Connect with Us

Manastirliu bën check up-in/ Dyfishohet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë

Sociale

Manastirliu bën check up-in/ Dyfishohet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë

Publikuar

-

Mëngjesim e sotëm Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka kryer kontrollin mjekësor bazë periodik pranë qendrës së saj shëndetësore në Tiranë, ku u shpreh se vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, 411 mijë qytetarë kanë kryer Check-up.

“Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.

Duke theksuar se ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve pasi vihet re se këtë vit ka një rritje të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në qarqet Kukës, Dibër, Berat dhe Gjirokastër, Manastirliu u shpreh se rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

LEXO EDHE:  Video-Pamjet brenda spitalit COVID2/ Manastirliu apelon qytetarët: Mos rrezikoni jetën tuaj!

Në rang kombëtar 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë.

Janë zbuluar nga Kontrolli Mjekësor Bazë 400 raste me forma të ndryshme të leuçemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lufta kundër Covid/ Gjermania ndihmon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ( Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë ), dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhetojnë ndrejt SHBA.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu  ttps://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore. Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

LEXO EDHE:  “Një shenjë e mire”/ Manastirliu: Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve

LEXO EDHE:  Afrimi i shtatorit/ Plas lufta në PS, ja klanet që goditen

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE