Connect with Us

Shtypi i ditës, 3 nëntor 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 3 nëntor 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 3 nëntor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “20 plumb ndaj makinës. Ndoji: S’isha shënjestra”, ndërsa një tjetër titull vijon “Basha në bazën e PD-së për “Turin e shpresës” : Gati për zgjedhje para kohe”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Procedurat. Taksa e pronës, skema si përfitojnë pensionistët”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vrisni gjermanin” Regjizori rrëfen urdhërin e Manush Myftiut për filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”.

“Sot” ka si titull kryesor “Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokim vizash, DASH paralajmëron: Të korruptuarit nuk mund të shkelin në territorin tonë, do të gjurmojmë paratë e fshehura”, ndërsa një tjetër titull vijon “ KLGJ “gozhdon” Ilir Metën, dosjet me skandalet e Presidentit në krye të KLD. Ja si mbajti në detyrë dy inspektorë në shkelje flagrante të ligjit”.

“Tema” hapet me titullin “Analiza e një kërkese për një rotacion “aforfe”. Një përballje e modeleve opozitare të Bashës dhe Ramës”, ndërsa një tjetër titull vijon “ Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Defekti në rrjet/ Unaza e Re dhe Yzberishti mbeten pa drita

Publikuar

-

Një pjesë e Unazës së Re dhe zonës së Yzberishtit kanë mbetur pa energji ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur vetë OSHEE, që njofton se shkak është bërë djegia e automateve në një kabinë private.

Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës:

Pershendetje.

Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 3 nëntor 2019

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Nga

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 9 mars

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet “uragani / Sërish më mijëra studentë në protestë

Publikuar

-

Nga

Studentët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen protestave. Mësohet se në datën 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, ata do të mblidhen sërish për të protestuar kundër ligjit të arsimit të lartë.

“ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 20 shkurt

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE