Connect with Us

Vëllai i deputetit Lita i paguan lobimin Adriatik Llallës në SHBA

Politikë

Vëllai i deputetit Lita i paguan lobimin Adriatik Llallës në SHBA

Publikuar

-

Ish prokuri përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve sekretari amerikan i shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë, në tokën amerikane.

Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes.

Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur Sher Tremonte e cila ka lidhur një kontratë me ish prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objet pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për ti ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.

Për këtë aktivitet lobues në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brenda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e zotit Llalla interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese Sher Tremonte dhe zotit Llalla shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij por prej një kompanie ndërtimi e quajtur  “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Neë York.

Sipas të dhënave nga regjistri kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita.

Zoti Bedri Lita është vëllai deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse  Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë çështje Top Channel pyeti deputetin Korab Lita se cfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi.

Korab Lita deklaroi:

“Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh.  Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”./TCH

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I kujt është faji?”/ 193 viktima nga 5700 aksidente, flasin ekspertët

Publikuar

-

Nga

Numri i madh i aksidenteve në Shqipëri, me rreth 193 viktima për 2019, ka ngjallur debatin se i kujt është faji, infrastrukturës jo e mirë, policisë rrugore apo i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë, që po diskutohej në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Opinion”, personat e pranishëm në panel kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Për ekspertin rrugor Fatmir Hasho, “ 99 % e fajit është i drejtuesve të mjeteve pasi përgjegjshmëria dhe edukata e tyre, -thekson ai- në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor është zero”.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe eksperti i automobilizmit, Eno Zeneli, i cili shprehet se nëse shikon telefonin dhe rrjetet sociale në vend të rrugës, ky bëhet shkak aksidenti.

“Nëse je në autostradë dhe shikon Instagramin, kjo është faji i shoferit. Nëse ke një makinë 30 vjeçare, ti bën një gabim dhe kjo është fatale. Një makine e re, me 5 yje sigurie “fal” shoferin. Një makinë Euro 6 e ruan dy herë më shumë këmbësorin se sa një makinë Euro 4. Kanë shumë probleme rrugët”, shprehet Zeneli.

LEXO EDHE:  Emri/ Zbulohet personi që kërcënoi Rudina Hajdarin

Referuar kësaj problematike, teksa publikon statistikat me rreth 193 viktima nga 5700 aksidente të ndodhura deri tani, shef i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismailaj, ka theksuar se policia është duke bërë punën e saj dhe se shumica e ngjarjeve janë për shkak të gabimit të drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.

“193 persona kanë humbur jetën, deri në ditën sotme. Aksidentet rrugore, sot konsiderohen një epidemi në shoqëri. Në totalin e ngjarjeve rrugore, nëse i marrim gjithçka numrin më të mëdha e zënë gabimet e përdoruesve të rrugëve, nga këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Numrin më të madh e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, kemi 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike”, ka thënë Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Meta-Bochardt/ Analisti: Presidenti qëndrim dinjitoz

Publikuar

-

Nga

Qëndrimi dhe gjuha e ashpër e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndaj ambasadorëve të disa vëndeve perëndimore në përgjithësi dhe atij të OSBE-së, Bernd Bochardt, në veçanti, ka qenë një tjetër fokus i temës së emisionit “Real Story”.

Ndërsa ka përsëritur përplasjen e Ilir Metës me ambasadorin Bochard, të cilit i mbylli portën e Presidencës, duke i refuzuar takimin, analisti Agron Gjekmarkaj, si edhe më parë, shprehu vlerësim maksimal ndaj veprimit të Metës.

LEXO EDHE:  Emri/ Zbulohet personi që kërcënoi Rudina Hajdarin

“Qëndrimi i Presidentit ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernd Bochardt është dinjitoz. Ky Ambasador duhet të ikë nga Shqipëria”, u shpreh Gjekmarkaj, duke replikuar, madje, dhe me moderatorin e emisionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

Publikuar

-

Nga

“Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë gjithçka po e bëjnë për shkak të qëllimeve të tyre politike”, kështu është shprehur Gjergji Bojaxhi, teksa komenton ngërcin institucional me përplasjen midis presidentit Meta dhe qeverisë për Kushtetuesen.

Sipas Bojaxhiut, “Rama dhe Meta janë dy njerëz që në gjithë historikun e tyre politik kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qyetarëve, por personal.”

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminstrin që drejton korrupsionin dhe nepotizmin të dukshëm.

LEXO EDHE:  Ekstradimi në Serbi/Flet vëllai i Ballist Morinës: Jemi të shokuar!

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore e kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politike duan të dalin përtej gardhit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE