Connect with Us

Albin Kurti takim me Zaev/ Zbulohet tematika e diskutimit

Politikë

Albin Kurti takim me Zaev/ Zbulohet tematika e diskutimit

Publikuar

-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Shkup.

Lajmi bëhet me dije nga vetë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se tema e diskutimit midis tyre ka qenë situata politike në dy vendet si dhe çështjet e integrimit evropian.

Po ashtu, ndër të tjera bëhet me dije se pjesë e takimit Kurti-Zaev kanë qenë anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu, të cilët kanë shoqëruar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

LEXO EDHE:  Meta takon Zaev/ Marrëdhëniet e mira ndëretnike në Maqedoni, faktor stabiliteti në rajon

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata bombë e Metës/ “Rama më kërkon dy firma për të hedhur në erë…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bërë një deklaratë të fortë tekSa tha se Rama i kërkon dy-tre firma për të hedhur në erë interesat e kombit, por pa u sqaruar më tej se për çfarë bëhet fjalë.

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsërisë ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”,deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatri i Astirit”/ Arbjan Mazniku braktis emisionin ku janë të ftuar banorët protestues

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e mbrëmjes së sotme, “Open”, temë diskutimi është “Teatri i Astirit”, ku, përveç përfaqësuesve politik,  të ftuar janë edhe banorë të “Unazës së Re” të cilët prej më shumë se një viti po protestojnë në mbrojtje të ndërtimeve pronë e tyre.

Ndërkohë që kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen, zvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbjan Mazniku nuk e ka mbajtur fjalën dhe e ka braktisur pjesëmarrjen. Në momentet e fundit Mazniku është tërhequr, mesa duket nga që i ka dhenë “besdi” prania në studio e banorëve të “Astirit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta hedh akuza të forta/ “Ndërkombëtarët nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj ndërkombtarëve teksa tha se nuk i kanë syte tek Kushtetuta por tek xhepat e tyre.

“Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

LEXO EDHE:  Kurti: Ndarja e Kosovës do të thotë përgatitje për luftë të re

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ DW: Në Kosovë troket ora e politikës reale

Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.”, theksoi Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE