LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Promovimi i teknologjisë 5G, lojra kineze të qeverisë"/ Ish ministri i Ramës: Po pres fundin e kësaj meseleje...

4 Nëntor 2019, 14:25, Politikë CNA
"Promovimi i teknologjisë 5G, lojra kineze të

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, ka reaguar disa ditë pasi kryeministri Rama promovoi teknologjinë 5G ?made in China? në Tiranë.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale,  ish ministri, me fjalë të tjera,  tregon se një lëvizje e tillë nuk është thjesht çështje ekonomie tregu. Për Manjanin aksesi i Kinës në komunikacion vë në pikpyetje sigurinë, duke qënë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-së.

“Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo?”, shprehet ish ministri.

“Sigurisht që betejën tregtare Amerika me Kinën nuk e ka lënë për ta bërë tek liçensa 5G në Shqipëri.

Tregu modest i Shqipërisë nuk vlen as sa një kunj shkrepse para super tregjeve për të cilat ndeshen të dy shtetet.

Çështja është tek siguria!!!

Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja.

Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?! Nuk çuditem aspak, sigurisht. Por po pres fundin e kësaj meseleje…”, shkruan Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga