Connect with Us

Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

Politikë

Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

Publikuar

-

/

Sot Lulzim Basha e ka nisur turin e tij kombëtar të shpresës nga Elbasani, ku ishte në një takim me të rinjtë. Një tur ky kopje identike e lëvizjes së bërë nga “Nisma Thurje”, nga ku Basha i Republikës së Re ka vjedhur jo vetëm sloganin por dhe axhendën, e cila ka filluar pikërisht nga Elbasani, ashtu siç ka bërë “Nisma” , pak javë më parë.

Nga Elbasani, përpara të rinjve, Luli hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë. Ai tha se ishin katër oligarkë, të cilët merrnin gjithçka, PPP-të, tenderat dhe çdo gjë tjetër dhe kjo i kish varfëruar qytetarët, por tha dhe që Kryeministri ishte peng i tyre, pra i katër oligarkëve.

Në fakt njërin e dim. Quhet Agron Papuli. Ka shumë kohë që Luli nuk ia përmend emrin, tashmë pasi prej tij ka marrë edhe vilën e ndërtuar në resortin “Long Hill” nga Agron Papuli.

Por kush janë këto katër oligarkë dhe pse Luli gëlltitet, mban frymën, dhe nuk ua thotë emrat?

E ka bërë shpesh këtë, derisa doli njëherë dhe i renditi, por më pas heshti. Heshti për shumë prej tyre. I ka akuzuar si oligarkë biznesmenët e ndershëm, njerëzit që punojnë dhe kanë 30 vjet që merren me atë punë.

LEXO EDHE:  Takimi me banorët e Mjekësit në Elbasan/ Basha: Lekë për ekspozita ka, lekë për ju nuk ka

Njeriu i cili erdhi nga Holanda në vitin 2005, me rreth 1 milion dollarë pasuri, si përkthyes në Kosovë, një pasuri e dyshimtë që ende nuk dihet si është krijuar.

Por gjithsesi ajo që do të na thotë Luli sot janë emrat e katër oligarkëve.

Cilët janë ata katër oligarkë? A ka lidhje ai me ta? A është stehuar në një vilë të ndërtuar nga një oligark? A ka biznese të kunatit të tij në bizneset e oligarkëve, (ata që ai i quan oligarkë)?

Pse Luli ka frikë ti përmendë emrat atyre që marrin koncesione siç thotë vetë?

Klodian Allajbeut të “Spitalit Amerikan” pse nuk ia thotë emrin Lulzim Basha? Po Agron Papulit që ka marrë vilën, pse nuk ia thotë emrin Lulzim Basha? Po Vilma Nushit, eventet e së cilit i organizon kunati i tij dhe të tre, siç i përmendëm, a mos vallë janë këta, që nuk ua thotë dot emrat sepse paguajnë, kanë marrëdhënie biznesi me kunatin e tij?

Prandaj Luli, më e mira është ti thotë vetë emrat, jo të gëlltitet dhe të mendohet pa ju thënë emrat oligarkëve, pra atyre biznesmenëve që për të janë oligarkë?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Elbasan/1 i plagosur

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Elbasan/1 i plagosur

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Andi Përmeti: Gati të bashkëpunoj me Bashën nëse kërkon hapjen e listave

LEXO EDHE:  Kandidatët online, gënjeshtra e radhës nga Lulzim Basha

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE