Connect with Us

“E kanë masakruar drejtësinë”/ Ish prokurori akuza të forta politikës

Kronika

“E kanë masakruar drejtësinë”/ Ish prokurori akuza të forta politikës

Publikuar

-

Ish drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkelqim Hajdari, teksa ka folur për çështjen e Arjan Ndojit, ka hedhur akuza të forta ndaj politikës.

I ftuar në “Real Story” Hajdari u shpreh se gjatë këtyre vitëve politika e ka masakruar drejtësinë.

Sipas Hajdarit, të gjithë prokurorët e përgjithshëm janë të prodhuar politikisht dhe lufta ndaj krimit të organizuar ka dështuar.

“Situata në Shqipëri është shumë e rëndë. Lufta ndaj krimit të organizuar ka dështuar.

Publiku shqiptar pret që të krijohet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.  Krijimi i dy institucioneve të reja në drejtësi kam bindjen që do e ndryshoj situatën. Jo se këta do jenë muskutjerët, por në rrethanat që po bëhet vettingu, i ashpër dhe i fortë, jep garanci për ndryshimin e situatës.

LEXO EDHE:  "Më kërcënuan në zyrë!"/ Prokuroria nis hetimet pas deklaratës së deputetes Hajdari

Prokuroria aktuale ka bërë goxha punë, por jam i bindur se cilësia e hetimit me krijimin sëshpejti të dy strukturave, neve do shohim nga fillimi janarit dryshimet e para.

Brenda këtij viti do zgjedhim dhe prokurin e Përgjithshëm, dhe janari do ti gjejë strukturat e ngritura.

Unë e njoh mirë sistemin e Prokurorisë. Drejtësia është masakruar. Politikanët e kanë sulmuar gjyqësorin këto vite. Prokurorët e Përgjishshëm janë prodhuar të gjithë politikisht. Anëtarë te Gjykatës së lartë janë prodhuar politikisht.”, u shpreh Hajdari në “Real Story”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  “Më kërcënuan në zyrë!”/ Prokuroria nis hetimet pas deklaratës së deputetes Hajdari

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Patozi: Vatra e problemeve nuk janë oligarkët, por…

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE