Connect with Us

U përplas nga motoçikleta/ Ndërron jetë i moshuari

Kronika

U përplas nga motoçikleta/ Ndërron jetë i moshuari

Publikuar

-

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në rrugën e Durrësit/ I mituri me urgjencë në spital

Ndërron jetë i moshuari, i cili mbeti i aksidentuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Divjakë.

Mësohet se 88 vjeçari me iniciale N.P. ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa moshuari ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një motoçikletë, që drejtohej nga një 17-vjeçar me iniciale E.B..

88 vjeçari u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Lushnjes, ku dhe humbi jetën pak minuta më parë.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Kamëz/ Zbulohet identiteti i viktimës

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Trafiku i 613 kilogramëve drogë/ Arrestohet në Kurbin 25 vjeçari i shumëkërkuar

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni “Godull”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi: – B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  U aksidentua me makinë/ Françeska Jaçe reagon për herë të parë, zbulon shkakun

LEXO EDHE:  Nxirren nga automjeti trupat e 3 të rinjve/ Ja identiteti i tyre

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte nisur me 14 kilogram drogë drejt Tiranës/ Arrestohet 53 vjeçari nga Peshkopia

Publikuar

-

Nga

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

LEXO EDHE:  Bie nga kati i 3/ Humb jetën 67-vjeçari

LEXO EDHE:  Shkodër/ Aksidentohet një 20-vjeçar, mbetet i bllokuar në Malin e Taraboshit

• J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

12-vjeçarja në Ksamil denoncon njerkun/ Më ka përdhunuar prej 2 vitesh

Publikuar

-

Nga

Një e mitur ka denoncuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh.

Vajza denoncoi se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Menjëherë pas denoncimit, mësohet se policia ka arrestuar njerkun 39 vjeçar.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në autostradë/ Makina përplaset me trafik-ndarësen

LEXO EDHE:  U aksidentua me makinë/ Françeska Jaçe reagon për herë të parë, zbulon shkakun

Për 39-vjeçarin gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./CNA.al

LEXO TE PLOTE