Connect with Us

Manastirliu qetëson qytetarët/ Asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale me instrumentat e rinj

Sociale

Manastirliu qetëson qytetarët/ Asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale me instrumentat e rinj

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëvë të koncensionit të sterilizimit, duke theksuar se nuk ka asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale më instrementat e rinj.

“Asnjë ankesë, nga asnjë qytetar nuk ka sot për vonesa në shërbimin e kirurgjisë me instrumentat e rinj kirurgjikalë. Por për ata që flasin, kush nga padija dhe kush nga ligësia i informoj se ky koncesion, nuk është koncesioni i veglave të kirurgjisë, por ka lidhje me ofrimin e shërbimit të plotë të sterilizimit dhe dua të siguroj qytetarët se asnjë vonesë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë  për ndërhyrjet operatore, qoftë kur janë urgjente, gjithashtu dhe për pjesën tjetër të ndërhyrjeve të planifikuara të cilat janë duke u realizuar sipas të gjitha procedurave, me instrumentet e rinj kirurgjikalë, në të gjithë spitalet e vendit”, tha Manastirliu në Kuvend.

Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu tha se vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti më shumë se 47 mijë qytetëarë kanë kryer ndërhryje me standarde bashkëkohore, duke theksuar dhe investimet e kryera në 9 centralet e sterilizimit.

“47 mijë pacientë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me standarde të larta, me siguri të lartë. 7.3 % më shumë ndërhyrje të kompleksitetit të lartë së një vit më parë. 12 % ndërhyrje kirurgjikale më shumë të kompleksitetit të mesëm së një vit më parë. Më shumë se 9 centrale sterilizimi janë investuar në spitalet rajonale të vendit. Më shumë se 90 mijë sete instrumentash kirurgjikalë sot përdorin mjekët tanë kirurgë”, u shpreh ministrja.

LEXO EDHE:  Qendër e re shëndetësore/ Manastirliu: Shërbim shëndetësor cilësor në çdo komunitet

Në fjalën e saj në Kuvend ministrja është shprehur se buxheti për 2019 është buxheti i qytetarëve pasi ka përmbushur nevojat e tyre në të dy sektorët. Mnastirliu theksoi se 450 mijë qytetarë janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimit të përmirësuar në 100 qendrat e rindërtuara të kujdesit parësor. Janë më shumë se 499 mijë qytetarë të siguruar ose jo kanë përfituar nga paketa e barnave të rimbursueshe. Gjithashtu ministrja u ndal edhe tek bonus i bebes dhe ndihma ekonomike që vijnë në ndihmë të drejtëpërdretë të familjeve shqiptare, për 30 mijë fëmijë në vit. Manastirliu u ndal edhe tek programet e tjera të mbrojtjes sociale, duke theksuar 63,860 familje në nevojë kanë përfituar pagesën e plotë të ndihmës ekonomike, e cila deri dje jepej si lëmoshë, e copëzuar prej abuzimeve e politikës së mbrapshtë. Buxheti 2019 është rritur me 300 milion lekë më shumë për aftësinë e kufizuar, për implementimin e reformës së aftësisë së kufizuar, nga e cila do të përfitojnë më shumë qytetarë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Qytetarja korrupton infermieren tek Infektivi/ Tomorri: Totalisht neveri!

Publikuar

-

Nga

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku një qytetare i jep rryshfet infermieres qe t’i cojë ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri i cili e quan të neveritshme.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e qartë se si sistemi yne shëndetesor publik ka degraduar totalisht.
Tomorri theksin se ky është faji i atyre që menaxhojnë sistemin shëndetësor.



“Nuk e di a do kete gje me te neveritshme se kjo video. Sipas kolegut qe e ka filmuar, zonja po i jep 2 mije leke rryshfet infermieres qe t’i coje ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid. Eshte e neveritshme dhe totalisht felliqesire ne cdo aspekt. Por eshte deshmia me e qarte se si sistemi yne shendetesor publik ka degraduar totalisht. Mund te jemi vendi i vetem ne planet ku jepet rryshfet qe tu sherbehet pacienteve te infektuar. Dhe nuk eshte faji i atyre infermiereve qe i marrin. Ata apo ato jane ndoshta ca te keqpaguar, por edhe mjerane, pasi kjo nuk e justifikon rryshfetin. Ky eshte faji i atyre qe menaxhojne sistemin shendetesor. Nuk e di ca ndjen kryeministri dhe ministrja e shendetesise kur shohin keto pamje. Por normalisht duhet t’u vije turp.
Neveri. Totalisht neveri”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë/ Manastirliu vlerëson mbështetjen e Italisë

Publikuar

-

Nga

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiëncën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu priti sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ekipin e mjekëve italianë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, me praninë edhe të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.



Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit.

LEXO EDHE:  Gratë në parandalimin e konflikteve/ Manastirliu: Hapa përpara drejt barazisë gjinore

LEXO EDHE:  Do të mbyllen spitalet bashkiake?/ Ja si përgjigjet Manastirliu

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Dy javë më parë, Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID10. Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Ndërsa pritet të vijojë bashkëpunimi me misione të tjera për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vetëvrasja e të riut me COVID-19/ Reagon spitali “Shefqet Ndroqi”

Publikuar

-

Nga

Vetëvrasja e 29-vjeçarit në "Shefqet Ndroqi"/ Zbardhet dëshmia e infermieres

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.



Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

LEXO EDHE:  Do të mbyllen spitalet bashkiake?/ Ja si përgjigjet Manastirliu

LEXO EDHE:  Gratë në parandalimin e konflikteve/ Manastirliu: Hapa përpara drejt barazisë gjinore

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, deklaron stafi i spitalit./CNA.al

LEXO TE PLOTE