Connect with Us

Erë e fortë dhe dallgë/ Trageti Vlorë-Brindisi anulon udhëtimin

Sociale

Erë e fortë dhe dallgë/ Trageti Vlorë-Brindisi anulon udhëtimin

Publikuar

-

Moti  i keq që ka përfshirë vendin, me erë të fortë dhe dallgë ka bërë që të pezullohet pjesërisht lundrimi në det.

Kështu mësohet se tragetit të linjes Vlorë- Brindisi i cili duhet të vinte në mëngjes ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.

Gjithashtu mësohet se anijet e peshkimit kanë kufizuar lundrimin, pasi deti është me dallgë 6-7 balle në det të hapur dhe 5-6  ballë brenda gjirit.

Ndërkohë që sipas sinoptikanëve, moti pritet të përkeqësohet në orët në vijim./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana pa drita dy ditët në vijim/ Ja zonat që preken

Publikuar

-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë përgjatë dy ditëve të ardhëshme.

Ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ndërkohë që oraret dhe zonat janë si më poshtë:

Njoftim për abonentët Tiranë

20 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”,  “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”

LEXO EDHE:  Njoftim i rëndësishëm nga moti/Çfarë rrezikohet pas mesnatës

09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”,  pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë

10:30-11:30

Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”,  “Zef Jubani” pjeserisht.

12:00-13:00

Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”,  “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”

21 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Inspiruese/ Komunitetet fetare në Shkodër demostrojnë forcën e bashkëjetesës

Publikuar

-

Nga

Në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një delegacion i Departamenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili zhvilloi vizita në komunitet fetare të qytetit.

Vizita e parë u zhvillua në katedralen “Shën Shtjefni”, ku delegatët u pritën nga arqipeshkëvi Angelo Massafra i cili kujtoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në mjediset e kësaj kishe ndër vite.

Gjatë vizitës në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit” delegacioni i departamentit të Shteteve të Bashkuara u prit nga famullitari At Nikolla Petani i cili për të treguar edhe një herë bashkëjetesën fetare në Shkodër rrëfeu ngjarjet e ndodhura në vitin 1998 kur kishës ortodokse iu vendos tritoli nga keqbërës por kjo nuk solli përçarje por përkundrazi përforcoi lidhjen mes komuniteteve fetare.

LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ E diela me temperatura verore

Ndalesa e radhës e delegacionit ishte Xhamia e madhe “Ebu Beker” ku u pritën nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari.

Duke shoqëruar grupin e delegatëve ishte edhe imami Fejzi Zaganjori i cili tregon se Shkodra është qyteti që vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjërë.
Ndërkohë, komunitete fetare në Shkodër demostruan forcën e bashkëjetesës fetare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Problemet e gazetarëve në punë/ AMA kërkon ringritjen e sindikatave

Publikuar

-

Problemet me të cilat ballafaqohet gazetaria shqiptare, kanë qenë në vemendje të tryezës së dytë për rregullimin ligjor të marrëdhënieve të punës së gazetarëve në mediat audiovizive.

Gjatë fjalës së tij, kreu i UGSH Aleksandër Çipa është shprehur se sot gazetaria shqiptare është në një krizë të thellë, duke e lidhur këtë edhe me vonesat e pagesave.

“Unë mendoj se duhet një ristrukturim i shoqatave të gazetarëve dhe ringritja e sindikatave. Në të kundërt nuk do të dalim nga kjo gjendje!” paralajmëroi zoti Çipa.

Edhe pedagogu i gazetarisë Mark Marku u shpreh se “Aspekti makroekonomik është një prej arsyeve më të rëndësishme pse sot gazetaria shqiptare është më i këtë gjendje. Aspekti ligjor i cili nuk zbatohet si në rregullimin e marrëdhënieve ashtu edhe për të drejtat bazike të gazetarëve e bëjnë të cënueshme dhe censurueshme median”.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Deputeti socialist dhe kreu i komisionit parlamentar të mediave Musa Ulqini tha se “Model në çështjen e kontratave është Transmetueseve Publik me mbi 800 punonjës të pajisur me kontrata”.

“Gazetarët aty përpara se të punësohen, marrin në dorë një kontratë. Ata e lexojnë dhe njihen me kushtet e punës. Por kjo nuk do të thotë se në RTSH nuk ka probleme” tha zoti Ulqini.

Organizatori i tryezës kreu i AMA-s Gent Salaj tha se “Nga viti në vit ka përmirësime për kushtet e punës së gazetarëve. Mua me vjen keq që këtu nuk janë të gjithë aktorët sepse nese ka gazetarë që paguhen pak nuk do të thotë se nuk ka profesionalizëm”. AMA paraqiti një material të detajuar për t’u njohur me sugjerime në ndryshimin e ligjit të medias./CNA.al

LEXO TE PLOTE