Connect with Us

Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina, çfarë duhet të bëjë SHBA

Blog

Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina, çfarë duhet të bëjë SHBA

Publikuar

-

Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”

Në samitin e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, Brukseli deklaroi se “e ardhmja e Ballkanit, është brenda Bashkimit Evropian”. Por sot, kjo e ardhme duket shumë e largët. Dhe vetoja e fundit e presidentit francez Emanuel Makron, kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e ka vënë në dyshim ekzistencën e saj.

Vendimi i tij, ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda afatgjata për Ballkanin Perëndimor dhevetë BE-në. Përveçse nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë pa humbur kohë. Vetoja e Makronit, e prishi kushtëzimin që mbante nën kontroll Ballkanin:që Brukseli do të shpërblente vendet, që ndërmerrnin reforma të vështira në funksion të anëtarësimit të ardhshëm në union.

Ndërsa procesi është futur në qorrsokak, reformatorët e rajonit janë dekurajuar, besueshmëria e tyre në vendet e tyre është dobësuar, dhe shanset e tyre elektorale janë zbehur. Zaev, që drejtoi qeverinë më të orientuar ndaj reformave në rajon, mund të jetë i pari që paguan çmimin e obstruksionizmit të Makron.

Por, lista më e gjerë e ”viktimave” dhe “përfituesve” të mundshëm të ndërhyrjes së Francës, nxjerr në pah dy fakte të thjeshta:Ballkani Perëndimor nuk një rajon i dorë së dytë, përkundrazi ai është thelbësor për ekuilibrin e pushtetit në Evropë.

Dhe ky rajon nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërsa BE-ja i ka kthyer shpinën. Parisi nuk ka minuar vetëm përpjekjet e reformatorëve dhe demokratëve të vërtetë në të gjithë rajonin. Ai ka mbjellë “farat” e destabilitetit, dhe i ka inkurajuar rivalët kryesorë gjeopolitikë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

Teksa është zbehur entuziazmi i BE për zgjerimin, Rusia dhe Kina kanë qenë shumë të etura ta mbushin boshllëkun në investime dhe ndikim. Pavarësisht se është shumë më përpara në bisedimet me BE-në, Serbia është tashmë destinacioni kryesor i investimeve kineze në Evropën Lindore.

Në Bosnje, Kina është investuesja më e madhe e pasluftës, me planin për ndërtimin e një centrali me qymyr në qytetin e Tuzlës, edhe pse projekti ka ngritur shqetësime serioze mjedisore, shëndetësore dhe politike në mesin e publikut boshnjak. Në Malin e Zi, kompanitë kineze po ndërtojnë një autostradë që kushton 1.5 miliardë dollarë, duke bërë që borxhi i këtij vendi të rritet në 80 përqind të PBB-së.

Aty ku Kina investon në infrastrukturë, Rusia ushtron ndikim përmes dominimit të sektorit energjitik, dhe përmes lidhjeve të saj kulturore. Financimi rus dhe ai kinez është shpesh tërheqës, pasi ka më pak kërkesa për respektimin e stndarteve të tilla si anti-korrupsioni dhe transparenca.

Javën e kaluar, Serbia nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euraziatik të udhëhequr nga Rusia, megjithë papajtueshmërinë e këtij pakti me kërkesat e anëtarësimit në BE. Kompania ruse e gazit “Gazprom”, sponsorizon klubin e famshëm të Beograd, Crvena Zvezda.

Ndërsa Brukseli tërhiqet nga Ballkani, ndikimi kinez dhe ai rus vetëm sa do të rritet. Me kalimin e kohës, ai mund të jetë mjaftueshëm i fortë për të zhvendosur vendet e rajonit nga themelet e tyre pro-perëndimore, demokratike, si dhe minuar paqen e brishtë.

LEXO EDHE:  SHBA: Qeveria është nën ndikimin e krimit

Dhe kjo nëse nuk ndërhyn SHBA. Pra, Shtetet e Bashkuara kanë shansin të rikthehen në vendin e arritjeve të saj më të mëdha të politikës së jashtme, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në një rajon ku udhëheqja amerikane, është ende gjerësisht popullore, dhe ku vizioni i mbështetur prej kohësh i Uashingtonit për një Evropë “të plotë, të lirë dhe në paqe”, është përqafuar pa dyshime.

Për këtë, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin një seri nismash afatshkurtra dhe afatgjata në mbarë rajonin. Së pari për të stabilizuar situatën e shkaktuar nga vetoja franceze, dhe më pas për të ofruar një vizion imponues dhe të qëndrueshëm amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Prioriteti më emergjent, duhet të jetë sigurimi i vendeve të rajonit, se dera e NATO-s është dhe mbetet e hapur. Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut, duhet të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës  që në samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti.

Kjo nënkupton ndërkohë edhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit për Bosnje Hercegovinën. Ndërkohë, SHBA-ja duhet të përdorë arkitekturën e saj ekzistuese politike në rajon, për të siguruar stabilitet, dhe lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kohët e fundit, Uashingtoni emëroi dy të dërguar të veçantë, të dërguarin për rajonin Metju Palmer, dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenëll.

Grenëll, që mban edhe postin e tij si ambasadori i SHBA në Gjermani, ka një mandat gjithëpërfshirës nga Trump për të mundësuar arritjen e një “marrëveshje të shpejtë” mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo ka ngjallur frikën në rajon, se marrëveshja e “shkëmbimit territorial”, e artikuluar këtë vit nga presidentët e Serbisë dhe Kosovës, mund të jetë sërish në rendin e ditës.

Por kjo nuk mund të ndodhë. Ndarja, e çfarëdolloji qoftë, është një plan që do prodhonte konflikte në rajon. Shtetet e Bashkuara, duhet të punojnë me aleatët e saj evropianë për të siguruar një kornizë alternative, për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Propozimet e fundit për një treg të përbashkët rajonal, dhe integrimin e rajonit në Zonën Ekonomike Evropiane, mund të sigurojnë mënyra alternative të ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe pjesës tjetër të rajonit.

Për të qenë vërtetë efektiv në këtë nismë, çdo përpjekje drejt integrimit ekonomik rajonal, duhet të paraqitet si një punë përgatitore për anëtarësimin eventual në BE, dhe jo si një alternativë. Për ta çimentuar atë, SHBA duhet t’i bëjë presion Parisit, që ta lejojnë BE-në të mbajë premtimet e saj për vendet kandidate.

Nuk ka asgjë për të humbur dhe shumë për të fituar, nga lejimi i çeljes së negociatave të anërësimit me Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E njëjta kornizë duhet të zbatohet pak më vonë për Bosnjen dhe Kosovën. Një zgjerimi i kujdeshëm mund të jetë i nevojshëm. Por braktisja e projektit, siç ka bërë Makron, vetëm sa do ta destabilizojë rajonin, dhe do të dëmtojë interesat e të gjithëve, me përjashtim të kundërshtarëve të Perëndimit./Përshtati në shqip CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

U ul me helikopter ushtarak në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, historia e pazakontë e Robert Preston

Publikuar

-

Nga

* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i helikopterëve ushtarakë, Robert Preston, hyri me makinën e tij në bazën Tipton Filld. Para se dikush ta ndalonte, ai do t’i hipte një helikopteri “Bell UH-1 Iroquois”, duke u nisur në një udhëtim në mes të natës.

“Unë doja të fluturoja. Doja që të ndihesha mirë, pasi më pëlqen të fluturoj”- do të deklarontë më vonë.Dhe nisi të fluturojë. Ai donte të bënte diçka, që nuk e kishte bërë askush më parë:të ulej në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë. Preston e dinte që asnjë pilot nuk mund të ulej aty pa pasur një lejë të veçantë, pa nënshkruar një mori dokumentesh, pa pasur vite trajnimi në fluturim, dhe mbi të gjitha jo nëse nuk je i caktuar të marrësh ose të lësh aty banorin më të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë: presidentin e SHBA-së.

Një fakt të cilin Robert Preston e mësoi shumë shpejt. Para se të mbaronte ajo natë, ai do të qëllohej me armë, do të ndiqej, dhe gati do të rrëzohej bashkë me helikopterin që kishte rrëmbyer. Autoritetet kishin dhënë menjëherë alarmin. Ai vërejti se në lulishten përballë Shtëpisë së Bardhë kishte lëvizje të pazakonta.

Robert Preston po pritej aty poshtë nga dhjetëra agjentë të shërbimit sekret. Problemi që kishte policia ishte nuk e kishte idenë se ku do të shkonte piloti misterioz. Gjithsesi, duke qenë se helikopterët kanë tendencë të fluturojnë në lartësi të ulëta, ishte vetëm çështje kohe përpara se dikush ta vinte re atë.

Branda pak minutash, policia pati disa telefonata nga qytetarët që kishin parë një helikopter ushtarak që fluturonte në kuota të ulëta. Ndërkohë, Robert Preston ishte duke shkuar në Uashington. Në vitin 1974, hapësira ajrore mbi kryeqytetin amerikan patrullohej rreptësisht. Prandaj kur policia vuri re një helikopter të paregjistruar, që fluturonte midis Memorialit të Linkolnit dhe godinës së Kapitolit Hilli, ajo u alarmua.

Në Shtëpinë e Bardhë, agjenti i shërbimit sekret Henri Kulbaski, u njoftua nga policia e Merilendit mbi helikopterin e vjedhur, teksa mori një tjetër raport nga policia e kryeqytetit, mbi një helicopter që po shkonte drejt Shtëpisë së Bardhë.

Kulbaski ishte sërvitur, ashtu si të gjithë agjentët e shërbimit sekret, që të qëllonte ndaj cilitdo mjeti që fluturtonte mbi Shtëpinë  e Bardhë pa lejen e autoriteteve. Por se si dhe kur duhej ta bënte këtë, kjo u lihej në dorë vetë agjenteve. Në pamundësi për të folur në telefon me eprorët e tij, dhe pa dashur të rrezikojë jetën e civilëve të pafajshëm nëse agjentët arrinin të rrëzonin helikopterin, Kulbaski ishte në një dilemë të madhe.

Ndërsa ai po vriste mendjen si të vepronte, Preston zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke qenë shumë pak metra mbi tokë. “Të gjithë agjentët më kishnin rrethuar”- tha më vonë Preston në gjykatë. Pas 10 minutash ai vendosi që “nëse ata nuk do të reagonin, unë do të ikja”. Kur e ngriti sërish helikpoterin, Kulbaski dha urdhrin të qëllohej.

LEXO EDHE:  SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

LEXO EDHE:  Deklarata e Kryeministrit: Rusia do t’i bëjë ballë presionit amerikan

Preston rrezikoi jetën kur helikopteri u qëllua disa here, dhe gati u rrëzua. Pasi e kuptoi seriozitetin e situatës, Preston vendosi që të dorëzohej, por vetëm tek një person: presidenti Riçard Nikson. Kështu, ai u kthye në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë, dhe dëgjoi urdhërat e Kulbaskit për të fikur helikopterin, dhe dalë prej andej me duart lart.

Por kur Preston u përpoq të ulej në lëndinë, shërbimi sekret hapi sërish zjarr, duke hapur disa vrima në anën e helikopterit. Një nga plumbat e plagosi Prestonin në këmbë. Helikopteri gati u rrëzua, por në fund u ul vetëm 35 metra larg dyerve kryesore të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi doli nga helikopteri, Preston u arrestua dhe u mor në pyetje nga shërbimit sekret. Preston kërkoi të bisedonte personalisht me presidentin Nixon. Por mësoi se presidenti dhe gruaja e tij ishin jashtë qytetit. Ndaj e gjithë shfaqja e Robert Prestonit, nuk vlejti për asgjë.

Gjyqi ndaj tij dhe helikopteri i dëmtuar nga plumbat, e bënë një sensacion turistik brenda natës. Preston u akuzua për hyrje të paligjshme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, një kundërvajtje që dënohej me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 100 dollarësh.

Por ai iu dorëzua zyrtarëve ushtarakë, në këmbim të heqjes së akuzave. Në fund, gjykata ushtarake e dënoi me 2 muaj burg, dhe e shkarkoi nga radhët e saj. Sot, Robert Preston mbetet i vetmi person që arriti të depërtojë në hapësirën ajrore të Shtëpisë së Bardhë, dhe që jeton për ta treguar historinë e pazakontë./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Meksikë, fëmijët armatosen për të mbrojtur familjet e tyre nga kartelet e drogës

Publikuar

-

Nga

Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”

* Rekrutët që i fshehin fytyrat e tyre pas shamive janë fëmijë, nga mosha 6 deri në 15-vjeç.

Ata që janë më të mëdhenj se 12-vjeç, janë të pajisur me armë që duken më shumë si pushkë të vjetra, sesa si armë moderne. Më të rinjtë, mbajnë në duart shkopinj.

Në një video që u vë virale në Meksikë në fund të muajit të shkuar, një grup fëmijësh stërvitet në një rrugë në një fshat malor. Ata kanë veshur sandale, atlete dhe pantallona të grisura. Në sfond, dikush jep komandën:”Shtrihuni! Armët gati!”.

Fëmijët janë anëtarët më të rinj të “Policia Comunitaria”, forcës policore të indigjenëve të Nahuas në shtetin meksikan të Guerreros. Ky “department” policie i vetëorganizuar, është një institucion 10-vjeçar, bazuar në traditat zakonore të indigjenëve, dhe synon të garantojë sigurinë e fshatrave të zonës.

Por tani Nahua po detyrohet të përfshijë edhe fëmijët e tyre në forcën e policisë. Njeriu që u jep komandat është Bernardino Sançez Luna, kryetar i kësaj force policore. Kur u pyet në telefon pse po armatos fëmijët, ai përgjigjet:”Të gjithë duhet të japin ndihmën e ture:burra, gra dhe fëmijë. Përndryshe, s’do të jemi në gjendje të kontrollojmë kërcënimin që na vjen nga kriminelët”. Sançez flet pastaj për masakrat ndaj banorëve të zonës, për bllokimet e rrugëve, kërcënimet e përditshme në telefon nga trafikantët, dhe për paratë që i paguhen për mbrojtje kartelit vendas të drogës, Los Ardillos.

“Për më tepër, ata kanë filluar të rrëmbejnë fëmijët tanë, për t’i detyruar t’i bashkohen kartelit”- thotë ai. Fëmijët-policë të Guerreros, nxjerrin në pah 2 zhvillime të rrezikshme në peizazhin kompleks të dhunës në Meksikë. Nga njëra anë, për shkak se shteti ose mungon në rajone të caktuara, ose është aleat me mafian, gjithnjë e më shumë rajone po kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nga ana tjetër, një numër në rritje fëmijësh po tërhiqen në konflikt. Kjo pjesërisht pasi kartelet e drogës kanë nevojë të vazhdueshme për më shumë luftëtarë, dhe për punëtorë në laboratorët e drogës, të cilët priren t’i rekrutojnë me forcë nga brezi i ri. Dhe fshatrat indigjenë, janë më të pambrojturat ndaj kësaj dhune.

Vendimi për të armatosur fëmijët, u nxit nga vrasja me e fundit e 10 muzikantëve indigjenë në mesin e janarit, që mendohet se ranë në pritën e Los Ardillos. “Futja e fëmijëve në këtë forcë policore, është një klithmë e dëshpëruar për ndihmë”- thotë Abel Barrera nga “Tlachinollan”, një organizatë për të drejtat e njeriut në Guerrero.

“Të braktisur nga shteti, indigjenët janë të pambrojtur kundër mafies”- thekson ai. Për Barrarën, ky problem është përkeqësuar vitet e fundit. Guerrero i ndodhur buzë Oqeanit Paqësor është i njohur për resortet turistike në Akapulko. Megjithatë, ai është një nga 3 shtetet më të varfra të Meksikës, dhe një nga rajonet më të prekura nga krimi i organizuar.

LEXO EDHE:  SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

LEXO EDHE:  SHBA: Qeveria është nën ndikimin e krimit

Në malet e Guerreros, banojnë kryesisht indigjenët, por kokaina që transportohet nga Amerika e Jugut drejt SHBA-së, kalon pikërisht aty. Ndërkohë kartelet e drogës, kanë mbjellë lulekuqe për prodhimin e opiumit dhe heroinës. Meksika, është prodhuesja e dytë më e madhe e opiumit në botë.

Vitin e kaluar, në këtë vend u vranë 35.588 njerëz, numri më i lartë i 20 viteve të fundit.

Organizata kriminale si Karteli i Sinaloas, i drejtuar deri vonë nga bosi Hoakin “El Chapo” Guzman, që ndodhet aktualisht i burgosur në SHBA, apo karteli veçanërisht brutal Jalisco Nueva Generación (CJNG), veprojnë si një shtet brenda shtetit në shumë pjesë të vendit.

Po kështu ndodh edhe në Guerrero. Këto kartele të mëdha, si dhe grupe më të vogla kriminale, rreth 200 në të gjithë vendin, po detyrojnë një numër në rritje fëmijësh dhe të rinjsh që t’u bashkohen atyre. “Paralelisht me rritjen e numrit të anëtarëve të Gardës së re Kombëtare nga presidenti Andres Obrador, krimi i organizuar po armatos veten”- shprehet Huan García, drejtori i grupit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve REDIM.

Një studim i vitit 2015 nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR), zbuloi se 30.000 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 18-vjeçare “bashkëpunojnë në mënyrë aktive me krimin e organizuar” në rajone të ndryshme të Meksikës. Ata shërbejnë si vëzhgues, korrierë, apo edhe punëtorë në fushat me opium të karteleve.

Kur rriten, angazhohen në krime të rënda, si mbledhja e gjobave për mbrojtjen, rrëmbimin e personave, apo edhe kryerjen e vrasjeve me pagesë. Dhe gjetja e rekurtëve të rinj është e lehtë. Sipas statistikave zyrtare, 7 milionë fëmijë në Meksikë nuk shkojnë në shkollë ose janë të papunë. Sipas drejtorit të REDIM, ata shërbejnë si një burim ideal rekrutimi për krimin e organizuar.

“Më shumë se 3 fëmijë vriten çdo ditë në Meksikë. Që nga viti 2000, 21.000 vajza dhe djem janë vrarë, dhe 7.000 të tjerë konsiderohen të zhdukur”- thotë Garcia. Çfarë mund të bëhet për këtë situatë? Garsia thotë se nga 25 projektet e klasifikuara si prioritare nga presidenti Obrador, asnjëra nuk adreson gjendjen e fëmijëve të Meksikës.

Rrjeti i të drejtave të fëmijëve, ka publikuar një “Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Mbikëqyrjen e Dhunës së Armatosur kundër Fëmijëve dhe Rinisë”, që bën thirrje për konsultim me ekspertët ndërkombëtarë, dhe për bashkëpunim me shoqërinë civile. Garsia thotë se strategjia ka shkuar deri tek zyra e pridentit. Por deri tani, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon multikulturalizmi në qytetet evropiane

Publikuar

-

Nga

Nga Licia Cianetti “The Conversation”

* Gjatë dekadës së shkuar, ideja se multikulturalizmi është një eksperiment social i dështuar, ishte e përhapur në të gjithë Evropën. Miratimi i politikave mbi emigrantët dhe njerëzit me prejardhje emigrante, duket se sugjeron se “momenti multikulturor” – nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë – ka marrë realisht fund.

Nën këtë mjedis, shumë ekspertë janë duke kërkuar për qytete me ide të freskëta, se si të ndërtojnë një shoqëri multikulturore dhe më gjithëpërfshirëse. Sipas rrjetit të Eurocities, “e ardhmja e Evropës varet nga qytetet e saj”. Por hulumtimi im tregon se aftësia e qyteteve për të nxitur përfshirjen etnike dhe racore, po kufizohet nga masat shtrënguese, dhe nga besimi se të parët vijnë kulturat dhe njerëzit “vendas”.

Pritshmëria që qytetet e kanë përgjigjen se si të nxitin diversitetin, vjen nga ideja se ato janë vendet natyrale për kreativitet dhe takime midis kulturave. Por kjo anashkalon pabarazinë, dhe ndarjen që vërehet gjithashtu në qytete. Gjithsesi, shumë qytete duket se e kanë kuptuar idenë e potencialit të tyre progresist.

Rrjeti Eurocities po kremton 100 ditët e para të Komisionit të ri Evropian me shembuj të qyteteve që mund ta frymëzojnë BE-në, përmes mënyrave të tyre inovative për të adresuar “sfidat evropiane”. Këto përfshijnë qasjen gjithëpërfshirëse të kryeqytetit bullgar, Sofje, për ofrimin e shërbimeve për të ardhurit; Inkubatorin e Biznesit për të Rinjtë në Oslo, që përfshin gjithashtu emigrantët; dhe programin e përfshirjes së romëve në Berlin.

Por a janë realisht qytetet përcaktuese, për një të ardhme më gjithëpërfshirëse? Hulumtimi im mbi qytetet multikulturore tregon se idetë mbi përfshirjen etnike, racore dhe fetare, kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Dhe këtu kanë ndikuar masat shtrënguese.

Buxhetet e këshillave locale, janë zvogëluar me urdhër të qeverive qendrore. Në të njëjtën kohë, më shumë politika sociale, po u kalohen në varësi administratave lokale. Me numrin e njerëzve në rrezik për të qenë në pragun e varfërisë, që është rritur dy herë më shumë në qytete sesa në zona të tjera, qytetet e kanë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre.

Një problem shtesë është rritja e lëvizjes nativiste. Ajo kërkon që politikëbërësit t’u japin përparësi nevojave të qytetarëve “vendas”: kujtoni lëvizjen “punë britanike për punëtorët britanikë” ose “prima gli italiani” (italianët të parët).

LEXO EDHE:  SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

LEXO EDHE:  Deklarata e Kryeministrit: Rusia do t’i bëjë ballë presionit amerikan

Ky kombinim i masave shtrënguese dhe nativizmit, i vë nën presion qytetet që angazhohen të promovojnë përfshirjen etnike dhe racore. Ato duhet ta bëjnë këtë me buxhete të zvogëluara, dhe përballë armiqësisë në rritje ndaj shpenzimit të burimeve të kufizuara për “jo-vendasit”.

Një vend ku mund të shihen ndryshime në qasjen e qyteteve ndaj multikulturalizmit, janë dokumentet e prodhuara nga rrjetet transnacionale, ku qytetet bëhen bashkë për të shkëmbyer praktikat më të mira, dhe për të dalë me axhenda të përbashkëta.

Këto përfshijnë Rrjetin Eurocities, ose Programin e Qyteteve Ndërkulturore të Këshillit të Evropës. Këto kohë, kanë ndodhur 2 ndryshime kryesore. Së pari, rrjetet po promovojnë gjithnjë e më shumë politika që synojnë individët sesa grupet. Këtu përfshihen programe të tilla si trajnimet për punësim, apo ato që synojnë përmirësimin e aftësive dhe shanseve të individëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Njëkohësisht, rrjetet po promovojnë mënyrën se si qytetet po gjejnë zgjidhje pragmatike për çështjet më të ngarkuara politike. Ato përhapin praktikat më të mira mbi sheshimin e ndarjeve kulturore me projekte – si festivalet apo grupet teatrale – që promovojnë kontaktin midis kulturave dhe përmirësojnë “kohezionin e komunitetit”.

Ose projekte që adresojnë varfërinë midis emigrantëve, duke i ndihmuar ata të hyjnë në tregun e punës, ose të hapin një biznes. Kjo qasje është gjithashtu një përgjigje ndaj masave shtrënguese. Ndërkohë, përpjekjet e disa qyteteve në Evropë dhe më gjerë për të kundërshtuar ligjet anti-migrantëve, dhe për të sfiduar masat shtrënguese, japin shpresë se gjërat do të jenë më mirë. Për shembull, kryetarët e bashkive në Itali nuk pranuan të zbatonin një dekret qeveritar, që kufizonte të drejtat e migrantëve.

Por prirjet e përmendura më lart, duhet të na bëjnë gjithashtu të jemi kujdesshëm. Qeveritë lokale të qyteteve, po miratojnë politika më të hapura ndaj emigrantëve, nën presionin e fortë për të punuar me më pak burime, dhe për ta bërë atë në mënyra që nuk provokojnë një reagim të “vendasve”. Dhe kjo gjë zvogëlon opsionet e tyre politike. Qytetet mund të jenë vërtetë në gjendje të krijojnë një të ardhme më gjithëpërfshirëse, por ato po përballen me një sfidë të madhe në këtë drejtim./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE