LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ma mirë pa bukë se pa liri e art”/ Bushati mesazh për Shkodrën: Të ndihet krenare pavarësisht dallgëve të politikës

4 Nëntor 2019, 12:34, Politikë CNA
“Ma mirë pa bukë se pa liri e art”/ Bushati mesazh

Në 70 vjetorin e teatrit ?Migjeni?, ish ministri i Jashtëm, Dirmir Bushati thotë se qindra figura të ndritura të qytetit i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.

?Shprehjes shkodrane ?ma mirë pa bukë se pa liri e art? i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ?70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik?, shkruan Bushati.

Sipas Bushatit, ?Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj?.

Postimi i plotë:

Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.
Shprehjes shkodrane ?ma mirë pa bukë se pa liri e art? i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ?70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik.
Teatri ?Migjeni? e meriton plotësisht titullin ?Nderi i Kombit?, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.
Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin ?Migjeni?, ?Nderi i Kombit?, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës. #70vjetTeatriMigjeni./CNA.al

Lajmet e fundit nga