Connect with Us

Debati për prokurorin/ Alfred Peza fyen gazetaren Klodiana Lala

Kronika

Debati për prokurorin/ Alfred Peza fyen gazetaren Klodiana Lala

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, është përplasur ashpër me ish deputetin e PS-së Alfred Peza në  studion e “Real Story” ku po diskutohej atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoji.

Peza e ka quajtur gazetaren të paedukatë, ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi të mos bënte propagandë poltike me ngjarje të tilla.

Debati i plotë

Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel.  Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.

Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.

Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U përlesh me grabitësit/ Humb jetën në spital 25- vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një vajzë 25 vjeçe ka humbur jetën tragjikisht pasi u përledh me disa persona që tentuan ta grabsnin e më pas e goditën me thikë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rushden, Northants.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të cilët arritën në vendin e ngjarjes, 25 vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet teksa ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Moderatorja shqiptare në zi/ Humb njeriun e dashur

Publikuar

-

Nga

Moderatorja shqiptare, Dojna Mema ka humbur sot personin e saj më të dashur, babain.

Lamin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Teksa ka ndarë dhe një video me të atin, Dojna shkruan: “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër.”

Bujar Mema punonte prej 16 vitesh në NCB Interpol në Tiranë dhe la pas bashkëshorten dhe dy fëmjët.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Gjetan Gjetanit/ Vjen reagimi i parë nga PS-ja

LEXO EDHE:  Prokuroria akuzon babain e deputetit Armando Prenga për falsifikim dokumentesh

 

 

View this post on Instagram

 

Nuk le asnje sekond pa jetuar plotesisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jeten me nje kupe! Per ata qe njohen Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmone bashke, gjithmone nje shpirt per kater.

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

LEXO TE PLOTE

Kronika

U dënua me 10 vite burg/ Prokuroria e Elbasanit apelon vendimin për atentatorin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Elbasanit apelon dënimin ndaj Shkëlzen Hasanpapajt, i akuzuar si autor i sulmit ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan gjatë vitit 2016.

Gjykata e Elbasanit e dënoi Hasanpapajn me 10 vite burgim, ndërkohë Prokuroria kërkon që i riu të dënohet me 22 vite burg.

20 vjeçari u akuza nga prokuroria si një nga personat që dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të Florenc Çapjas dhe mikut të tij, Bledar Muçës.

LEXO EDHE:  Skandali/Lufta Tahiri –Llalla, videon e prokurorit tek STOP e filmoi policia

LEXO EDHE:  “Ca do bëjme me atë shokun nga Librazhdi”?/ Bisedat e Alizotit nxjerrin zbuluar Ballën

Ky i fundit mbeti i plagosur , ndërsa Hasanpapaj ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin që largohej nga vendi i ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE