Connect with Us

E rëndë/ Del për gjueti dhe plagoset gabimisht nga shokët

Kronika

E rëndë/ Del për gjueti dhe plagoset gabimisht nga shokët

Publikuar

-

Një 37 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi u qëllua në kokë në rrethana ende të paqarta teksa kishte dalë për gjueti me shokët.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonë e Velestinos ku shqiptari kishte shkuar për gjueti me mikun e tij, një 45-vjeçar.

Në kontrollet e para të policisë, 45-vjeçari, raportohet se ka qëlluar gabimisht shqiptarin duke i shkaktuar plagë të rëndë.

LEXO EDHE:  Habit shqiptari në Itali/ Ka një kërkesë të veçantë për policinë

37-vjeçari u dërgua në Spitalin e Volos dhe gjendja e tij është kritike, ndërsa 45-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  Dy shqiptarë arratisen nga burgu/Policia: Ja si ia mbathën

LEXO EDHE:  Përleshje masive mes 60 shqiptarëve dhe italianëve për një birrë

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Vrau kontabilistin/ Gjykata jep verdiktin për shqiptarin

LEXO EDHE:  Ishin kthyer në tmerrin e italianëve/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE