Connect with Us

Lidhje me mafian/ Arrestohet politikani i njohur

Bota

Lidhje me mafian/ Arrestohet politikani i njohur

Publikuar

-

Antimafia italiane ka arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe politikanin e njohur të krahut radikal Antonello Nicosia.

Ai akuzohet si ndërmjetës mes mafias siçiliane Cosa Nostra e të burgosurve mafiozë në burgje.

Në lidhje të ngushtë me klanin mafioz të familjes Sciacca, politikani italian shfrytëzonte vizitat institucionale në burgje për verifikimin e kushteve të të burgosurve për të përcjellë mesazhe e urdhra të bosëve të Cosa Nostras me referim kryesor bosin në kërkim, Matteo Messina Denaro.

Antimafia italiane ka zbuluar gjithashtu edhe mesazhe skandaloze, ku politikani i arrestuar,  shtetasin e shpallur në kërkim Matteo Messina Denaor e quante “kryeministër”, ndërsa për gjykatësin e vrarë Giovanni Falcone, thoshte si ai ka ndërruar jetë “aksidentalisht”.

Nicosia ishte anëtar i Komitetit Kombëtar të partisë politike “Radikalët italianë”.

Ky operacion antimafia është përshëndetur nga Ministri i Jashtëm italian e lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shpërthen autobomba/ 14 të vdekur në Siri

Publikuar

-

Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi në veri-lindje të Sirisë.

Lajmin e bën me dije organizata kombëtare për të drejtat e njeriut, me qendër në Londër.

Bomba ka shpërthyer në një stacion autobusësh dhe taksish.

Atentatet e këtij tipi kanë shkaktuar shumë viktima në muajt e fundit në zonat e kufirit me Turqinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

LEXO EDHE:  Armë dhe drogë në hotelin ku banonte/ Arrestohet në flagrancë 35 vjeçari

Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Publikuar

-

Nga

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka luftuar për objektiva konkrete kursimesh për emetimet e gazrave serë. Tani Bundestagu miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Klimës të Qeverisë Federale. Opozita është e pakënaqur me të.

Bundestagu e ktheu mbrojtjen e klimës në detyrim ligjor në Gjermani. Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë në koalicionin qeveritar, Parlamenti vendosi synime konkrete të kursimit të gazit serë për sektorë të veçantë, siç janë energjia, transporti ose banesat.

Çdo ministri është përgjegjëse për arritjen e objektivave gjatë viteve të ardhshme. Me këtë synohet të garantohet që Gjermania të kursejë deri në vitin 2030 rreth 55 përqind të gazeve serë krahasuar me nivelet e 1990. Aktualisht, Republika Federale ka mbetur prapa objektivave të saj – deri tani, janë arritur vetëm rreth 30 përqind.

Bundestagu vendos taksa më të larta për biletat e linjave ajrore

Në total, për mbrojtjen e klimës në Gjermani do të shpenzohen rreth 54 miliardë euro deri në vitin 2023, pjesërisht të financuara nga të ardhurat nga karburantet fosile si vajguri, gazi, benzina dhe nafta.

Ndryshimet në ligjin e taksave synohet ta bëjnë udhëtimin me tren më të lirë dhe udhëtimin me avion më të kushtueshëm. Përveç kësaj, parashikohet që të lehtësohet në tatime izolimi i shtëpive dhe zëvendësimi i sistemeve të vjetra të ngrohjes me naftë. Këshilli Federal – përfaqësimi i 16 shteteve federale – ende duhet të japë pajtimin për pjesë të paketës.

E papërshtatshme …

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë

Debati shoqërues u karakterizua përsëri nga dallime të rëndësishme midis qeverisë dhe opozitës. Anton Hofreiter, kryetari i grupit parlamentar të Gjelbërve, tha për qeverinë e koalicionit të CDU / CSU dhe SPD: “Ata kanë dështuar në detyrën njerëzore të mbrojtjes së klimës”. Ligji i miratuar është në rastin më të mirë joadekuat dhe në shumë pika kundërproduktiv.

Grupi parlamentar i Partisë E Majta tërhoqi vëmendjen për kritikat e shprehura nga shumë shoqata ambientaliste. Qeveria po e shkatërron politikën ndaj klimës, me ligje të hartuara keq, u shprehën përfaqësues të kësaj partie.

… apo antisociale?

Partia populiste e djathtë AfD, partia më e madhe e opozitës në Bundestag, e akuzoi qeverinë për një “histeri të klimës”. Ajo e quajti paketën e klimës “të padrejtë dhe antisociale”. Edhe FDP liberale u shpreh që ligjet do t’u kushtojnë shumë qytetarëve, në një kohë që ato nuk kanë dobi për klimën.

Folës nga radhët e koalicionit qeveritar i mbrojtën vendimet. Vendimtarja është që mbrojtja e klimës në Gjermani tani është fiksuar me ligj, u shprehën ata. Ndaj të Gjelbrit në veçanti përfaqësues të CDU/CSU dhe të SPD bënë thirrje që të mos pengojnë lehtësimet tatimore për ata që me sjelljen e tyre mbrojnë klimën./ DW

LEXO TE PLOTE