LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e gazetares malteze/ Dalin “në skenë” elementë kriminalë shqiptarë

3 Nëntor 2019, 17:22, Kronika CNA
Vrasja e gazetares malteze/ Dalin “në skenë” elementë

Vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, me një atentat me bombë në vitin 2017 tronditi botën.

Pas dy vitesh hetime, zbulohet se atentati mafioz ndaj gazetares malteze Dafne Karuana Galicia mund të ketë dorën e elementëve kriminalë shqiptarë.

Sipas medias malteze ??Sunday Times of Malta?? dy vëllezër mafiozë të akuzuar si porositësit e vrasjes së Galicias mund të kenë shfrytëzuar kontakte me disa elementë të botës së krimit të organizuar në Shqipëri, teksa pajisja e përdorur për shpërthimin e bombës vjen nga Europa Lindore.

Ky model pajisjeje komanduese është përdorur dhe në atentatin e shkurtit të 2017 ku u vra biznesmeni kontravers maltez Romeo Bone. Dyshohet se këto lloj instrumentesh qarkullojnë dhe në Shqipëri.

Degiorgio dhe George Alfred janë vëllezërit që besohen të jenë lidhur me mafian shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga