Connect with Us

Aksident/ Biçikleta përplaset nga makina, një i plagosur

Kronika

Aksident/ Biçikleta përplaset nga makina, një i plagosur

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku i plagosur ka mbetur një i moshuar. Burime bëjnë me dije se, një automjet ka përplasur një të moshuar i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërkohë mësohet se i moshuari ka shpëtuar vetëm me disa dëmtime në trup. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Krujë/ Zbardhet identiteti i viktimave

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Makina përplas kalimtarin/ Bllokohet trafiku në Rinas

LEXO EDHE:  Makina aksidenton të moshuarin për vdekje

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Makina aksidenton të moshuarin për vdekje

LEXO EDHE:  Aksident te kryeministria/ Përplasen dy makina

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Një i vdekur, katër të plagosur

LEXO EDHE:  Makina aksidenton të moshuarin për vdekje

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE