LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë protestat e ashpra të studentëve në Athinë/ Gurë dhe bomba molotov ndaj policisë

4 Nëntor 2019, 14:31, Kosova & Bota CNA
Vijojnë protestat e ashpra të studentëve në Athinë/

Protesta e studentëve në kryeqyetin grek Athinë është shoqëruar me dhunë dhe përleshje mes tyre dhe policisë.
Studentet protestojnë kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore.

Sipas mediave greke, studentët kanë përdorur bomba molotov dhe gurë kundër policëve.
Protesta e studentëve filloi në mesditë kur ata marshuan drejt parlamentit.
Në një protestë të zhvilluar pak kohë më parë, studentët tentuan të hyjnë në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe janë konfliktuar me policinë.

Gjithashtu pak ditë më parë studentët u mblodhën në qendër të qytetit dhe nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit.
Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës./CNA.al

Lajmet e fundit nga