LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me ambasadorin e Kosovës/ Liberalizimi i vizave të realizohet sa më parë

4 Nëntor 2019, 14:02, Politikë CNA
Meta takim me ambasadorin e Kosovës/ Liberalizimi i vizave të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kreu i Shtetit vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës. Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

?Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë?, ? theksoi Presidenti Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga