LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit/ Policia kontroll “blic” nëpër banesa

5 Nëntor 2019, 09:11, Kronika CNA
Atentati ndaj prokurorit/ Policia kontroll “blic” nëpër

Disa ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, policia ka kryer kontrolle blic në disa banesa në Durrës, Tiranë dhe në Fushë Krujë.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesat e personave të dyshuar si autorë janë gjetur armë dhe municione. Megjithatë, ende nuk ka një emër konkret edhe pse janë shoqëruar në polici mbi 20 persona.

Kujtojmë së ditën e premte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe miku i tij Landi Muharremi u qëlluan me armë në Shkozet të Durrësit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton mbi motivet dhe autorët e atentatit ka ngritur pistat e para dhe dyshime se atentati të ketë qenë i porositur./CNA.al

Lajmet e fundit nga