LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do i dyfishojmë pagat brenda një mandati”/ Dash Shehi: Të bëhemi gati për një politikë serioze

4 Nëntor 2019, 15:09, Politikë CNA
“Do i dyfishojmë pagat brenda një mandati”/ Dash Shehi:

Teksa ka folur për buxhetin e shtetit, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka treguar edhe reformën e opozitës për rritjen e pagave.

?Edhe pse nuk jemi më pjesë e parlamentit, në mendjen tonë ndërtojmë buxhetin që do bënim ne. Është ende e vlefshme ajo tezë që kam thënë një vit më parë, ne do i dyfishojmë pagat brenda një mandati.
Me rrogë më të larta do balancojmë pagën minimale me vendet e tjera ballkanike.
Kjo lloj reforme do të përmirësojë edhe situatën e pensioneve. Është bërë e domosdoshme, dhe jashtë kësaj skeme nuk ka zgjidhje tjetër?, tha Shehi në studion e Top Talk.

Ish deputeti ka folur edhe për ndërprerjen e protestave duke u shprehur se opozita merr hapa siç i merr çdo opozitë në botë, duke reflektuar mbi realitetin dhe interesat e Shqipërisë.

?Ne duhet të bëhemi gati për një politikë serioze. Ne i ndaluam proceset se kishte gjëra me të rëndësishme, integrimi në Europë. Integrimi është detyrë për gjithë palët e politikës. Integrimi është ndihmë jo vetëm për shqiptarët por edhe për opozitën se është një lloj kontrolli?, tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga