Connect with Us

Problematika në projektet me financim të huaj/ KLSH: Dëm ekonomik 134.5 mln lekë

Ekonomi

Problematika në projektet me financim të huaj/ KLSH: Dëm ekonomik 134.5 mln lekë

Publikuar

-

Nisur nga Problematikat e Konstatuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Kontraktimeve të Fondeve IPA, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë, bëhet me dije se u iniciuan 2 auditime të projekteve të financuara nga fondet IPA të kryera nga Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja.

KLSH, si organ auditues, në drejtim të investimeve dhe projekteve me financim të huaj, ka ushtruar 7 auditime mbi aktivitetin ekonomiko-financiar dhe realizimit për investimet dhe financimet me fonde të huaja. Nga këto auditime 2 janë auditime të kryera në vitin 2018 dhe 5 të tjerë janë auditime të kryera në 9 mujorin e vitit 2019.

“Theksojmë faktin që gjatë 9 mujorit 2019 kemi audituar edhe Projekte me fonde të BE, konkretisht projektet IPA 2012 “Asistencë teknike për përmirësimin e standardit të sigurisë rrugore”, IPA 2012 “Ndërtimi i sistemit të kanalizimit në Vlorë, faza II”, IPA 2013 në AKU “Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Shqipëri” dhe në ADISA projektin “Ofrimi i Shërbimeve publike dhe në qendër qytetarin”. -thuhet në raportin auditues.

Për periudhën objekt auditimi, KLSH për mangësitë e konstatuara ka rekomanduar masa organizative për përmirësimin e punës, si dhe ka rezultuar në evidentimin e shkeljeve si rrjedhojë e moszbatimit të ligjshmërisë me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Bëhet me dije, se në total dëmi ekonomik i konstatuar nga këto auditime për vitin 2018 është 134,517 mijë lekë, shumë e cila është rekomanduar për t’u zhdëmtuar në masën 100% dhe efekte negative në të ardhurat e buxhetit 435,727 mijë lekë.

Gjetjet kryesore nga auditimi i projekteve dhe investimeve me financime të huaja:

-Institucionet Shtetërore dhe Entet Menaxhuese nuk kanë arritur të koordinojnë dhe harmonizojnë veprimtarinë e tyre për të realizuar disbursimet sipas parashikimeve të përcaktuara në Marrëveshjet Financiare, shtyrja e afateve te disbursimeve ka sjellë shtesa në kontratat e konsulencës dhe mbikëqyrjes, duke shkaktuar efekte negative financiare në rritjen e kostos së projektit. Njësitë e Zbatimit të Projektit nuk kanë bërë një planifikim në vite për konkludimin e fondeve (huave/kredive) të akorduara, duke sjellë që në të gjitha projektet e audituara të jetë kërkuar dhe të shtyhet afati i realizimit të disbursimeve si dhe te rriten kosto e projektit për tarifën e angazhimit, e cila përballohet nga Qeveria Shqiptare për pjese e huave/kredive te padisbursuara.

– Në të gjitha projektet e audituara, rezulton se nuk është përmbushur afati i përcaktuar i disbursimeve.

– Njësitë e Zbatimit të Projektit nuk kanë realizuar dhe nuk kane ndërmarrë asnjë veprim për monitorimin e vazhdueshëm dhe mbikëqyrjen e kontratave të punimeve shërbimeve te konsulencës, duke sjellë për pasojë dëm ekonomik për punime të pakryera por të paguara, cilësi të dobët, shtim të volumeve të punimeve dhe vonesa të tej zgjatura dhe të pa argumentuara e justifikuara në realizimin e komponentëve të veçante dhe të projektit në tërësi.

-Njësitë e Zbatimit të Projekteve ose Njësitë e Menaxhimit të Projekteve, kanë shfaqur parregullsi në zbatimin e afateve të përfundimit të kontratave kryesisht për punimet e ndërtimit, si dhe nuk kanë zbatuar penalitetet për kontraktorët të cilët nuk kanë mundur të plotësojmë detyrimin e realizimit të kontratës brenda afateve të përcaktuara. Kur janë shfaqur nevojat për shtyrje të afatit të realizimit të projekteve, nuk është bërë një analizë e hollësishme ku të përcaktohen arsyet e vonesës, masat e marra për realizimin e projekteve, përcaktimi i afatit të ri, si dhe nuk janë nxjerrë përgjegjësitë për vonesat e shkaktuara.

-Mungojnë planet e veprimit për realizimin e veprimtarive të projekteve. Njësitë e Zbatimit të Projekteve nuk e administrojnë dokumentacionin e projekteve në përputhje me legjislacionin shqiptar, kështu konstatohet se përgjithësisht dokumentacioni mbahet në gjuhë të huaj duke vështirësuar punën audituese si dhe nuk ruhet sipas kërkesave ligjore për arkivim./Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Buxheti në krizë/ Qeveria u bën presion punonjësve

Publikuar

-

Nga

Një shkresë që u është dërguar punonjësve të administratës gjatë ditëve të fundit, nga ana e Ministrisë së Financave u ka kërkuar atyre që të konfirmojnë se nuk kanë detyrime tatimore të papaguara. Ky njoftim u ka shkuar individëve që mund të kenë ndonjë aktivitete privat, si psh juristëve, apo dhe atyre që mund të jenë aksionerë në ndonjë shoqëri.

“Të gjithë punonjësit në varësi të strukturave tuaja respektive, të paraqesin një konfirmim të faktit se nuk kanë në ngarkim asnjë detyrim tatimor të papaguar, duke filluar nga detyrimet individuale dhe deri nga pjesëmarrja si aksioner në shoqëritë tregtare”.

Ky njoftim, që bëhet për herë të parë, vjen në një kohë që buxheti është keq në të ardhura, çka duket se i ka detyruar financat që të kërkojnë të mbledhin të ardhura nga çdo burim i mundshëm.

Të ardhurat në total për periudhën janar-shtator arritën në 343 miliardë lekë, me një rritje prej 4.2% me bazë vjetore. Në krahasim me planin, buxhetit i mungojnë rreth 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro. Të ardhurat totale nga TVSH-ja, që është zëri kryesor në buxhet që sjell mbi 30% të të hyrave në total, ranë me 4.4%, të ndikuara nga performanca e dobët e TVSH-së së brendshme, një tregues direkt i konsumit. Për 9 mujorin rritja e të ardhurave u mundësua nga ulja e tatimit mbi dividend nga 15% në 8%, me efekt prapaveprues dhe për vitet e mëparshme, çka bëri që bizneset të nxitonin të shpërndanin fitimet deri në shtator, kur ishte dhe afati i fundit. Të dhënat për tetorin nuk janë publikuar ende, por tashmë financat nuk mund t’i mbajnë më shpresat te dividendi. 

Financat po përpiqen ndërkohë që të gjejnë para që të japin shpërblimin e përvitshëm për pensionistët në fund të këtij viti. Ministrja e Financave ka pohuar se për këtë u duhet një fond prej 3 miliardë lekësh dhe deri nuk ka pasur një akt normativ që të garantojë alokimin e këtyre fondeve.

Edhe buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i shtrënguar. Fondi për politika të reja pagash është zero, ndërsa dhe shpenzimet kapitale, ato që shërbejnë për rrugë, spitale, shkolla etj priten me ulje./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shuhen shpresat/ Kur do arrijë Shqipëria mesataren e të ardhurave të vendeve të zhvilluara

Publikuar

-

Nga

Me krizën ekonomike dhe situatën e paqartë politike, shpresat që një ditë shqiptarët të kenë të ardhura sa vendet më të zhvilluara të grupit G7 (Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA) sa vijnë e po bëhen më të largëta. Sipas grafikëve të publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020, tashmë do të na duhen 80 vite që të kapim mesataren e tyre në të ashtuquajturin proces të konvergjenvcës.

Ky proces nënkupton që vendet me të ardhura të ulëta rriten më shpejt se ato të zhvilluara, në mënyrë që të kapin këto të fundit pwr nga standardet e jetesws. Nga rreth 25-30 vjet që shpresohej më parë se do të na duhej që të kishim të ardhura dinjitoze, tashmë kjo periudhë pothuajse është trefishuar.

Por, BERZH thekson se nëse do të kishim një qeverisje më të mirë (gjë që fatkeqësisht nuk e kemi parë në këto 30 vjet-shënim i Monitor), konvergjenca e të ardhurave për shqiptarët mund të ndodhte në gjysmën e kohës, pra në pak më shumë se 40 vjet.

Sot, shqiptarët kanë të ardhura më pak se 30% e mesatares së vendeve të zhvilluara (G7), e matur sipas barazë së fuqisë blerëse, tregon një tjetër grafik i BERZH, duke u renditur të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, me përjashtim të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik, Kosovës dhe Tunizisë.

Dhe nëse do të na duhet të ngushëllohemi, nuk jemi vetëm ne. Të gjithë rajonit do t’i duhet më shumë kohë. Kosovës do t’i duhen pothuajse sa ne, Bosnjës rreth 90 vjet, ndërsa Serbisë dhe Maqedonisë rreth 100 vite. Me ritme më të shpejta pritet të ecë Mali i Zi, që tashmë do t’i nevojiten më pak se 70 vjet të arrijë mesataren e vendeve të zhvilluara.

BERZH thotë se për gjithë rajonin e saj, rritja është ngadalësuar ndjeshëm në 2008-2018, në krahasim me periudhën e para krizës së 2008. Të ardhurat në pjesën më të madhe të ekonomive ku BERZH investon mbeten shumë poshtë niveleve të vërejtura në ekonomitë e përparuara. PBB për frymë, sipas barazisë e fuqisë blerëse është akoma më pak se 60 përqind e niveleve të G7 në tre të katërtat e rajoneve të BERZH-it. Në të vërtetë, në disa vende mbetet më pak se një e dhjeta e mesatares së G7.

LEXO EDHE:  Skandali i radhës në KLSH/Tender me 99.9% të vlerës

Për më tepër, sipas BERZH, konvergjenca e të ardhurave është ngadalësuar vitet e fundit. Në bazë të normave mesatare të rritjes të vërejtura në periudhën 2010-18, do të duhet të kalojnë gati 40 vjet për të arritur nivelet e G7 për vendet e Europës qendrore dhe shtetet baltike (CEB) dhe rreth 140 vjet në Mesdheun jugor dhe lindor (SEMED). Kjo është, mesatarisht, mëse 25 vjet më shumë sesa do të merrte me ritmet e rritjes mesatare më të larta të vërejtura në periudhën 2000-07.

Ka shumë arsye për këtë ngadalësim të konvergjencës së të ardhurave, shpjegon BERZH. Pas recesionit të parë në fazat e para të kalimit në ekonomitë e tregut të hapur në fillim të viteve 1990, shumica e vendeve në rajonet e BERZH shënuan konvergjencë të shpejtë të të ardhurave. Kjo u nxit kryesisht nga ekonomitë me produktivitet të lartë të faktorëve të kapitalit (domethënë efikasiteti me të cilin puna, kapitali fizik dhe kapitali njerëzor kombinohen për të prodhuar rezultatin përfundimtar). Këto përfitime të efikasitetit, nga ana e tyre, u nxitën nga liberalizimi i çmimeve, riorientimi i modeleve të tregtisë dhe integrimi i rajoneve të BERZH-it në zinxhirët globale të vlerës, të cilat lehtësuan futjen e aktiviteteve dhe teknologjive të reja,

Sidoqoftë, nga mesi i viteve 2000, produktiviteti në rajonet e BERZH ishte i krahasueshëm me atë që shihet në ekonomitë e tjera në zhvillim. Ndërsa rajonet e BERZH-it u hapën dhe Evropa në zhvillim, veçanërisht, u integrua fuqimisht në zinxhirët e vlerës globale, rritja u bë shumë më e varur nga kushtet ekonomike globale. Kështu, ngadalësimet në rritjen globale dhe rritja e tregtisë globale filluan të ndikojnë perspektivat e rritjes së rajoneve të BERZH-it.

Për më tepër, ndërsa vendet zhvillohen, rritja e të ardhurave për frymë ka tendencë të dobësohet. Ekonomitë në rajonet e BERZH-it gjithashtu janë përballur me probleme shtesë që lidhen me qeverisjen. Qeverisja e dobët bëhet veçanërisht problematike pasi rriten nivelet e të ardhurave, duke sugjeruar që rritja e qëndrueshme e produktivitetit në rajonet e BERZH do të kërkojë përmirësime të mëtejshme në cilësinë e institucioneve ekonomike.

Nëse vendet do të korrnin përfitimet e qeverisjes së përmirësuar, thekson BERZH konvergjenca me nivelet e të ardhurave të G7 mund të arrihet rreth 26 vjet më parë sesa pritet aktualisht në bazë të normave mesatare të rritjes për periudhën 2010-18. Me fjalë të tjera, që efekti i qeverisjes mund të rezultojë në kthimin e konvergjencës së të ardhurave afër niveleve të para krizës./Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Itali, “Tranzit shpk” përlan hipotekat shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës. Klientëve u rrezikohen t’u sekuestrohen kolateralet. “TRANZIT” shpk dhe Banka e Shqipërisë të përfshira në këtë aferë.

“Veneto Banka” ishte një bankë që u përthith nga Banka “Intesa Sanpaolo”, por ama kreditë e saj përfunduan në Itali. Janë pikërisht klientët e saj që kanë marrë së fundi Vendimet për Urdhëra Ekzekutimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Të shqetësuar, klientët e “Veneto Banka” u drejtuan tek Banka e Shqipërisë e cila ju ka komunikuar që “kreditë e tyre kanë kaluar në Itali pranë një shoqërie italiane “SGA” spa.”.

Po sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shoqëri italiane ka nënshkruar një kontratë shërbimi me “TRANZIT” shpk për mbledhjen e borxheve të klientëve të Veneto Banka në Shqipëri. Është pikërisht “TRANZIT” shpk nëpërmjet avokatit Genc Çifligu që ka depozituar më shumë se 50 Urdhëra Ekzekutimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë me kreditë e klientëve të Veneto Banka? Nga verifikimet konstatohet se statusi i tyre në Regjistrin e Kredive ka ndryshuar. Ato janë transferuar fillimisht në Itali tek “banka mëmë” që kishte falimentuar pa dijeninë e klientëve. Dhe aq më tepër pa u njoftuar, konstatuar kjo edhe në Vendimet e Gjykatës të cilat disponohen nga ana jonë si media. Më pas ato u rishitën tek SGA spa, një Shoqëri Mbledhje Borxhesh të Këqija në pronësi të Ministrisë së Financave Italiane.

LEXO EDHE:  KLSH-ja, institucioni grabitës i shtetit

Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyllë sytë dhe Administratori i “TRANZIT” shpk, i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i “ABI Bank”, Andi Ballta, arriti të firmosë jo vetëm Kontratën e Shërbimit, por edhe të përfaqësojë juridikisht me anë të një Prokure italianët e “SGA” spa në Shqipëri.

Po a lejohet që një shoqëri shqiptare mbledhje borxhesh “debt collection” të nënshkruajë një kontratë shërbimi të tillë në Itali? Dhe a po e shkel “SGA” spa ligjin shqiptar për shoqëritë tregtare në Republikën e Shqipërisë? Në ditët në vijim do t’ju vendosim në dispozicion të tjera dokumenta shumë të rëndësishme që hedhin dritë mbi këtë aferë të pastër interesash të ngushta duke kërcënuar shqiptarët që kanë patur një kredi pranë një banke shqiptare.

Kjo mazhorancë tenton gjithmonë që të bëjë një lojë të fshehtë, një lloj loje nën rrogoz dhe në fund të thotë jo unë jam krejt në rregull se kam ndërkombëtarët me vete dhe ka këtë përfaqësinë e ambasadorëve që janë bërë si grup i gatshëm për ndihmën për Kryeministrin./Newsbomb/

LEXO TE PLOTE