Connect with Us

Kalonte emigrantë të paligjshëm përtej kufirit/ Pranga 39 vjeçarit në Kamëz

Kronika

Kalonte emigrantë të paligjshëm përtej kufirit/ Pranga 39 vjeçarit në Kamëz

Publikuar

-

Një 39-vjeçar, është arrestuar paraditen e sotme në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet I. Q., banues në Bathore-Kamëz ishte nisur drejt Shkodrës me një “Ford” me gjashtë shtetas nga Iraku e Siria, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi, duke iu marrë shuma të caktuara parash.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.

Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U shkarkua nga KPA/ Klodiana Lala zbardh lidhjet e Besnik Muçit me biznesmenin e inkriminuar

Publikuar

-

klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka zbuluar një fakt të ri, lidhur mbi rrëzimin e vërtet të besnik Muçit nga KPA.

Ajo tha se shkaku i vërtet i shkarkimit nuk kanë qenë shumat e parave të pajustifikuara por lidhjet me me një biznesmen të inkrimunur, emrin e të cilit ajo refozoi t apërmendë për shkak të ligjit.

“Bëhej fjalë për një shumë 21 mije euro. Zoti Muçi kishte blerë shtëpi nga ky biznesmen.

LEXO EDHE:  Bllokuan në trafik ambulancën/ Hetim disiplinor për dy efektivët. Policia: Lajmëroni paraprakisht…

Shkalla e dytë e vettingut, ka vërtetuar se ka patur marrëdhënie me një biznesmen të inkrimunuar.

Zoti Muçi tha se kam rënë në dijeni që personi në fjalë është një nga taksapaguesit  më të mëdhenj të Bashkisë së Tiranës. Në momentin që kam rënë në dijeni të këtij fakti e kam deklaruar, por ky deklarim nuk u mor parasysh nga KPA.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabisnin vilat e italianëve/ Pranga tre të rinjëve shqiptarë

Publikuar

-

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Të arrestuarit e moshave, 24, 30 dhe 33 vjeç, kishin shënjestër vilat e personave të pasur ku vidhinin sasira të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë.

Një njërën prej grabitjeve ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove.

LEXO EDHE:  Erion Braçe sulmon Policinë e Shtetit

Të tre grabitësit u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy javë në koma/ 20-vjeçarja humb jetën pas aksidentit tragjik

Publikuar

-

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 20 vjeçarja Elda Samurri.

E reja u përfshi në një aksident tragjik rreth dy javë më parë në Krastë të Elbasanit.

Vajza ishte pasagjere në automjetin i cili pasi humbi kontrollin u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Por plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të renë, e cila pasi qëndroi dy javë në koma, ndërroi sot jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE