Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Dy të shoqëruar, ngushtohet rrethi i të dyshuarve kryesor

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Dy të shoqëruar, ngushtohet rrethi i të dyshuarve kryesor

Publikuar

-

Shkon në 2 numri i personave të shoqëruar nga policia si të dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Burime bëjnë me dije se dy persona me origjinë nga Fushë Kruja janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës, megjithatë, ende nuk dihet roli i tyre në ngjarjen kriminale të 3 ditëve më parë.

Po ashtu, burime nga grupi hetmor më herët bën me dije se ka një përputhshmëri të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm. Ngjashmëria midis armëve të zjarrit me gëzhojat e gjetura në vendngjaje është pohuar edhe nga Laboratori i Policisë Shkencore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE