Connect with Us

Shqipëria nën “pushtetin” e ujit/ Përmbyten rrugët, shembet ura në Delvinë

Kronika

Shqipëria nën “pushtetin” e ujit/ Përmbyten rrugët, shembet ura në Delvinë

Publikuar

-

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme në disa zona të Shqipërisë.

Ne Lezhe dhe Kurbin ka pasur reshje gjatë gjithë natës, por pa paraqitur probleme serioze. Në Fushë Mamurras ka probleme tek mbikalimi, pasi ka prezencë uji në rrugë. Në qytet nuk kanë pasur energji elektrike gjatë gjithë natës.

Mësohet se në Delvinë është shembur njëra këmbë e urës së Vanës mbi lumin Kalasë, duke izoluar banorët.

Në Gjirokastër përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat, duke izoluar Lënxat, ndërsa në rrezik është edhe Kordhoca.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Emergjencat Civile janë në terren dhe po punohet për normalizimin e kalimit të mjeteve dhe kalimtarëve.

Po ashtu probleme me qarkullimin ka edhe në Durrës, pasi reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  E ardhmja e errët e njerëzimit!/Gazetari: Do ketë përmbytje të madhe, kush do shpëtojë!

LEXO EDHE:  Reshjet e shiut/ Përmbyten tre shkolla në Tiranë 

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Kamenicë/Reshjet përmbytin gjithçka gjejnë

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me motin?/ Reshje në të gjithë vendin, priten…

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE