LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria degradoi arsimin”/ Basha-studentëve: Nën qeverisjen time, 1 vit stazh të paguar pas studimeve

4 Nëntor 2019, 17:28, Politikë CNA
“Qeveria degradoi arsimin”/ Basha-studentëve: Nën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë e Elbasanit ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për degradimin e arsimit. Në vijimsi, teksa shpreh keqardhjen për mbylljen e 12 degëve në universitetin ?Aleksandër Xhuvani?,  Basha theksoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, studentët do të bëjnë 1 vit shtazh pas studimeve.

?Në të gjitha degët pa përjashtim ne do të zbatojmë modelin gjerman. Studentët do të marrin një vit shtazh të paguar nga qeverisja jonë. Nuk duhet më të ndodh që rinia mbaron universitetin dhe të qëndrojë rrugëve apo në stole nëpër lulishte. Është skandal që sot në Elbasan janë mbyllur 12 programe.

Janë 12 degë që janë mbyllur 6 rrezikojnë të mbyllen, për shkak se qeveria nuk mbështet studentët, por oligarkët dhe merret me koncesione. Paratë janë te koncesionet e jo te studentët. Rinia nuk duhet të largohet aq shumë, sepse kjo është një plagë që duhet të marrë fund?, ka thënë ndër të tjera Basha.

Teksa e cilëson qeverinë si promotore të drogës, Basha është shprehur se ajo ka shkatërruar ekonominë konkurruese, dhe ka reklamuar atë kriminale, duke larguar investitorët e huaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga