Connect with Us

“Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje”/ Klodiana Lala: Politika ka amnistuar krimin

Kronika

“Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje”/ Klodiana Lala: Politika ka amnistuar krimin

Publikuar

-

Gazetarja investigative e  kronikës së zezë, Klodiana Lala, në një bisedë në studion e “Real Story” është shprehur se një ndër personat e përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Laho është një person i cili pavarësisht shkeljeve ligjore pafund, është mbështetur nga politika, qofshin ata të majtë apo të djathë.

“Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione. Ky zotëri, Aleksandër Laho, nuk është një person i panjohur për policinë. Ai darkonte me zyrtarë të lartë të policisë, të përgjimeve, ka pastruar dosjet, i janë fshirë sot.

Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali. Kishte pasuri të pajustifikueshme. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Po ashtu, kishte të hapura procese gjyqsore të hapura pa fund. Ishte i dyshuar për një vrasje diku nga viti 2007 dhe nuk ka asgjë të zbardhur për këtë.

Dhe e gjitha kjo ishte se politika e ka amnistuar pa fund për të marrë vota dhe këtu nuk shohim për të majtë dhe të djathtë. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ky njeriu nuk ka dalë nga hici. Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje. Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit, ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Kanë marrë kanë rrahur dhe masakruar njerëz dhe nuk janë zbardhur asnjëherë ato krime”, është shprehur ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Publikuar

-

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sipasojë e një sherri që ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Rista, 45-vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Bajrami.

Blutë e qytetit të Elbasani po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte një prej makinave dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Plumba shqiptarit në lokal

Publikuar

-

Një 40 vjeçar shqipar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Pioltello në provincën e Milanos, rreth orës 20.00 në një bar të kësaj qyteze.

40 vjeçaru mësohet se ka marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

LEXO EDHE:  Atentati në ish-Bllok/ Klodiana Lala zbulon prokurorët që po ndjekin ngjarjen  

Sipas mediave fqinje gjatë shkëmbimit të zjarriit, ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë.

Autoritetet italiane po hetojnë lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE