Connect with Us

Arrestimi i nipit të deputetit socialist/ Klodiana Lala zbardh lidhjet. Ja për llogari të kujt ka vepruar

Kronika

Arrestimi i nipit të deputetit socialist/ Klodiana Lala zbardh lidhjet. Ja për llogari të kujt ka vepruar

Publikuar

-

klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur fakte të reja lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje për të cilën u arrestua si i përfshirë edhe nipi i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Sipas Lalës, Redjan Rrahja nuk ka vepruar për llogari të vetat direkte.

“Redjan Rrahja, është një emër i njohur për policinë. Në ngjarjen konkrete ai është shoqëruar që pas momentit të atentatit.

Vetëm një palë syze të harruara në automjetin e përdorur në atentat, kanë lënë shenjat e gishtërinjëve. Gjurmët e gishtave ai i kishte lënë më herët dhe pasi është bërë një kërkim në database shenjat e gishtave kanë rezultuar të njejta.

Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por ka edhe të dhëna të tjera. Janë qelizat e telefonit që përkojnë me vendin e ngjarjes.

Sipas hetuesve, Redjan Rrahja nuk ka vepruar për llogari të tij direkte, por ka vepruar për grupe kriminale në Durrës  që kanë lidhje me cështjen e pronave. Janë grupe kriminale që janë përplasur për të zaptuar toka.”, theksoi Lala./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Tifozëve u sekuestrohen fishekzjarrë dhe kapsolla në Morinë

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë , parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin.

“Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do hyjnë në stadium.

Si rezultat i masave të marra, Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

LEXO EDHE:  KLSH “me dorë të hekurt” në Korçë/ Çon në Prokurori 7 ish-zyrtarë të tjerë

Kontrollet e rrepta do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit të bërë paradite me grupin e punës për menaxhimin e masave të marra për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar, kërkoi nga të gjitha strukturat e Policisë , angazhim, seriozitet, përkushtim për përmbushjen e detyrave .

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet e dhëna nga Policia dhe Federata e Futbollit, dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundërligjshme pasi do përballen me pasojat ligjore.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të trafikojnë drogë të veshur si policë/ Arrestohen 5 persona, 2 të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kurila”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit

• M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.

• A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.

• K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

• B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.

• D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

LEXO EDHE:  Shoqërimi me forcë i Bashës/ Salianji sulmon Prokurorinë

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënuan të riun të mos kallëzonte sherrin/ Arrestohen dy vëllezër në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy vëllezër për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar, kryer në bashkëpunim”.

Në pranga janë vënë shtetasit E.M, 29 vjeç dhe D.M., 24 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec ka urdhërurar ndalimin e tyre, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 21 vjeçar që ky i fundit të mos kallëzonte në Polici në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 17.09.2019, në rrugën e Tushemishtit, ku të tre këta shtetas për motive të dobëta, janë përfshirë në një konflikt fizik gjatë të cilit shtetasi D.M, ka dëmtuar edhe një xham feneri të mjetit në pronësi të 21 vjeçarit.

LEXO EDHE:  Dyshohet për dekonspirim informacioni/ Kreu i SHÇBA-së mbërrin në Prokurori

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al

LEXO TE PLOTE