LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nën sundimin e Rilindjes po rrezikojmë"/ Shehu-Ramës: Po na çoni në një tragjedi të tretë

4 Nëntor 2019, 13:45, Politikë CNA
"Nën sundimin e Rilindjes po rrezikojmë"/ Shehu-Ramës:

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama po e çon vendin në një tragjedi të tretë.

Sipas tij, shqiptarët në histori kanë pasur dy periudha tragjike, ato të shkëputjes së dhunshme nga Europa, gjatë sundimit otoman dhe atij komunist.

?Fatkeqësisht nën sundimin e Rilindjes po rrezikojmë për të tretën herë këtë tragjedi, duke stopuar integrimin e ndërtuar këtu një autokraci lindore?, shkruan mes të tjerash Shehu.

Postimi i plotë:

Z.Kryeminister, mos beni te cuditurin sot, jeni ju qe po na coni ne nje tragjedi te trete!
Rama teatral po proteston ne ?Financial Times? ndaj Frances e Brukselit per bllokimin prej 5 vitesh te procesit te integrimit, duke folur per nje shkeputje te trete!
Eshte e vertete qe shqiptaret ne histori kane pasur dy periudha tragjike, ato te shkeputjes se dhuneshme nga Europa, gjate sundimit otoman dhe atij komunist.
Fatkeqesisht nen sundimin e Rilindjes po rrezikojme per te treten here kete tragjedi, duke stopuar integrimin e ndertuar ketu nje autokraci lindore.
Shteti i sotem, arroganca, sistemi i drejtesise i dekapituar, ?Kuvendi? 122-sh, pushteti lokal i emeruar, grupet kriminale e droga qe kontrollojne institucionet e deri te eksodet masive te qytetareve tane me shume se nga Afganistani e Siria, flasin per nje devijim te demokracise Perendimore drejt nje despotozmi Lindor.

Politikat tuaja te jashteme, lidhjet, aleancat, preferencat personale e deri te kondicionimet qe ju imponohen, predominojne dukshem me Lindjen.
Ndersa sot po cuditeni pse Europa, jo vetem Franca, eshte skeptike e po bllokon integrimin tone prej vitit 2015, kur Macron mbas te cilit ju tentoni te fshiheni, nuk ishte akoma President.
Shkakun kerkojeni te politikat tuaja, deformimet e thella te demokracise qe u krijuan ne keto 6 vite, te modeli Lindor qe doni te ndertoni ne nje vend Perendimor, duke rrezikuar keshtu nje tragjedi te trete per shqiptaret.
Vecse kohet kane ndryshuar, shqiptaret nuk do tja lejojne me askujt nje katastrofe te tille./CNA.al

Lajmet e fundit nga