Connect with Us

11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

Politikë

11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

Publikuar

-

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti pas interpelancës në Kuvend, i është rikthyer sërish çështjes së Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar në kampet e Sirisë.

I ftuar në emisionin “Ditari”, me Alba Alishanin në A2 CNN, deputeti Përmeti iu rikthye videos së transmetuar në median italiane, për të cilën theksoi se është video emocionuese, por njëkohësisht edhe një rast fatkeq për të cilin shteti shqiptar duhet të veprojë.

“Ajo është një emocionuese, por njëkohësisht edhe një rast fatkeq për të cilin shteti shqiptar duhet të veprojë.

Nuk mund ta lejojmë shtetin shqiptar të abuzojë me të tilla gjëra. Abuzion me shumë të tjera, por të paktën jo me këtë.”-tha Përmeti.

Më tej, ai i drejtoi një apel të fortë ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

“Unë nuk di çështjet e diplomacisë, por sipas Le Iene duhet të shkojë një diplomat shqiptar që ta marrë fëmijën. Është min i Jashtëm që duhet të veprojë. I bëj një apel Cakajt ta mendojë si për veten e tij”-tha Andi Përmeti./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Muli i lëpihet Lulit

Publikuar

-

Nga

Megjithëse Partitë Popullore Europiane nuk kanë thënë asnjë fjalë për Lulzim Bashën por thjesht dhe vetëm kanë përsëritur nje apel të tyre drejtuar qeverisë shqiptare, atë që ka bërë dhe Bundestagu zyrtarisht, Muli i ashtuquajtur nga shumë njerëz në PD dhe që mban emrin e tij Flamur Noka, është kthyer fatkeqësisht në një lëpirës të Lulzim Bashës.

Duke humbur çdo personalitet dhe karakter, Muli na thotë se PPE i kanë hapur rrugën Lulit, a thua se koalicioni i Partive të Djatha Europiane  e heq dhe e vendos Ramën se ka qejf Muli që të vendoset Luli.

Në fakt përtej çdo qendrimi të PPE, i cili në fakt nuk ka asnjë fjalë të vetme, asnjë rresht të vetëm në mbështetje të Lulzim Bashës por ka thjesht dhe vetëm qendrime zyrtare ndaj qeverisë shqiptare.

Muli na thotë se i është hapur rruga Lulit, por që të zgjidhet Luli more Muli, që je fiks një nul duhet të votojnë shqiptarët dhe ta mbështesin Lulin por edhe pse ti i servilosesh që nesër të marrësh një mandate deputeti, ore Mul Nuli është shumë e vështirë që ai që do ti të bëhet kryeministër.

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta/ Ironia therëse e Gjekmarkajt

Që Luli të bëhet kryeministër, ti e di shumë mirë që duhet të mbledhë vota, në Vlorë ku ty të kanë dëbuar, në Kukës ku ti nuk hyn dot, në Shkodër ku bëre lëmsh dynjanë apo në Tiranë ku mund të të vendosë në ndonjë zone.

Prandaj për të marrë një mandat deputeti dhe për të fituar PD, më mirë o Mul Nuli do të ishte që PD të ndyshonte, të ikte Luli të bashkoheshe dhe të shkonte drejt një fitoreje se kështu me ty dhe lëpirjet e tua o Mul nuli, Luli s’ ka për tu bërë kurrë kryeministër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka i “ngjall” shpresat Bashës/ Europa po i hap rrugën drejt pushtetit

Publikuar

-

Nga

Ish deputet i PD, Flamur Noka shprehet se me rezolutën e PPE, Europa i hap rrugën kreut të PD, Lulzim Basha drejt pushtetit.

Sipas Nokës, rezoluta e PPE është goditje për pushtetin që sipas tij, po  thërmohet nën thundrat e Ramës.

“Ajo është kamzhik për qeverisjen..Për nga ashpërsia e tonet e saj PPE ishte shumë më e avancuar dhe diktuese se Bundestagu”, shkruan Noka.

Postimi i plotë:

Europa i hap rrugen Bashes drejt pushtetit.Rezoluta e PE goditje per pushtetin qe po therrmohet nen thundrat Rames e “Rilindjes”..Ajo eshte kamzhik per qeverisjen..Per nga ashpersia e tonet e saj PPE ishte shume me e avancuar dhe diktuese se Bundestagu..Gjykata Kushtetuese e ngritur mbi bazen e kornizes te percaktuar ne kushtetute .Gjykimi urgjent nga ana e saj te votimeve moniste.Hetimi i thelle dhe i detajuar dhe nxjerrja para ligjit e te gjithe atyre qe u perfshine ne blerje e manipulim te votave. Denon vazhden kriminale te kandidimeve te individeve me rrekorde kriminale dhe ndeshkim te tyre..Lufte pa kompromis kultivimit kanabisit dhe trafikimit drogave tjera dhe denim per shkaktaret dhe pergjegjesit.Etj etj Rezoluta e PE eshte shpresedhenese per Shqiperine e shqiptaret. Ajo ngjall shprese se ky vend do behet pasi Europa ka kthyer venendjen tek ne .PD alternativa e vetme per te qeverisur shqiptaret ne rrugen drejt Europes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërhiqet Meta/ Shpall vakancën pas shkarkimit të Besnik Muçit

Publikuar

-

Presidenti Meta duket se ka rënë dakord me vendimin e dhënë në KPA për Besnik Muçin, që e shkarkonte nga detyra si prokuror dhe e përjashtonte për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në një dokument të bërë publik për mediat, Meta ka shpallur vakancën për pozicionin e Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.

LEXO EDHE:  Cakaj në Varshavë: Më shumë mbështetje për të rinjtë

Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE