Connect with Us

Makina devijoi nga rruga duke përfunduar në lumë/Detaje të reja nga aksidenti në Përrenjas

Kronika

Makina devijoi nga rruga duke përfunduar në lumë/Detaje të reja nga aksidenti në Përrenjas

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i sotëm në kthesën e Pishkashit në Përrenjas.

Mësohet se në aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona, një burrë, një grua dhe një i ri, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Librazhdit.

Po ashtu mësohet se, automjeti tip ‘’Golf’’ me targa AA 035 UP ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi humbi kontrollin  e mjetit, ndërkaq, makina është rrotulluar duke u  përmbysur në ujërat e lumit Shkumbin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumba në kokë dhe trup/ Njëri prej të plagosurve në Vlorë, me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Nikollaq Çepaj, njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmjes së sotme është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Tramës në Tiranë.

Mësohet se Çepaj është në gjendje të shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në trup.

36-vjeçari, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

Ai mbeti i plagosur së bashku me Roland Çepajn, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Në automjetin e djegur gjendet një kallashnikov

Publikuar

-

Nga

Vetëm, pak më parë u gjet një makinë e djegur në aksin rrugor Vlorë-Fier që dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në pjesën e pasme të “Benzit”  të djegur është gjetur edhe një armë tip kallashnikov.

Raportohet se në vendin ku është gjetur “Benzi” është shumë e vështirë të shkohet, për shkak se është rrugë dytësore dhe jo shumë e frekuentuar. Dyshohet se autorët kanë qenë njohës të mirë të zonës dhe janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, blutë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e të ndonjë të dhëne që të dërgojnë te autorët, por nga arma dhe automjeti është shumë e vështirë të merret ndonjë shenjë gishtash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një makinë e djegur/ Dyshohet e autorëve të plagosjes në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Gjendet pak minuta më parë një makinë e djegur në aksin Vlorë-Fier.

Makina është gjetur vetëm pak orë pas plagosjes së dy personave në një lokal në rrugën Transballkanike.

Dyshohet se kjo makinë i përket autorëve të plagosjes, së Nikollaq dhe Roland Çepajt.

Nga informacionet parapraket, dyshohet se shënjestër e atentatit ishte 36-vjeçari Nikollaq Çepaj, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

Sipas dëshmitarëve, e gjithë ngjarja ka ndodhur në rreth 30 sekonda dhe Roland Çepaj është plagosur gabimisht./CNA.al

Atentati në Vlorë/ Në automjetin e djegur gjendet një kallashnikov

LEXO TE PLOTE