LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vjet më parë iu grabit biznesi/ Hajdutët “mësyjnë” sërish biznesmenin

4 Nëntor 2019, 07:35, Kronika CNA
Dy vjet më parë iu grabit biznesi/ Hajdutët

Banesa e një biznesmeni në Sarandë ka rënë pre e grabitjes, nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, ndërsa biznesmeni që ka rënë pre e vjedhjes është SH.A.,

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se në momentin që hajdutët kanë hyrë në shtëpi asnjë nga familjarët nuk ndodhej në banesë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se autorët kanë mundur të marrin vetëm bizhuteri.

Kujtojmë këtu se 2 vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Lajmet e fundit nga