Connect with Us

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Sociale

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe rreshjeve të shiut gjatë paradites. Parashikohet që shirat të jenë mesatar deri intensiv në zonat Veriore dhe Jugore.

Duke filluar nga pasditja dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 21 gradë C.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Fushë-Kruja me orë të  tëra pa energji elektrike

Era do të fryjë e fortë gjatë paradites, por mesdita sjell rënie të intensitetit të Erës deri në 40-50 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke sjellë në det dallgëzim 4-5 ballë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti i keq “paralizon” Llogaranë/ Policia apel shoferëve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të shmangin aksin e Llogarasë pasi është i pakalueshëm.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Përplasje, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar/ Policia blindon Astirin, IKMT vijon shembjen e objekteve

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Madhe.

Edhe pse orët e para të mëngjesit ka pasur përplasje të forta mes banorëve dhe policisë, IKMT ka vazhduar aksionin.
Fadromat kanë filluar punën për shembjen e objekteve që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm

LEXO EDHE:  Ulje të temperaturave, reshje dhe stuhi/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Moti për sot/ Një masë ajrore nga Arktiku i afrohet Shqipërisë

Ndërkohë banorët kanë kundërshtuar me forcë shembjen e banesave të tyre, e për pasojë janë plagosur 12 persona mes tyre 5 efektivë policie.
Një numër i madh policësh kanë rrethuar zonën, ndërsa fadromat vazhdojnë punën.
Në fotot e shkrepura së fundmi tek “Astiri” shihen qartë gërmadhat e mbetura nga shembja e objekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Era e fortë rrezon shtyllat e tensionit të lartë/ Rruga e Llogarasë e pakalueshme

Publikuar

-

Nga

Për shkak të motit të keq rruga e Llogorasë është e pakalueshme.

Si pasojë erës së fortë janë rrëzuar shtylla tensioni të lartë si dhe pemë.

Prefekti i Qarkut bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE