Connect with Us

“Graj gamorin tat o goce!”/ Veliaj përplaset me Voltana Ademin

Politikë

“Graj gamorin tat o goce!”/ Veliaj përplaset me Voltana Ademin

Publikuar

-

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në një deklaratë për mediat, u shpreh e shqetësuar për atë që po ndodhte në Tiranë me nderimin e heronjve të luftës, në kuadër të 75 vjetorit të e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Kjo deklaratë e saj, ka sjellë edhe reagimin e Erion Veliaj i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka kujtuar Voltana Ademit që të mos ndërhyjë në punët e qyteteve të tjera por të merret me punët e saj në Shkodër.

“Kanë një shprehje epike tironcit, graj gamorin tat o goce!”, shkruan Veliaj.

Tirana i është bashkuar nismës së qeverisë për të nderuar 75 vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist.

LEXO EDHE:  Të shtëna armësh / Një i plagosur

Për këtë qëllim, krahas ndërhyrjeve në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dëshmorët si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto, e shumë të tjerë që sakrifikuan jetën e tyre për të sjellë çlirimin e atdheut janë ekspozuar në bulevardin që mban emrin “Dëshmorët e Kombit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Detaje të reja për ekzekutimin në Shkodër/ Çfarë u gjet në kamerat e sigurisë?

LEXO EDHE:  Detaje të reja për ekzekutimin në Shkodër/ Çfarë u gjet në kamerat e sigurisë?

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Breshëria me armë që terrorizoi Shkodrën/Ja kush është autori dhe të plagosurit

LEXO EDHE:  Detaje të reja për ekzekutimin në Shkodër/ Çfarë u gjet në kamerat e sigurisë?

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Detaje të reja për ekzekutimin në Shkodër/ Çfarë u gjet në kamerat e sigurisë?

LEXO EDHE:  Shkodër/ Zjarr në një exchange të qytetit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE