Connect with Us

Pas G.D.-së, edhe Salianji kërkon lista të hapura

Politikë

Pas G.D.-së, edhe Salianji kërkon lista të hapura

Publikuar

-

Ashtu si dhe ish-deputetja e Lulit, Grida Duma e cila disa ditë më parë foli në një studio televizive, duke kërkuar lista të hapura, sot e njëjta retorikë është përsëritur edhe nga ish-deputeti Erivin Salianji.

Ish-deputeti Salianji i ftuar në A2 CNN sot tha se sistemi me lista të hapura e bën politikanin më të përgjegjshëm dhe shtoi se do të bëjë gjithçka për të kthyer vëmendjen tek ky sistem.

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë dy personazhe të cilët kërkojnë lista të hapura, kundër rrymës së kryetarit të PD-së, i cili në fakt ende nuk është shprehur për listat.

Në fakt, këto lista të hapura i kërkojnë pasi të dy së bashku kanë të gjithë hapësirën mediatike dhe listat e hapura  janë shumë favorizuese për personazhe si Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Dhe përtej asaj që konsiderohet si një formë që mund ta korrigjojë sistemin elektoral, pra listat e hapura në formulën e kërkuar nga Grida, Salianji dhe shokët e tyre nuk është gjë tjetër veçse një deformim më i thellë në zgjedhjen e qytetarit.

LEXO EDHE:  “Zërat kritik nuk u dëgjuan nga kryetari”/ Kadilli: Do qëndroj deri në fund për një PD të bashkuar

Ndoshta Grida dhe Salianji përpara se të kërkojnë lista të hapura duhet të ishin të sinqertë dhe të kërkonin sistem mazhoritar dhe të kandidonin në zonat ku kanë lindur, janë rritur e kanë jetuar.

Salianji le të kandidojë në fshatrat e Korçës dhe Grida në Durrës, aty ku humbi me 15 mijë vota.

Vetëm kështu do ta kuptonin a vlejnë këta njerëz politikisht dhe a duhen dëgjuar për lista të hapura.

Apo mos vallë Salianji dhe G.D. janë larguar nga kunati dhe familja dhe fatin e tyre politik kanë frikë ta lënë në duart e Lulzim Bashës?/ CNA.al

Salianji kundër Bashës/ Duam lista të hapura

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/Basha urdhëroi delegacionin të votonte kundër çeljes së negociatave

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Bushati takoi njeriun e Soros në SHBA/ Basha e ndjek nga pas

LEXO EDHE:  Video-Basha gati thyen kokën në skenë

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

Publikuar

-

Nga

Ish deputetes së PD, Lajla Pernaska nuk i është lejuar të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se i qëndron bindjes së saj se “Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”.

Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).

I qëndroj bindjes sime se: “ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”

Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.

Shqipëria do bëhet”, shprehet Përnaska./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE