LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimi i atentatit ndaj prokurorit Ndoj/ Artan Hoxha: Rama dhe Braçe duhej të ishin pyetur...

4 Nëntor 2019, 22:05, Politikë CNA
Hetimi i atentatit ndaj prokurorit Ndoj/ Artan Hoxha: Rama dhe Braçe

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, është pjesë e emisionit “Opinion” ku po diskutohet lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të akuzuar dhe nga kryeministri Edi Rama e zvendëskryeministri Erion Braçe, për përfshirje në botën e krimit.

Duke folur lidhur me hetimin që ende nuk ka thirrur për të pyetur këta dy personazhë të nivelit të lartë të pushtetit. Hoxha ka thenë:

?Jemi në një situatë që në Durrës, të gjithë indikatorët dëshmojnë që është një situatë shumë e rëndë. Gjithë ai akumulim që është bërë aty, korrupsioni etj nuk ke më si e mbulon. Sot ne po korrim atë që kemi mbjellë. Grupi i hetimit, që përbëhet nga Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj sot duhet të kishin thirrur dy njerëz: kryeministrin dhe zëvendës kryeministrin. Çdo prokuror duhet të thërriste urgjentisht këta të dy. Kryeministrit ka informacion, ata kanë deklaruar publikisht që ky prokuror është përfshirë në banda?./CNA.al

Lajmet e fundit nga