Connect with Us

U akuzua për klientelizëm me tenderat/ Kryebashkiaku i Gramshit i përgjigjet PD-së

Politikë

U akuzua për klientelizëm me tenderat/ Kryebashkiaku i Gramshit i përgjigjet PD-së

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për klientelizëm nga ana e tij ndaj kompanisë “Al-Mexwood”sh.p.k”, duke i dhënë tender edhe pse kjo e fundit ndodhej nën sekuestro për prerje pyjesh.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Taçe teksa sqaron se ka pezulluar procedurat e mëtejshme të lidhjes së kontratës me firmën, derisa të sqarohet ngjarja,  thekson se: “gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qenë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm”.

Reagimi i Klodian Taçe:

SQARIM PËR PUBLIKUN, MEDIAT DHE PARTINË DEMOKRATIKE

Në përgjigje të interesit të publik, por edhe për të qartësuar median, nisur nga lajmi i shpërndarë nga Partia Demokratike për akuzat ndaj tenderit “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019” nga Bashkia Gramsh.

Ju bëjë me dije se dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohorë i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit. Gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qënë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Vlefshmëria e dokumentacionit ka qënë brenda afateve kohore që parashikon ligji. Sulmet politike me emra të përveçëm dhe dokumentet me numër protokolli fallco, që ka publikuar Partia Demokratike, janë vetëm një loj politike me të cilën opozita e rrugës shtynë ditën.

LEXO EDHE:  Debatet në grupin e PD-së/ Kush janë deputetët pro djegies së mandateve

Çdo procedurë tenderimi kalon nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit në Bashki dhe komisioni ka zbatuar procedurat bazuar në dokumentet që janë dorëzuar.

Megjithatë duke falenderuar Partinë Demokratike dhe cilindo dashamirës për shqetësimin e ngritur, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, kam urdhëruar pezullimi i procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës. Akuzat politike ndaj meje janë sulme që më shtojnë më shumë vullnetin për të punuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Si i shkatërroi departamentet e PD-së Lulzim Basha dhe këshilltari i tij mizerabël

LEXO EDHE:  Debatet në grupin e PD-së/ Kush janë deputetët pro djegies së mandateve

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Vendoset kryetari i ri në Mat

LEXO EDHE:  PS mbron falsifikimin e ministrit Xhafaj

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Debatet në grupin e PD-së/ Kush janë deputetët pro djegies së mandateve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet janë të popullit/ Paloka: Deklaratat e Ramës, sa herë që qeveria "kapet me brekë nëpër këmbë"

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE