tha për Euronews Albania se ata dëshirojnë që institucionet e drejtësisë të jenë të konstituara dhe që zgjedhjet e 25 prillit të jenë më të mirat e mundshme.

“Drejtësia duhet të jetë një sistem i pavarur dhe e dimë që në Shqipëri aktualisht po veprohet në sistemin e vetingut. Dëshirojmë që të gjitha institucionet e drejtësisë, të jenë të konstituara, të formuara dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Përsa i përket zgjedhjeve, dëshirojmë që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme, të jenë të lira dhe të pavarura. Ne jemi gjithashtu shumë të vëmendshëm dhe ndaj luftës që bëhet ndaj krimit të organizuar , korrupsionit dhe pastrimit të parave”,- tha në fjalën e tij Mireille Clapot.



Franca është e vëmendshme gjithashtu edhe për sa i përket çështjeve të mjedisit dhe reformave të tjera që vendit i duhen për anëtarësimin në BE.

LEXO EDHE:  Basha kundër Salianjit/ Ka tejkaluar liritë

LEXO EDHE:  Kryemadhi kundër Bashës/ Mbron Ministrin e Brendshëm

“Franca siç e ka bërë të qartë presidenti z. Emanuel Macron dëshiron që të gjitha reformat që bëhen në Shqipëri të kenë rezultat, kryesisht të jenë gjithashtu të dukshme dhe të prekshme për popullatën. Gjithashtu Franca siç e dini ka vendosur dhe parimin e kthimit mbrapa të procesit. Theksoj dhe njëherë dhe dua të jem shumë e qartë, duhet që reformat të ecin para, të jenë të suksesshme dhe të jenë të prekshme për qytetarët”,- shtoi kreu i delegacionit francez.

Në përfundim, Mireille Clapot kërkoi që të mos lihet pas lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe kundër pastrimit të parave.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk zbres në nivelin e gjuhës së presidentit”/ Balla i përgjigjet “kërcënimeve” të Metës

Publikuar

-

Nga

“Nuk zbres në nivelin e gjuhës së presidentit”/ Balla i përgjigjet “kërcënimeve” të Metës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar deklaratat “kërcënuese” të presidentit Ilir Meta, bërë  ndaj Edi Ramës  e mazhorancës disa ditë më parë.

Ai tha se presidenti ka zgjedhur një mënyrë harbute për të folur dhe se ai nuk zbret në atë nivel.



“Me sa kuptoj presidenti i Republikës do të vazhdojë të ketë lloj lloj sjellje, më vjen mirë që i ka pranuar e mbështetur ndryshimet kushtetuese. Unë nuk zbres në nivelin e gjuhës së presidentit, ai ka zgjedhur një mënyrë harbute për sa i përket Kushtetutës. Pa dyshim referuar modeleve që më sipër citova kemi bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Që të marrësh mandatin duhet të marrësh një numër votash të caktuara”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE