LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pilafi nuk mban më ujë."/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

4 Nëntor 2019, 22:19, Politikë CNA
"Pilafi nuk mban më ujë."/ Çfarë

Situatën e krijuar pas atentatit më të fundit të ndërmarë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha e ka vlerësuar si pjesën kulmore të kriminalitetit.

I qenë prezent në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme, ku po diksutohet kjo temë, Hoxha e ka perifrazuar me franën;

“Pilafi nuk mban më ujë.  Fijet e krimit të organizuar shkojnë tek elita politike dhe administrative e shtetit shqiptar?.

Ndëtrkohë më pas ai ka paralajmëruar rihapjen e një tjetër ngjarjeje kriminale të mbetur ende të pazbardhur dhe që lidhuet me atentatin ndaj gjyqtarit të ndjerë Skerdilajt Konomi.

 “Fadi Mitri, biznesmeni libanez,u dhunua në një nga rrugët më të sigurta të Tiranës, rrugës për në Rinas në prani të shoferit të tij dhe gruas. Si është e mundur që kjo ngjarje është pa autor ndërkohë që ngjarja ndodhi pas vendimit të Apelit. A është e vërtetë që toka që pretendon ky person apo ky grup personash në Gjirin e Lalëzit të jetë e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur aty ky truall. Kjo histori mund të rihap ngjarjen e 2011 dhe mund të zbulojë çfarë ka ndodhur”,ka deklaruar Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga