Connect with Us

Raportet Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Vlerësojmë mbështetjen e SHBA, kemi qëndrime të ndryshme

Kosova & Rajoni

Raportet Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Vlerësojmë mbështetjen e SHBA, kemi qëndrime të ndryshme

Publikuar

-

Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe rikthimi në tryezën e bisedimeve, e braktisur pasi qeveria Haradinaj vendosi taksën 100% për mallrat serbe, kanë qenë të tjera temë në  bisedimin midis të dërguarit special të DASH, Matew Palmer dhe presidentit të Serbisë Aleksandë Vuçiç.

Sikurse raporton radioja amerikane VOA, duke diskutuar për zgjedhjet, Z. Palmer bëri thirrje që të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ku Lista Serbe ka marr mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës dhe të drejtën për t’i përfaqësuar në qeveri. Ai tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me udhëheqësit në Kosovë përfshirë edhe zotin (Albin) Kurti.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se vlerëson mbështetjen amerikane për rrugën evropiane të Serbisë. Ai tha se sa i përket çështjes së Kosovës qëndrimet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë të jenë të ndryshme dhe se sipas tij Beogradi kërkon bisedime serioze me Kosovën që do të çonte te një zgjidhje kompromisi.

Unë besoj se, në lidhje me Kosovën, së shpejti do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun. Kur them së shpejti, në dy ose tre muaj, do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun. Ne duam që dialogu të jetë serioz, të jetë përgjegjës, të çojë në një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Presidenti serb tha se gabohen “shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që nëpërmjet trysnisë do të detyrojnë Serbinë të pranojë diçka në kundërshtim me interesat e saja kombëtare”.

LEXO EDHE:  SHBA, në një betejë të re kulturore

Zoti Palmer po qëndron në Serbi, pas vizitës që kishte në Kosovë ku tha se, “zgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet përparësi strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe se për këtë sipas tij po ndjehet nevoja që kjo të arrihet sa më shpejt”.

Zoti Palmer ka thënë se puna e tij “aktualisht lidhet me mundësinë e kthimit të Kosovës e Serbisë në tavolinë për të vazhduar bisedimet”, një proces ky që është pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa diplomatët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Publikuar

-

Nga

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Një anije sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë pasditen e sotme në ujërat greke, duke përshkallëzuar edhe më tepër tensionet mes dy vendeve.

Mediat greke raportojnë se anija sizmografike e shoqëruar me katër anije luftarake turke hynë në skajin lindor të raftit kontinental grek.

Mësohet se përballë saj janë vendosur menjëherë tre luftanije greke dhe në këtë rajon është përhapur Flota detare e Greqisë.

Autoritetet greke kanë bllokuar transmetuesin e anijes sizmografike turke, e cila ka hedhur në det kabllot e kërkimeve, ndonëse kërkimet janë të pamundura të kryhen për shkak të zhurmës që krijohet nga anijet luftarake.

LEXO EDHE:  Maqedoni/ Ambasada e SHBA: Dorëheqjet hap pozitiv, ecni përpara

LEXO EDHE:  SHBA, priten deportime të imigrantëve pa dokumente

Kathimerini raporton se marina greke po monitoron nga afër anijen kërkimore turke ndërsa çdo 15 minuta transmetohen mesazhe duke kërkuar largimin e saj nga zona, ndonëse ende nuk ka tërheqje.



Kujtojmë se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë ndezur pasi qeveria e Ankarasë njoftoi dërgimin e një anije për të kryer shpime për qëllime studimi në ujërat e pretenduara nga të dyja vendet.

Turqia e kundërshton këtë veprim, duke u shprehur se ishulli është shumë i vogël, dhe mjaft larg pjesës kontinentale të Greqisë./ CNA.al

Çfarë po ndodh me tensionet Turqi-Greqi, dhe cilat janë rrënjët e konfliktit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Situata në Kosovë vijon të jetë alarmante nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orë e kanë humbur jetën nga koronavirusi 14 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 341.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 506 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 172 prej tyre.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

LEXO EDHE:  SHBA, priten deportime të imigrantëve pa dokumente

LEXO EDHE:  Ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishohë vendimin për pezullimin e fondeve

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 341 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.419./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE