Connect with Us

Studimi/ Zemra e derrit, mund të transplantohet tek njerëzit me probleme të rënda kardiake

Blog

Studimi/ Zemra e derrit, mund të transplantohet tek njerëzit me probleme të rënda kardiake

Publikuar

-

Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit në Qendrën e Modeleve Mjekësore Inovative të Universitetit Ludvig Maksimilian, po shumojnë derrat e modifikuar gjenetikisht, duke shpresuar të përdorin organet e pasardhësve të tyre për transplante tek njerëzit.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara, 7.300 njerëz vdesin çdo vit, pasi nuk mund të gjejnë dot një dhurues organesh, ku 2/3 e tyre kanë pasur nevojë për një veshkë. Në shumë raste, shpresa e vetme është tragjedia e dikujt tjetër:një aksident që vret dikë, dhe organet e të cilit mund të përdoren për transplant.

Kirurgët që kërkonin një burim tjetër organesh veç njeriut, eksperimentuan në fillim me majmunët, për shkak se ato janë kafshët më të ngjashme me ne. Në vitin 1984, një vajzë e vogël e njohur si Bebi Fae mori një zemër të vogël, por vdiq 20 ditë më vonë, pasi sistemi i saj imunitar nuk e pranoi zemrën e majumit.

Jeta e shkurtër dhe vdekja e shpejtë e vogëlushes, tërhoqën vëmendjen e mbarë botës. Shumë njerëz e dënuan idenë për të vrarë majmunët, me qëllim që të shpëtojmë veten. Pastaj, në vitet 1990, studiuesit dhe kompanitë e bioteknikës, nisën të studiojnë derrat për të njëjtin synim.

Meqë njerëzit e konsumojmë mishin e derrit (120 milionë derra therren në vit vetëm në SHBA), marrja e organeve të tyre iu duk si moralisht më e pranueshme shumë njerëzve. Shkencërisht, organet e derrave janë të përafërta me ato të njeriut në madhësi, kanë një anatomi të ngjashme, dhe derrat e arrijnë moshën e rritur kur janë rreth 6-muajsh, shumë më shpejt sesa majmunët.

Por lindi një problem:derrat janë bartës të viruseve, që mund të transmetohen tek njerëzit. Më shumë se dy dekada më vonë, përparimet në inxhinierinë gjenetike, kanë ringjallur perspektivën e të ashtuquajturave ksenotransplante. Debati më i nxehtë në këtë fushë:sa redaktime gjenesh nevojiten tek derrat e modifikuar gjenetikisht, për të kapërcyer pengesat për një transplant të sukseshëm.

LEXO EDHE:  Vrima në zemër/Një problem shumë i shpeshtë tek femijët

Një numër më i vogël redaktimesh, mund të kontrollohet dhe matet më mirë, dhe efektet e tyre janë më të lehta për t’u dokumentuar, thotë Ekhard Volf, drejtues i Qendrës së Modeleve Inovative Mjekësore në Mynih. Nëse diçka shkon keq, siç ndodh shpesh me ksenotransplantet, do të jetë e qartë se ku qëndron problemi.

Në vitin 2018, zemrat e derrave nga qendra e Mynihut iu transplantuan 14 majmunëve babuinë. Dy nga majmunët mbijetuan për 6 muaj, periudha më e gjatë që ka jetuar ndonjë kafshë me zemrën e një specieje tjetër. Nga 5 babunët e parë, që iu transplantua zemra e një derri, 4 prej tyre vdiqën brenda 1 ose 2 ditësh, ndërsa kur i pesti vdiq pas 1 muaji, zemra e transplantuar ishte e sëmurë.

Në grupin tjetër të babunëve, bashkëpunëtori i Volf, Bruno Rajhart, kirurg në pension i transplanteve të zemrës, e mbushi organin me lëndë ushqyese, hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut, nga momenti kur zemra u hoq nga derri, derisa ajo të ishte plotësisht funksionale tek kafsha marrëse.

Tre babunët e trajtuar me këtë qasje, jetuan respektivisht për 18, 27 dhe 40 ditë. Pesë babuinët e fundit, iu nënshtruan të njëjtës procedurë, por u mbajtën edhe me barna imuno-supresive. Dy prej tyre jetuan për 182 dhe 195 ditë, dhe në fund u vranë kur ishin ende në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ishte e vështirë të vazhdohej me terapinë kundër refuzimit të organit të huaj nga sistemi imunitar.

Rahjhart thotë se është duke punuar mbi një sistem më të mirë të shpërndarjes, që do t’i japë mundësi babuinëve të kurohen me barnat kundër refuzimit imunitar për të paktën një vit, koha e nevojshme për të vërtetuar se ksenotransplantimi është gati për t’u testuar tek njerëzit./Technologyreview-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  Plasin sharjet ndaj Ramës në Kuvend/ Ku është derri?

LEXO EDHE:  Zemra dhe dhëmbët, kujdesi që duhet treguar

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Plasin sharjet ndaj Ramës në Kuvend/ Ku është derri?

LEXO EDHE:  Pret pronarin prej 80 ditësh, ky qen po prek zemrat e të gjithë përdoruesve në rrjetet sociale

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE