LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi masiv i shqiptarëve/ Kërpaçi akuza të forta qeverisë: Është instaluar sistemi i antivlerave

3 Nëntor 2019, 17:53, Politikë CNA
Largimi masiv i shqiptarëve/ Kërpaçi akuza të forta

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka folur lidhur me largimin masiv të shqiptarëve duke bërë përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama teska e akuzoi për keqqeverisje në disa fusha.

Kërpaçi akuzon qeverinë se është përgjegjëse për instalimin e një sistemi antivlerash në vend.

?Kjo qeveri nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajti premtimet as për shëndetësinë dhe as për 300 mijë vende pune. Çdo qeveri ka pasur problemet e saj, dhe nuk ka arritur 100% të rezultatit, por në asnjë moment nuk ka sjell këtë model që solli kjo qeveri. Ne duhet të vendosim në Shqipëri modelin që qytetari të votojë dhe vota e tij të jetë përfaqësuese. Që do të thotë që qytetarët shqiptarë të votojnë për të fituar më i miri dhe jo të devijojë siç është bërë në 2017, pasi vota e tyre nuk u lexua. Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave dhe më i miri nuk vlerësohet, pra ata thonë se dua këtë model me lidhje të shkurtra dhe kjo ka çuar në rezultatin e largimeve masive nga vendi,? tha ish deputetja në studion e News 24.

Lajmet e fundit nga