Connect with Us

Vrasja në Kavajë/ Apeli jep vendimin për Bledar Toçin

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Apeli jep vendimin për Bledar Toçin

Publikuar

-

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja.

Pavarësisht apelimit të vendimit të dhënë nga gjykata e Kavajës, Apeli ka vendosur të njëjtën masë duke mos e ndryshuar atë.

Toçi deklaroi se gjithçka e ka bërë për vetë mbrojtje, teksa Haxholli tentoi ta vriste me kallashnikov, por duket se këto deklarata nuk e kanë  bindur trupën gjykues për ti lehtësuar masën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U ekzekutua me 27 plumba/ Zbardhet vrasja e 26- vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Peqini u trondit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga breshëri plumbash.

Sipasojë e kësaj ngjarje humbi jetën 26- vjeçari Andi Zylfi, ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoku i tij Ardit Uruçi, i cili mori një plumb në kokë dhe disa në këmbë.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj tyre.

LEXO EDHE:  “Qëlloi me bomba molotov”/ Policia arreston 41 vjeçarin në Kavajë

LEXO EDHE:  Marshimi i Republikës së Re ka nisur/Stacioni i parë të dielën në Kavajë ku rrëzohet republika e vjetër

Ndërkaq, ekspertiza mjeko-ligjore, ka zbuluar se 26- vjeçari ka marrë 27 plumba në trup./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante drogë në Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim droge.

“La Rampa” raporton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Angjelo Veshi. I riu u kap në banesën e tij në rrethin Teano Versano, pas një hetimi nga Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca.

Veshit iu gjet 30gr kokainë e pastër, e ndarë në doza, të mbajtura në zarfe celofani të mbyllura në nxehtësi, gati për t’u shitur në treg të zi.

LEXO EDHE:  Kavaje, makina perplas per vdekje kembesorin

LEXO EDHE:  Sherr me thika mes dy adoleshentëve / 17-vjeçari me urgjencë në spital

Gjithashtu 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 1.500 €, të cilat dyshohet e shqiptari i ka përfituar përmes veprimtarisë kriminale.

Shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës së Santa Maria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një 39- vjeçar shqiptar, i dënuar për vjedhje me dhunë është ekstraduar sot nga Gjermania.

39- vjeçari, Ylli Sela, në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

LEXO EDHE:  Sherr me thika mes dy adoleshentëve / 17-vjeçari me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Marshimi i Republikës së Re ka nisur/Stacioni i parë të dielën në Kavajë ku rrëzohet republika e vjetër

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

 

LEXO TE PLOTE